Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Job Chapter 30 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Job/30 1) “Tani përkundrazi më të rinjtë se unë më përqeshin, ata që etërit e tyre nuk do të kishin pranuar t’i vija midis qenve të kopesë sime. 2) Fundja, për çfarë do të më shërbente forca e duarve të tyre? Fuqia e tyre është shkatërruar. 3) Të sfilitur nga mizerja dhe nga uria, ikin natën në shketëtirën e shkretuar dhe shterpë, 4) duke shkulur bar të hidhur pranë gëmushave dhe rrënjë gjineshtre për ushqimin e tyre. 5) Janë përzënë nga mjediset prej njerëzve që ulërijnë prapa tyre si të ishin vjedhës. 6) Janë të detyruar të jetojnë në skërkat e luginave, në shpellat e tokës dhe midis shkëmbinjve; 7) ulërijnë midis kaçubeve dhe shtrëngohen bashkë nën ferrishtat; 8) njerëz budallenj, po, njerëz pa vlerë, të dëbuar nga vendi i tyre. 9) Tani jam bërë kënga e tyre e talljes, po, jam bërë gazi i tyre. 10) Kanë tmerr nga unë, rrinë larg meje dhe nuk ngurrojnë të më pështyjnë në fytyrë. 11) Meqenëse Perëndia ka lëshuar disi litarin e çadrës sime dhe më ka poshtëruar, ata kanë thyer çdo fre para meje. 12) Këta zuzarë çohen në të djathtën time, i shtyjnë larg këmbët e mia dhe përgatitin kundër meje rrugët që të më shkatërrojnë. 13) Prishin rrugën time, keqësojnë fatkeqësinë time, megjithëse askush nuk i ndihmon. 14) Afrohen si nëpërmjet një të çare të madhe, sulen kundër meje si një stuhi. 15) Më sulmojnë tmerre; gjuajnë nderin tim si era, dhe begatia ime zhdavaritet si një re. 16) Unë shkrihem përbrenda, dhe ditët e hidhërimit më kanë pushtuar. 17) Natën ndjej sikur më shpojnë kockat, dhe dhembjet më brejnë pa pushim. 18) Nga dhuna e madhe rrobat e mia deformohen, më shtrëngojnë përreth si jaka e mantelit tim. 19) Ai më ka hedhur në baltë dhe jam bërë si pluhuri dhe hiri, 20) Unë të bërtas ty, dhe ti nuk më përgjigjesh; të rri përpara, por ti rri duke më shikuar. 21) Je bërë mizor me mua; më përndjek me fuqinë e dorës sate. 22) Më ngre lart mbi erën, bën që të eci kaluar mbi të dhe më zhduk në stuhi. 23) E di në të vërtetë që ti më çon në vdekje, në shtëpinë ku mblidhen gjithë të gjallët. 24) me siguri nuk do ta shtrijë dorën e tij te varri, megjithëse në fatkeqësinë e tij bërtet për të kërkuar ndihmë. 25) A nuk kam qarë vallë për atë që ishte në fatkeqësi, dhe a nuk jam hidhëruar për të varfrin? 26) Kur prisja të mirën, erdhi e keqja; kur prisja dritën, erdhi errësira. 27) Zorrët e mia ziejnë pa pushim, kanë ardhur për mua ditë vuajtjesh. 28) Shkoj rreth e qark i nxirë, krejt, por jo nga dielli; ngrihem në kuvend dhe bërtas për të kërkuar ndihmë. 29) Jam bërë vëlla me çakallin dhe shok me strucin. 30) Lëkura ime që më mbulon është nxirë dhe kockat e mia digjen nga nxehtësia. 31) Qestja ime shërben vetëm për vajtime dhe flauti im për tinguj vajtues. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!