Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Genesis Chapter 37 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Genesis/37 1) Por Jakobi banoi në vendin ku i ati kishte qëndruar, në vendin e Kanaanëve. 2) Këta janë pasardhësit e Jakobit. Jozefi, në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare, kulloste kopenë bashkë me vëllezërit e tij; i riu rrinte me bijën e Bilhahës dhe me bijtë e Zilpahës, që ishin gratë e babait të tij. Por Jozefi i tregoi të atit për namin e keq që përhapej mbi sjelljen e tyre. 3) Por Izraeli e donte Jozefin më tepër se tërë bijtë e tij, sepse ishte biri i pleqërisë së tij; dhe i bëri një rrobe të gjatë deri te këmbët. 4) Por vëllezërit e tij, duke parë që i ati i tyre e donte më tepër nga të gjithë vëllezërit e tjerë, filluan ta urrejnë dhe nuk mund t’i flisnin në mënyrë miqësore. 5) Por Jozefi pa një ëndërr dhe ua tregoi vëllezërve të tij; dhe këta e urryen edhe më tepër. 6) Ai u tha atyre: “Dëgjoni, ju lutem, ëndrrën që pashë. 7) Ne ishim duke lidhur duaj në mes të arës, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qëndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhën dhe u përkulën përpara duajve të mi”. 8) Atëherë vëllezërit e tij i thanë: “A duhet të mbretërosh ti mbi ne, ose do të na sundosh me të vërtetë?”. Dhe e urryen edhe më tepër për shkak të ëndrrave të tij dhe të fjalëve të tij. 9) Ai pa një ëndërr tjetër dhe ua tregoi vëllezërve të tij, duke thënë: “Pashë një ëndërr tjetër! Dhe ja, dielli, hëna dhe njëmbëdhjetë yje përkuleshin para meje”. 10) Dhe ai ia tregoi këtë ëndërr atit të tij dhe vëllezërve të tij; i ati e qortoi dhe i tha: “Ç’kuptim ka ëndrra që ke parë? A do të duhet që pikërisht unë, nëna jote dhe vëllezërit e tu të vijnë e të përkulemi deri në tokë para teje?”. 11) Dhe vëllezërit e tij e kishin zili, por i ati e mbante përbrenda këtë gjë. 12) Ndërkaq vëllezërit e Jozefit kishin vajtur për të kullotur kopenë e atit të tyre në Sikem. 13) Dhe Izraeli i tha Jozefit: “Vëllezërit e tu a nuk janë ndofta duke kullotur kopenë në Sikem? Eja, do të dërgoj tek ata”. Ai u përgjegj: “Ja ku jam”. 14) Izraeli i tha: “Shko të shikosh në se vëllezërit e tu janë mirë dhe në se kopeja shkon mirë, dhe kthehu të më japësh përgjigje”. Kështu e nisi në luginën e Hebronit dhe ai arriti në Sikem. 15) Ndërsa ai endej në fushë, një burrë e gjeti dhe e pyeti: “Çfarë kërkon?”. 16) Ai u përgjegj: “Jam duke kërkuar vëllezërit e mi; të lutem më trego se ku ndodhen duke kullotur bagëtinë”. 17) Ai burrë i tha: “Ata kanë ikur së këtejmi, sepse i dëgjova që thonin: “Të shkojmë në Dothan””. Atëherë Jozefi shkoi të kërkojë vëllezërit e tij dhe i gjeti në Dothan. 18) Ata e panë së largu, dhe para se t’u afrohej, komplotuan kundër tij për ta vrarë. 19) Dhe i thanë njëri tjetrit: “Ja ku po vjen ëndërruesi! 20) Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim në një pus; do të themi pastaj që një kafshë e egër e hëngri; kështu do të shohim se ç’përfundim do të kenë ëndërrat e tij”. 21) Rubeni i dëgjoi këto dhe vendosi ta shpëtojë nga duart e tyre, dhe tha: “Nuk do ta vrasim”. 22) Pastaj Rubeni shtoi: “Mos derdhni gjak, por hidheni në këtë pus të shkretëtirës dhe mos e goditni me dorën tuaj”. Thoshte kështu për ta shpëtuar nga duart e tyre dhe për t’ia shpënë të atit. 23) Kur Jozefi arriti pranë vëllezërve të tij, këta e zhveshën nga veshja e tij, nga rrobja e gjatë që i arrinte deri te këmbët; 24) pastaj e kapën dhe e hodhën në pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujë brenda. 25) Pastaj u ulën për të ngrënë; por, duke ngritur sytë, ata panë një karvan Ismaelitësh që vinte nga Galaadi me devetë e tyre të ngarkuara me erëza, balsame dhe mirrë, dhe udhëtonte për t’i çuar në Egjipt. 26) Atëherë Juda u tha vëllezërve të tij: “Ç’dobi do të kemi po të vrasim vëllanë tonë dhe të fshehim gjakun e tij? 27) Ejani, t’ia shesim Ismaelitëve dhe të mos e godasë dora jonë, sepse është vëllai ynë, mishi ynë”. Dhe vëllezërit e tij e dëgjuan. 28) Ndërsa po kalonin ata tregtarë Madianitë, ata e ngritën dhe e nxorën Jozefin jashtë pusit dhe ia shitën Ismaelitëve për njëzet monedha argjendi. Dhe këta e shpunë Jozefin në Egjipt. 29) Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte më në pus. Atëherë ai i çorri rrobat e tij. 30) Pastaj u kthye te vëllezërit e tij dhe tha: “Djali nuk është më; po unë, ku do të shkoj unë?”. 31) Kështu ata muarën rrobën e gjatë të Jozefit, therën një cjap dhe e futën rrobën në gjak. 32) Pastaj e çuan rrobën te babai dhe i thanë: “Kemi gjetur këtë; shiko pak nëse është rrobja e birit tënd”. 33) Dhe ai e njohu dhe tha: “Éshtë rrobja e tim biri, e ka ngrënë ndonjë kafshë e egër; me siguri Jozefin e kanë bërë copë e çikë”. 34) Atëherë Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi një grathore dhe mbajti zi për birin e tij shumë ditë. 35) Dhe të gjithë bijtë dhe të gjitha bijat e tij erdhën për ta ngushëlluar, por ai nuk pranoi të ngushëllohet dhe tha: “Unë do të zbres në Sheol pranë birit tim për të mbajtur zi”. Kështu e qau i ati. (Sheol h7585) 36) Ndërkaq Madianitët e shitën Jozefin në Egjipt dhe ia shitën Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!