Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Hosea Chapter 1 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Hosea/1 1) Fjala e Zotit që iu drejtua Oseas, birit të Beerit, në ditët e Uziahut, të Jothamit, të Ashazit dhe të Ezekias, mbretit të Judës, në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbret i Izraelit. 2) Kur Zoti filloi t’i flasë Oseas, Zoti i tha atij: “Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti”. 3) Kështu ai shkoi dhe mori për grua Gomeren, bijën e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi një djalë. 4) Atëherë Zoti i tha: “Vëri emrin Jezreel, sepse brenda një kohe të shkurtër unë do të marr hak për gjakun e derdhur në Jezreel mbi shtëpinë e Jehut dhe do t’i jap fund mbretërimit të shtëpisë së Izraelit. 5) Po atë ditë do të ndodhë që unë do të thyej harkun e Izraelit në luginën e Jezreelit”. 6) Ajo u mbars përsëri dhe lindi një vajzë. Atëherë Zoti i tha Oseas: “Vëri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do të kem më mëshirë për shtëpinë e Izraelit, por do t’i heq të gjithë. 7) Përkundrazi do të kem dhembshuri për shtëpinë e Judës dhe do t’i shpëtoj me anë të Zotit, Perëndisë së tyre; nuk do t’i shpëtoj me harkun as me shpatën apo me betejën, as me kuajt ose me kalorësit”. 8) Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi një djalë. 9) Atëherë Zoti i tha Oseas: “Vëri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unë nuk jam Perëndia juaj. 10) Megjithatë numri i bijve të Izraelit do të jetë si rëra e detit, që nuk mund të matet as të llogaritet. Dhe do të ndodhë që në vend që t’u thuhet atyre: “Ju nuk jeni populli im”, do t’u thuhet atyre: “Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë”. 11) Pastaj bijtë e Judës dhe bijtë e Izraelit do të bashkohen tok, do të zgjedhin për veten e tyre një prijës të vetëm dhe do të dalin jashtë vendit të tyre, sepse e madhe do të jetë dita e Jezreelit”. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!