Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Proverbs Chapter 19 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Proverbs/19 1) Éshtë më i mirë një i varfër që ecën në ndershmërinë e tij se sa ndonjë që është i çoroditur nga buzët dhe që është budalla. 2) Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë. 3) Budallallëku i njeriut e bën rrugën e tij të rrëshqitshme dhe zemra e tij pezmatohet kundër Zotit. 4) Pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh, por i varfëri ndahet nga vet miku i tij. 5) Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar dhe ai që thotë gënjeshtra nuk do të ketë shpëtim. 6) Të shumtë janë ata që kërkojnë favorin e princit dhe të gjithë janë miq të atij që bën dhurata. 7) Të gjithë vëllezërit e të varfërit e urrejnë atë, aq më tepër largohen prej tij miqtë e vet. Ai mund t’u shkojë pas me fjalë, por ata nuk gjenden më. 8) Kush fiton mënçuri do vetë jetën e tij dhe ai që mbetet i matur do të gjejë të mirën. 9) Dëshmitari i rremë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, dhe ai që thotë gënjeshtra do të humbasë. 10) Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait, dhe aq më pak një shërbëtori të sundojë mbi princat. 11) Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t’i kapërcejë fyerjet. 12) Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, por favori i tij është si vesa mbi bar. 13) Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme. 14) Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti. 15) Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria. 16) Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur. 17) Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t’ia kthejë ato që i ka dhënë. 18) Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty deri sa të shkaktosh vdekjen e tij. 19) Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë. 20) Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua. 21) Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar. 22) Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar. 23) Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe. 24) Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë. 25) Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri. 26) Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënen e tij, është një faqenxirë dhe me turp. 27) Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë. 28) Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë. 29) Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!