Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Job Chapter 38 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Job/38 1) Atëherë Zoti iu përgjigj Jobit në mes të furtunës dhe i tha: 2) “Kush është ai që e errëson planin tim me fjalë që nuk kanë kuptim? 3) Mirë, pra, ngjishe brezin si një trim; unë do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh. 4) Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi. 5) Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? 6) Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes, 7) kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi? 8) Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës, 9) kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena? 10) Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta, 11) dhe thashë: “Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!”? 12) Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit, 13) që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij? 14) Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje. 15) Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet. 16) A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës? 17) Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes? 18) A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto! 19) Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij, 20) që ti të mund t’i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij? 21) Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh. 22) Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit 23) që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës? 24) Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë? 25) Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve, 26) që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri, 27) për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari? 28) Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës? 29) Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit? 30) Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin. 31) A mund t’i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo të zgjidhësh vargjet e Orionit? 32) A i bën ti të duken yllësitë në kohën e tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj? 33) A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë? 34) A mund ta çosh zërin tënd deri në retë me qëllim që të mbulohesh nga shiu i bollshëm? 35) Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: “Ja ku jam?”. 36) Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim zemrës? 37) Kush numëron retë me anë të diturisë, dhe kush derdh shakujt e qiellit 38) kur pluhuri shkrihet në një masë dhe plisat bashkohen midis tyre? 39) A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit, 40) kur struken në strofkat e tyre apo rrinë në pritë në strukën e tyre? 41) Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtë e tij i thërrasin Perëndisë dhe enden pa ushqim? Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!