< Числа 9 >

1 І Господь промовляв до Мойсея в Сінайській пустині другого року по ви́ході з єгипетського кра́ю, першого місяця, говорячи:
Zoti i foli akoma Moisiut, në shkretëtirën e Sinait, muajin e parë të vitit të dytë që kur kishin dalë nga vendi i Egjiptit, duke i thënë:
2 „І нехай справлять Ізраїлеві сини Па́сху в означений час.
“Bijtë e Izraelit do ta festojnë Pashkën në kohën e caktuar.
3 Чотирнадцятого дня цього місяця надвечір справите її означеного часу його, — за всіма постановами її та за всіма уста́вами її спорядите́ її“.
Do ta kremtoni në kohën e caktuar, ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, në të ngrysur; do ta kremtoni simbas të gjitha statuteve dhe dekreteve të saj”.
4 І Мойсей промовляв до Ізраїлевих синів, щоб справили Па́сху.
Kështu Moisiu u foli bijve të Izraelit me qëllim që të kremtonin Pashkën
5 І справили вони Пасху першого місяця, чотирнадцятого дня місяця на́двечір у Сінайській пустині, — усе, як Господь наказав був Мойсеєві, так зробили Ізраїлеві сини.
ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë në të ngrysur, në shkretëtirën e Sinait; bijtë e Izraelit vepruan simbas urdhrave të dhëna Moisiut nga Zoti.
6 Та були люди, що були нечисті від дотику до тіла померлої люди́ни, і не могли справити Пасху того дня. І прийшли вони того дня до Мойсея й до Аарона,
Por kishte disa njerëz që ishin të papastër sepse kishin prekur trupin e vdekur të një personi dhe nuk mund ta kremtonin Pashkën atë ditë. Por këta njerëz u paraqitën po atë ditë përpara Moisiut dhe Aaronit,
7 та й сказали ті люди до нього: „Ми нечисті через дотик до тіла померлої людини. Чому ми бу́демо позбавлені ласки прине́сти жертву Господню означеного ча́су серед Ізраїлевих синів?“
dhe i thanë Moisiut: “Ne jemi të papastër sepse kemi prekur trupin e vdekur të një personi; pse vallë na pengohet të paraqesim ofertën e Zotit në kohën e duhur, në mes të bijve të Izraelit?”.
8 І сказав до них Мойсей: „Постійте, а я послухаю, що Господь накаже про вас“.
Moisiu iu përgjegj atyre: “Prisni që të dëgjoj çfarë do të urdhërojë Zoti lidhur me ju”.
9 І Господь промовляв до Мойсея, говорячи:
Dhe Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
10 „Промовляй до Ізраїлевих синів, говорячи: Кожен чоловік із вас, або з ваших наща́дків, коли буде нечистий через дотик до мертвого тіла, або буде в далекій дорозі, то й він справить Па́сху для Господа.
“Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Në rast se dikush nga ju ose nga trashëgimtarët tuaj është i papastër për shkak të një trupi të vdekur, apo gjendet larg në udhëtim, do ta kremtojë njëlloj Pashkën për nder Zotit.
11 Місяця другого, чотирна́дцятого дня надвечір спорядять вони її, — з опрісноками та з гірки́м зіллям будуть їсти її.
Do ta kremtojnë ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë në të ngrysur; do të hanë bukë të ndorme dhe barishte të hidhura;
12 Не позоставлять із неї до ра́нку, а костей не зламають у ній, — за повною постановою Пасхи справлять її.
nuk do të lënë asnjë tepricë deri në mëngjes dhe nuk do të thyejnë asnjë kockë. Do ta kremtojnë simbas të gjitha statuteve të Pashkës.
13 А чоловік, який чистий, а в дорозі не є, і стримається споряджа́ти Пасху, то буде винищена душа та з наро́ду її, бо Господньої жертви він не приніс означеного ча́су її. Гріх свій понесе той чоловік!
