< Повторення Закону 1 >

1 Оце ті слова, що Мойсей говорив був до всьо́го Ізраїля по тім боці Йорда́ну в пустині, на степу́, навпроти Червоного моря, між Параном, і між Тофелем, і Лаваном, і Гецеротом, і Ді-Загавом,
Këto janë fjalët që Moisiu i drejtoi Izraelit matanë Jordanit, në shkretëtirë, në Arabah, përballë Sufit, midis Paranit, Tofelit, Labanit, Hatserothit dhe Zahabit.
2 одина́дцять день дороги від Хориву, дорога до гори Сеїру, аж до Кадеш-Барнеа.
Ka njëmbëdhjetë ditë rrugë nga mali Horeb, duke ndjekur rrugën e malit Seir, deri në Kadesh-Barnea.
3 І сталося сорокового року, одина́дцятого місяця, першого дня місяця говорив Мойсей до Ізраїлевих синів усе, що Господь наказав був йому про них,
Në vitin e dyzetë në muajin e njëmbëdhjetë, ditën e parë të muajit, Moisiu u foli bijve të Izraelit, simbas porosive që i kishte dhënë Zoti,
4 по тому, як забив він Сигона, царя аморейського, що сидів у Хешбоні, і Оґа, царя баша́нського, що сидів в Аштароті в Едреї.
mbas mundjes së Sihonit, mbretit të Amorejve që banonte në Heshbon, dhe të Ogut, mbretit të Bashanit që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej.
5 На тім боці Йорда́ну в моавському кра́ї став Мойсей виясняти Зако́на, говорячи:
Matanë Jordanit, në vendin e Moabit, Moisiu filloi ta shpjegojë këtë ligj, duke thënë:
6 „Господь, Бог наш, промовляв до нас на Хори́ві, говорячи: До́сить вам сидіти на цій горі!
“Zoti, Perëndia ynë, na foli në Horeb dhe na tha: “Ju keni ndenjur mjaft afër këtij mali;
7 Оберніться й рушайте, і йдіть на го́ру амореянина, та до всіх сусідів його на степу́, на горі, і в долині, і на півдні, і на побережжі моря, — до кра́ю ханаанського та до Ливану, аж до Великої Річки, — річки Ефра́ту.
çoni çadrat, vihuni në lëvizje dhe shkoni në drejtim të krahinës malore të Amorejve dhe në drejtim të të gjitha vendeve të afërta me Arabahun, në krahinën malore dhe në ultësirën, në Negev e në bregun e detit, në vendin e Kananejve dhe në Liban, deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit.
8 Ось Я дав вам цей край! Увійдіть, і заволодійте цим кра́єм, що на нього Господь був присяг вашим батькам, — Авраамові, Ісакові та Якову, що дасть його їм та їхньому насінню по них“.
Ja, unë e vura vendin para jush; hyni dhe shtjireni në dorë vendin që Zoti ishte betuar t’ua jepte etërve tuaj, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, atyre dhe pasardhësve të tyre mbas tyre””.
9 І сказав я того ча́су до вас, говорячи: „Не мо́жу я сам носити вас.
“Në atë kohë unë ju fola dhe ju thashë: “Unë nuk mund ta mbaj i vetëm barrën që përfaqësoni ju të tërë.
10 Господь, Бог ваш, розмно́жив вас, і ось ви сьогодні, щодо численности, як зо́рі небесні!
Zoti, Perëndia juaj, ju ka shumuar, dhe ja, sot jeni në numër të madh si yjet e qiellit.
11 Господь, Бог ваших батьків, нехай додасть вам у тисячу раз, і нехай поблагосло́вить вас, як Він говорив вам.
Zoti, Perëndia i etërve tuaj, ju bëftë njëmijë herë më të shumtë, dhe ju bekoftë ashtu si ju ka premtuar!
12 Як я сам понесу тяготу́ вашу, і тяга́р ваш, і ваші супере́чки?
Por si mundem unë, duke qenë i vetëm, të mbaj barrën tuaj, peshën tuaj dhe grindjet tuaja?
