Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Joshua Chapter 12 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Joshua/12 1) Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor; 2) Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit; 3) dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut. 4) Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej, 5) dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit. 6) Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit. 7) Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu 8) në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve; 9) mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një; 10) mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një; 11) mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një; 12) mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një; 13) mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një; 14) mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një; 15) mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një; 16) mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një; 17) mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një; 18) mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një; 19) mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një; 20) mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një; 21) mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një; 22) mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një; 23) mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një; 24) mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!