Por ai që është i pastër dhe nuk është në udhëtim, në rast se nuk e kremton Pashkën, do të shfaroset në mes të popullit të tij, sepse nuk i paraqiti ofertën në kohën e duhur Zotit; ky njeri do të mbajë dënimin e mëkatit të tij.
14 А коли перебуватиме з вами прихо́дько, то справить він Пасху для Господа, — за постановою про Пасху та за уста́вом про неї, так зробить. Постанова одна буде для вас, — і для прихо́дька, і для тубі́льця землі.
Në rast se një i huaj që banon në mes jush kremton Pashkën e Zotit, ai duhet ta bëjë mbas statuteve dhe dekreteve të Pashkës. Ju do të keni një statut të vetëm për të huajin dhe për atë që ka lindur në vend”.
15 А того дня, коли поставлено скинію, хмара покрила скинію над ковче́гом свідо́цтва. А ввечорі було́ над скинією, як подоба огню, аж до ранку.
Por ditën në të cilën tabernakulli u ngrit, reja mbuloi tabernakullin, perden e dëshmisë; dhe që nga mbrëmja deri në mëngjes reja mbi tabernakullin kishte marrë një pamje zjarri.
16 Так за́вжди бувало: удень покривала його та хмара, а вночі — подо́ба огню́.
Kështu ndodhte gjithnjë: reja e mbulonte tabernakullin gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri.
17 І коли підіймалася хмара з-над скинії, то потому руша́ли Ізраїлеві сини, а на тому́ місці, на якому хмара ставала, там таборува́ли Ізраїлеві сини.
Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, bijtë e Izraelit niseshin për rrugë pas kësaj; dhe aty ku ndalej reja, aty bijtë e Izraelit vendosnin kampin e tyre.
18 На Господній наказ рушали Ізраїлеві сини, і на Господній нака́з таборува́ли. Усі ті дні, коли хмара перебувала над скинією, вони таборува́ли.
Me urdhër të Zotit bijtë e Izraelit nisnin ecjen e tyre dhe me urdhër të tij fushonin; rrinin në kampin e tyre aq kohë sa qëndronte reja mbi tabernakull.
19 А коли хмара багато днів позоставалася над скинією, то Ізраїлеві сини виконували Господню сторо́жу, — і не руша́ли.
Kur reja qëndronte për shumë ditë mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit respektonin urdhrin e Zotit dhe nuk lëviznin.
20 І бувало, що хмара була́ над скинією полічені дні, то вони на Господній нака́з таборува́ли, і на Господній наказ руша́ли.
Por në rast se reja ndalej vetëm pak ditë mbi tabernakullin, me urdhër të Zotit ata qëndronin në kampin e tyre dhe me urdhër të Zotit niseshin për rrugë.
21 І бувало, що хмара була від вечора аж до ра́нку, а підіймалася хмара вранці, то рушали вони. Або день і ніч була, і підіймалася хмара, то рушали вони.
Në rast se reja ndalej vetëm nga mbrëmja deri në mëngjes, kur ajo ngrihej në mëngjes, ata niseshin për rrugë; si ditën ashtu dhe natën, kur reja ngrihej, ata viheshin në lëvizje.
22 Або два дні, або місяць, або рік хмара була́ над нею, над скинією, — Ізраїлеві сини таборува́ли, і не рушали, а коли вона підіймалась, — рушали вони.
Në qoftë se reja qëndronte e palëvizshme mbi tabernakullin dy ditë, një muaj apo një vit, bijtë e Izraelit qëndronin në kampin e tyre dhe nuk lëviznin; por kur ajo ngrihej, ata nisnin udhëtimin.
23 На Господній наказ таборува́ли вони, і на Господній наказ рушали вони. Вони виконували Господню сторожу на Господній наказ через Мойсея.
Me urdhër të Zotit fushonin dhe me urdhër të tij viheshin në lëvizje; respektonin urdhrin e Zotit, simbas asaj që ai kishte urdhëruar me anë të Moisiut.

< Числа 9 >