< Jobi 19 >

1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
约伯回答说:
2 “Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?
你们搅扰我的心, 用言语压碎我要到几时呢?
3 U bënë dhjetë herë që më përqeshni dhe nuk keni turp që më fyeni.
你们这十次羞辱我; 你们苦待我也不以为耻。
4 Edhe sikur të ishte e vërtetë që kam gabuar, gabimi im më përket vetëm mua.
果真我有错, 这错乃是在我。
5 Por në rast se doni pikërisht të bëheni kryelartë me mua duke më qortuar për objektin e turpit tim,
你们果然要向我夸大, 以我的羞辱为证指责我,
6 mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij.
就该知道是 神倾覆我, 用网罗围绕我。
7 Ja, unë bërtas: “Dhunë!”, por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!
我因委曲呼叫,却不蒙应允; 我呼求,却不得公断。
8 Më ka prerë rrugën dhe kështu nuk mund të kaloj; përhapi terrin në rrugën time.
神用篱笆拦住我的道路,使我不得经过; 又使我的路径黑暗。
9 Më ka zhveshur nga nderi im dhe më ka hequr nga koka kurorën.
他剥去我的荣光, 摘去我头上的冠冕。
10 Më ka shkatërruar nga të gjitha anët dhe unë po shkoj; e ka shkulur si një dru shpresën time.
他在四围攻击我,我便归于死亡, 将我的指望如树拔出来。
11 Zemërimi i tij kundër meje është, ndezur dhe më konsideron si armik të tij.
他的忿怒向我发作, 以我为敌人。
12 Ushtarët e tij kanë ardhur të gjithë së bashku dhe kanë ndërtuar rrugën e tyre kundër meje; kanë ngritur kampin e tyre rreth çadrës sime.
他的军旅一齐上来, 修筑战路攻击我, 在我帐棚的四围安营。
13 Ai ka larguar nga unë vëllezërit e mi, dhe të njohurit e mi janë bërë plotësisht të huaj me mua.
他把我的弟兄隔在远处, 使我所认识的全然与我生疏。
14 Farefisi im më ka braktisur dhe miqtë e mi të ngushtë më kanë harruar.
我的亲戚与我断绝; 我的密友都忘记我。
15 Shërbëtorët dhe shërbëtoret e mi më trajtojnë si një njeri të huaj, në sytë e tyre jam një i huaj.
在我家寄居的, 和我的使女都以我为外人; 我在他们眼中看为外邦人。
16 Thërras shërbëtorin tim, por ai nuk përgjigjet; duhet t’i lutem me gojën time.
我呼唤仆人, 虽用口求他,他还是不回答。
17 Fryma ime është e neveritshme për gruan time, dhe jam i neveritshëm edhe për fëmijët e barkut tim.
我口的气味,我妻子厌恶; 我的恳求,我同胞也憎嫌。
18 Edhe fëmijët më përçmojnë; në rast se provoj të ngrihem, flasin kundër meje.
连小孩子也藐视我; 我若起来,他们都嘲笑我。
19 Tërë miqtë më të ngushtë kanë lemeri prej meje, edhe ata që doja janë ngritur kundër meje.
我的密友都憎恶我; 我平日所爱的人向我翻脸。
20 Kockat e mia i ngjiten lëkurës sime dhe mishit tim dhe nuk më ka mbetur veç se lëkura e dhëmbëve.
我的皮肉紧贴骨头; 我只剩牙皮逃脱了。
21 Mëshiromëni, mëshiromëni, të paktën ju, miqtë e mi, sepse dora e Perëndisë më ka goditur.
我朋友啊,可怜我!可怜我! 因为 神的手攻击我。
22 Pse më persekutoni si bën Perëndia dhe nuk ngopeni kurrë me mishin tim?
你们为什么仿佛 神逼迫我, 吃我的肉还以为不足呢?
23 Ah sikur fjalët e mia të ishin të shkruara; ah sikur të kishin zënë vend në një libër;
惟愿我的言语现在写上, 都记录在书上;
24 sikur të ishin të gdhendura përjetë mbi një shkëmb me një stil prej hekuri dhe me plumb!
用铁笔镌刻, 用铅灌在磐石上,直存到永远。
25 Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund do të ngrihet mbi tokë.
我知道我的救赎主活着, 末了必站立在地上。
26 Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shoh Perëndinë.
我这皮肉灭绝之后, 我必在肉体之外得见 神。
27 Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër. Po më shkrihet zemra.
我自己要见他, 亲眼要看他,并不像外人。 我的心肠在我里面消灭了!
28 Në rast se thoni: “Pse e persekutojmë?”; kur rrënja e këtyre të këqijave ndodhet tek unë,
你们若说:我们逼迫他要何等地重呢? 惹事的根乃在乎他;
29 ju druani për veten tuaj shpatën, sepse zemërimi sjell ndëshkimin e shpatës, me qëllim që të dini që ekziston një gjykim”.
你们就当惧怕刀剑; 因为忿怒惹动刀剑的刑罚, 使你们知道有报应。

< Jobi 19 >