Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 49 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/49 1) Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, 2) qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. 3) Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. 4) Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. 5) Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, 6) ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? 7) Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, 8) sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, 9) për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën. 10) Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre. 11) Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre. 12) Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë. 13) Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela) 14) Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t’i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. (Sheol h7585) 15) Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) (Sheol h7585) 16) Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet, 17) sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij. 18) Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh), 19) ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën. 20) Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!