Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Luke Chapter 3 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Luke/3 1) Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës, 2) nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë. 3) Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve, 4) ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: “Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij! 5) Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen 6) dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë”. 7) Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: “Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t’i arratiseni zemërimit që po vjen? 8) Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: “Ne kemi Abrahamin për Atë”, sepse unë po ju them se Perëndia mund t’i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë. 9) Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr”. 10) Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: “Dhe ne, pra, ç’të bëjmë?”. 11) Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: “Ai që ka dy tunika le t’i ndajë me atë që s’ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu”. 12) Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: “Mësues, ç’duhet të bëjmë?”. 13) Dhe ai u tha atyre: “Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar”. 14) Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: “Dhe ne, ç’duhet të bëjmë?”. Dhe ai u tha atyre: “Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!”. 15) Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë. 16) Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: “Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t’ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t’ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr. 17) Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet”. 18) Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera. 19) Por Herodi, tetraku, mbasi u qortua prej tij për shkak të Herodiadës, gruas së vëllait të tij Filipit, dhe për të gjitha mbrapshtitë që ai kishte kryer, 20) U shtoi të gjitha të tjerave edhe këtë, domethënë e futi Gjonin në burg. 21) Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap 22) dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: “Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!”. 23) Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit; 24) bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit; 25) bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait; 26) bir i Maathit, bir i Matathias, bir i Semeit, bir i Jozefit, bir i Judës; 27) bir i Joannas, bir i Resas, bir i Zorobabelit, bir i Salatielit, bir i Nerit; 28) bir i Melkit, bir i Adit, bir i Kosamit, bir i Elmodamit, bir i Erit; 29) bir i Joseut, bir i Eliezerit, bir i Iorimit, bir i Mathatit, bir i Levit; 30) bir i Simeonit, bir i Judës, bir i Jozefit, bir i Jonanit, bir i Eliakimit; 31) bir i Meleas, bir i Menas, bir i Matathas, bir i Natanit, bir i Davidit; 32) bir i Jeseut, bir i Obedit, bir i Boozit, bir i Salmonit, bir i Naasonit; 33) bir i Aminadabit, bir i Aramit, bir i Esromit, bir i Faresit, bir i Judës; 34) bir i Jakobit, bir i Isakut, bir i Abrahamit, bir i Tares, bir i Nakorit; 35) bir i Serukut, bir i Ragaut, bir i Pelekut, bir i Eberit, bir i Selës; 36) bir i Kainanit, bir i Arfaksadit, bir i Semit, bir i Noeut, bir i Lamekut; 37) bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit; 38) bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!