13 Візьміть собі му́жів мудрих, і випробуваних, і знаних вашим племенам, і я поставлю їх на чолі́ вас“.
Zgjidhni nga fiset tuaja burra të urtë, me gjykim e me përvojë, dhe unë do t’i bëj prijës tuaj”.
14 І ви відповіли́ мені та й сказали: „Добра та річ, що ти кажеш зробити“.
Dhe ju m’u përgjigjët, duke thënë: “Ajo që ti propozon të bësh është e mirë”.
15 І взяв я голі́в ваших племе́н, мужів мудрих та знаних, і поставив їх го́ловами над вами, — тисячниками, і сотниками, і п'ятдесятниками, і десятниками, та урядниками для ваших племе́н.
Atëherë mora prijësit e fiseve tuaja, njerëz të urtë dhe me përvojë, dhe i caktova si prijës tuaj, prijës të mijërave, të qindrave të pesëdhjetëve, të dhjetrave, dhe oficerë të fiseve tuaja.
16 І наказав я того ча́су вашим су́ддям, говорячи: „Вислухо́вуйте суперечки між вашими братами, і розсуджуйте справедливо між чоловіком та між братом його, та між прихо́дьком його.
Në atë kohë u dhashë këtë urdhër gjykatësve tuaj, duke u thënë: “Dëgjoni dhe gjykoni me drejtësi grindjet midis vëllezërve tuaj, midis një njeriu dhe të vëllait ose të huajit që ndodhet pranë tij.
17 Не будете звертати уваги на обличчя в суді, — як мало́го, так і великого ви́слухаєте, не будете боятися обличчя люди́ни, бо суд — Божий він! А ту справу, що буде занадто тяжка́ для вас, принесете мені, і я вислухаю її“.
Në gjykimet tuaja nuk do të keni konsiderata personale; do të dëgjoni si të madhin ashtu edhe të voglin; nuk do të keni frikë nga asnjeri, sepse gjykimi i përket Perëndisë; çështjen që është shumë e vështirë për ju do të ma paraqisni mua, dhe unë do ta dëgjoj”.
18 I наказав я вам того ча́су про всі ті речі, що ви зробите.
Në atë kohë unë ju urdhërova të gjitha gjërat që duhet të bënit”.
19 І ми рушили з Хори́ву, та й перейшли цю велику й страшну́ пустиню, що бачили ви, дорогою до гори амореянина, як наказав нам Господь, Бог наш, і ми прийшли аж до Кадеш-Барнеа.
“Pastaj u nisëm nga mali i Horebit dhe përshkuam gjithë atë shkretëtirë të madhe dhe të tmerrshme që keni parë, duke u drejtuar nga krahina malore e Amorejve, ashtu si na kishte urdhëruar Zoti, Perëndia ynë, dhe arritëm në Kadesh-Barnea.
20 І сказав я до вас: „Прийшли ви до Аморейської гори, що Господь, Бог наш, дає нам.
Atëherë ju thashë: “Keni arritur në krahinën malore të Amorejve, që Zoti, Perëndia ynë, na jep.
21 Ось, Господь, Бог твій, віддає тобі цей край. Увійди, заволодій, як говорив був тобі Господь, Бог батьків твоїх. Не бійся й не лякайся!“
Ja, Zoti, Perëndia ynë, e ka vënë vendin para teje, ngjitu dhe shtjire në dorë, ashtu si të ka thënë Zoti, Perëndia i etërve të tu; mos ki frikë dhe mos u ligështo”.
22 А ви всі підійшли до мене та й сказали: „Пошлімо мужів перед собою, і нехай вони ви́слідять нам той край, та нехай принесуть нам відо́мість про дорогу, що нею підемо, та про міста́, куди вві́йдемо“.
Atëherë ju, të gjithë ju, u afruat pranë meje dhe më thatë: “Të dërgojmë disa njerëz para nesh që të vëzhgojnë vendin për ne dhe të na tregojnë rrugën nëpër të cilën ne duhet të ngjitemi dhe qytetet në të cilat duhet të hyjmë”.
