Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Job Chapter 23 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Job/23 1) Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha: 2) “Edhe sot vajtimi im është i dhimbshëm; dora ime është e dobët për shkak të rënkimit tim. 3) Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij! 4) Do ta parashtroja çështjen time para tij, do ta mbushja gojën time me argumente. 5) Do të dija fjalët me të cilat do të më përgjigjej, dhe do të kuptoja atë që kishte për të më thënë. 6) A do të më kundërshtonte me forcë të madhe? Jo, përkundrazi do të më kushtonte vëmendje. 7) Atje njeriu i drejtë do të mund të diskutonte me të, kështu gjyqtari im do të më shpallte të pafajshëm përjetë. 8) Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh; 9) vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj. 10) Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari. 11) Këmba ime ka ndjekur me përpikmëri gjurmët e tij, i jam përmbajtur rrugës së tij pa devijuar; 12) nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit. 13) Por atij nuk i gjendet shoku, kush, pra, mund ta ndryshojë? Atë që do, ai e bën, 14) kështu ai do të realizojë plotësisht atë që ka dekretuar kundër meje, dhe plane të tilla ka mjaft të tjera. 15) Prandaj në prani të tij e ndjej veten të tmerruar; kur e mendoj këtë, ia kam frikën atij. 16) Perëndia ma ligështon zemrën, i Plotfuqishmi më tmerron. 17) Sepse nuk u asgjësova përpara territ; dhe ai nuk e fshehu terrin e dendur nga fytyra ime”. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!