Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 88 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/88 1) O Zot, Perëndi i shpëtimit tim, unë bërtas ditë e natë para teje. 2) Arriftë deri te ti lutja ime, vëri veshin britmës time, 3) sepse shpirti im është ngopur me të keqen, dhe jeta ime ka arritur deri në Sheol. (Sheol h7585) 4) Tanimë përfshihem ndër ata që do të zbresin në gropë, jam si një njeri që nuk ka më forcë. 5) Jam braktisur midis të vdekurve ashtu si të vrarët që janë në varr, të cilët ti nuk i mban mend dhe që janë prerë e janë larguar nga dora jote. 6) Ti më ke shtënë në gropën më të thellë, në vënde të errëta, në humnerat. 7) Mbi mua ka shpërthyer zemërimi yt, dhe ti më ke marrë me vete megjithë valët tua. (Sela) 8) Ti më ke lënë pa miqtë e mi; më ke bërë për ta një objekt të neveritshëm; jam mbyllur dhe nuk mund të dal. 9) Syri im venitet nga dhembja; të kërkoj çdo ditë, o Zot, dhe i zgjat drejt teje duart e mia. 10) A do të bësh vallë mrekulli për të vdekurit? A do të ringjallen të vdekurit për të të lëvduar? (Sela) 11) A do të kremtohet mirësia jote në varr dhe besnikëria jote në vendin e shkatërrimit? 12) A do të njihen mrekullitë e tua në terr dhe drejtësia jote mbi tokën e harresës? 13) Por unë të këlthas ty, o Zot, dhe lutja ime të drejtohet në mëngjes. 14) Pse më refuzon, o Zot, pse më fsheh fytyrën tënde? 15) Kam qenë i pikëlluar dhe duke vdekur qysh në rini; kam vuajtur nga tmerret e tua dhe e kam humbur. 16) Mbi mua ka kaluar zemërimi yt i zjarrtë; tmerret e tua më kanë asgjesuar, 17) më kanë rrethuar si ujërat gjatë gjithë ditës dhe të gjitha së bashku më kanë mbytur. 18) Ke larguar nga unë miqtë dhe të njohurit e mi; miku im më i ngushtë është errësira. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!