23 І була́ та річ добра в моїх оча́х, і взяв я у вас дванадцять му́жа, — муж один для пле́мени.
Ky propozim më pëlqeu, kështu mora dymbëdhjetë njerëz nga radhët tuaja, një për çdo fis.
24 І вони відійшли, і зійшли на го́ру, і прийшли аж до долини Ешкол, та й вислідили його, Край.
Dhe ata u nisën, u ngjitën drejt maleve, arritën në luginën e Eshkolit dhe vëzhguan vendin.
25 І взяли вони в свою ру́ку з пло́ду того кра́ю, і прине́сли до нас, і здали́ нам справу, і сказали: „Добрий той край, що Господь, Бог наш, дає нам!“
Morën me vete disa fruta të vendit, na i sollën dhe na paraqitën raportin e tyre, duke thënë: “Vendi që po na jep Zoti, Perëndia ynë, është i mirë””.
26 Та ви не хотіли йти, і були неслухня́ні наказам Господа, Бога вашого.
“Por ju nuk deshët të ngjiteni dhe ngritët krye kundër urdhërit të Zotit, Perëndisë tuaj;
27 І нарікали ви по ваших наметах і говорили: „З не́нависти до нас Господь вивів нас з єгипетського кра́ю, щоб дати нас у руку аморе́янина на ви́гублення нас.
dhe murmuritët në çadrat tuaja dhe thatë: “Zoti na urren, për këtë arsye na nxori nga vendi i Egjiptit për të na dorëzuar në duart e Amorejve dhe për të na shkatërruar.
28 Куди ми пі́демо? Брати́ наші розслабили наше серце, говорячи: Наро́д той більший та вищий від нас, міста великі й умі́цнені аж до неба, і навіть ве́летнів ми бачили там“.
Ku mund të shkojmë? Vëllezërit tonë na pezmatuan zemrën duke na thënë: Éshtë një popull më i madh dhe më shtatlartë se ne; qytetet janë të mëdha dhe të fortifikuara deri në qiell; pamë bile edhe bijtë e Anakimit”.
29 І сказав я до вас: „Не лякайтеся й не бійтеся їх!
Atëherë unë ju thashë: “Mos u trembni dhe mos kini frikë nga ata.
30 Господь, Бог наш, що йде перед вами, Він буде воювати для вас, як зробив був з вами в Єгипті на ваших оча́х,
Zoti, Perëndia juaj, që shkon para jush, do të luftojë ai vetë për ju, ashtu si ka bërë para syve tuaj në Egjipt
31 і в пустині, де ти бачив, що Господь, Бог твій, носив тебе, як носить чоловік сина свого, у всій дорозі, якою ви йшли, аж до вашого прихо́ду до цього місця.
dhe në shkretëtirë, ku ke parë se si Zoti, Perëndia yt, të ka shpënë ashtu si një njeri çon fëmijën e tij, gjatë gjithë rrugës që keni përshkuar deri sa arritët në këtë vend”.
32 Та все таки ви не віруєте в Господа, вашого Бога,
Megjithatë ju nuk patët besim tek Zoti, Perëndia juaj,
33 що йде перед вами в дорозі, щоб вишукати для вас місце на ваше табору́вання, — вночі огнем, щоб ви бачили в дорозі, що бу́дете нею ходити, а хмарою вдень“.
që shkonte në rrugë para jush për t’ju gjetur një vend ku të ngrinit çadrat, me zjarrin e natës dhe me renë e ditës, për t’ju treguar cilën rrugë duhet të ndiqnit.
