Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Job Chapter 4 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Job/4 1) Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha: 2) “A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t’i ndalë fjalët? 3) Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura; 4) fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen. 5) Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare. 6) Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote? 7) Mbaje mend: cili i pafajmë është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm? 8) Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre. 9) Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata. 10) Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer. 11) Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen. 12) Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj. 13) Midis mendimeve të vizioneve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit, 14) më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia. 15) Një frymë më kaloi përpara, dhe m’u ngritën përpjetë qimet e trupit. 16) Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte: 17) “A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij? 18) Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij; 19) aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë. 20) Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re. 21) Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri””. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!