34 І Господь вислухав голос ваших слів, та й розгнівався, і заприсягнув, говорячи:
“Kështu Zoti dëgjoi fjalët tuaja, u zemërua dhe u betua duke thënë:
35 Поправді кажу́, — ніхто серед цих людей, цього злого покоління, не побачить того доброго кра́ю, що присяг Я дати вашим батькам,
Me siguri, asnjë nga njerëzit e këtij brezi të keq nuk do ta shohë vendin e mirë që jam betuar t’u jap etërve tuaj,
36 окрім Калева, Єфуннеєвого сина, — він побачить його, і йому Я дам той край, по якому ступав він, та синам його, через те, що він виповняв наказа Господнього.
me përjashtim të Kalebit, birit të Jenufehut. Ai do ta shohë; atij dhe bijve të tij do t’u jap tokën që ai ka shkelur, sepse i ka shkuar pas Zotit plotësisht”.
37 Також на мене розгнівався був Господь через вас, говорячи: „І ти не ввійдеш туди!
Edhe kundër meje Zoti u zemërua për fajin tuaj dhe tha: “As ti nuk ke për të hyrë;
38 Ісус, син Нави́нів, що стоїть перед тобою, він уві́йде туди; зміцни його, бо він зробить, що Ізраїль заволодіє ним.
por Jozueu, bir i Nunit, që qëndron para teje, ka për të hyrë; përforcoje, se ai do ta bëjë Izraelin ta zotërojë vendin.
39 А діти ваші, про яких ви сказали: „На здо́бич будуть вони“, та сини ваші, що сьогодні не знають ні добра, ані зла, — вони вві́йдуть туди, і їм дам Я його, і вони заволодіють ним.
Fëmijët tuaj, që ju thatë se do të bëhen pre e armiqve, që sot nuk njohin as të mirën as të keqen, janë ata që do të hyjnë; do t’jua jap atyre vendin dhe ata do ta zotërojnë.
40 А ви йдіть, та й рушайте в пустиню дорогою Червоного моря“.
Ju kthehuni prapa dhe shkoni nga shkretëtira, në drejtim të Detit të Kuq”.
41 А ви відповіли та й сказали мені: „Згрішили ми Господе́ві! Ми ви́йдемо, і будемо воювати, цілком так, як наказав нам Господь, Бог наш“. І припереза́ли ви кожен військо́ву збро́ю свою, і відважилися вийти на го́ру.
Atëherë ju u përgjigjët, duke më thënë: “Kemi mëkatuar kundër Zotit. Ne do të ngjitemi dhe do të luftojmë pikërisht ashtu si ka thënë Zoti, Perëndia ynë”. Dhe secili prej jush ngjeshi armët dhe filloi me guxim të ngjitet në drejtim të krahinës malore.
42 Але Господь до мене сказав: „Скажи їм: Не вийдете, і не будете ви воювати, — бо Я не серед вас, щоб не були ви побиті вашими ворогами“.
Dhe Zoti më tha: “U thuaj atyre: Mos u ngjitni dhe mos luftoni, sepse unë nuk jam midis jush, dhe ju do të mundeni nga armiqtë tuaj”.
43 І промовляв я до вас, та ви не послухали, і були неслухня́ні наказам Господнім. І ви свавільно переступили наказа, і зійшли на го́ру.
Unë jua thashë, por ju nuk më dëgjuat; bile ngritët krye kundër urdhrit të Zotit, u sollët me mendjemadhësi dhe u ngjitët drejt krahinës malore.
44 І вийшов навпере́йми вас аморе́янин, що сидить на тій горі, і гнали вас, як роблять то бджоли, і товкли́ вас в Сеїрі аж до Горми.
Atëherë Amorejtë, që banojnë në këtë krahinë malore, dolën kundër jush, ju ndoqën si bëjnë bletët dhe ju prapsën nga Seiri deri në Hormah.
45 І вернулися ви, і плакали перед Господнім лицем, — та не слухав Господь вашого голосу, і не нахилив Свого вуха до вас.
Pastaj ju u kthyet dhe filluat të qani përpara Zotit; por Zoti nuk mori parasysh ankimet tuaja dhe nuk ju dëgjoi.
46 І сиділи ви в Кадешу багато днів, — стільки днів, скільки там ви сиділи.
Kështu mbetët shumë ditë në Kadesh, gjithë kohën që qëndruat atje”.

< Повторення Закону 1 >