< Числа 18 >

1 І сказав Господь до Аарона: „Ти й сини твої та дім батька твого з тобою понесете на собі гріх щодо святині; і ти, і сини твої з тобою понесете на собі гріх щодо вашого свяще́нства.
Pastaj Zoti i tha Aaronit: “Ti, bijtë e tu, dhe shtëpia e atit tënd bashkë me ty, do të mbani barrën e paudhësive të kryera kundër shenjtërores, dhe ti e bijtë e tu do të mbani barrën e paudhësive të kryera gjatë ushtrimit të priftërisë suaj.
2 А також ти набли́зиш до себе братів своїх, пле́м'я Левіїне, пле́м'я батька свого, і вони злу́чаться з тобою, і будуть прислужувати тобі, а ти й сини твої з тобою будете перед скинією свідоцтва.
Do të afrosh gjithashtu vëllezërit e tu, fisin e Levit, fisin e atit tënd, me qëllim që të bashkohen me ty dhe të të shërbejnë, kur ti dhe bijtë e tu do të jeni para çadrës së dëshmisë.
3 І бу́дуть вони виконувати твою сторо́жу та сторо́жу всієї скинії, — тільки до речей святині та до же́ртівника не приступлять, щоб не повмирали як вони, так і ви.
Ata do të të shërbejnë ty dhe do të kryejnë tërë detyrat e çadrës; por nuk do t’u afrohen orendive të shenjtërores dhe altarit, përndryshe do të vdisni së bashku, ti dhe ata.
4 І злу́чаться вони з тобою, і будуть виконувати сторожу скинії заповіту, для всякої служби в скинії, а чужий не присту́пить до вас.
Ata do të bashkohen me ty dhe do të kryejnë të gjitha detyrat e çadrës së mbledhjes që lidhen me punën në çadër, por asnjë i huaj nuk do t’ju afrohet juve.
5 І будете ви виконувати сторожу святині та сторожу жертівника, щоб не було́ вже гніву на Ізраїлевих синів.
Ju do të kryeni, pra, shërbimin e shenjtërores dhe të altarit, që të mos ketë më zemërim kundër bijve të Izraelit.
6 А Я оце взяв ваших братів Левитів з-посеред Ізраїлевих синів для вас, як дар вони дані Господе́ві, щоб виконувати службу скинії заповіту.
Ja, unë vetë mora vëllezërit tuaj, Levitët, nga mesi i bijve të Izraelit; ata ju janë dhënë dhuratë nga Zoti për të kryer shërbimet e çadrës së mbledhjes.
7 А ти та сини твої з тобою бу́дете допильно́вувати ваше свяще́нство для всякої речі жертівника та для того, що поза заві́сою, і будете робити. Як службу да́ру даю Я свяще́нство вам, а чужий, хто приступить, буде забитий“.
Por ti dhe bijtë e tu do të ushtroni priftërinë tuaj për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me altarin dhe që ndodhen matanë velit; dhe do të kryeni shërbimin tuaj. Unë ju jap priftërinë tuaj si një dhuratë për shërbimin, por i huaji që do të afrohet do të vritet”.
8 І Господь промовляв до Аарона: „Я оце доручив тобі пильнувати за прино́шеннями Моїми. Від усього посвяченого синами Ізраїлевими Я дав частку тобі та для синів твоїх на вічну постано́ву.
Zoti i foli akoma Aaronit, duke i thënë: “Ja, unë të besoj kujdesin e ofertave të mia të larta, të të gjitha gjërave të shenjtëruara të bijve të Izraelit; t’i jap ty dhe bijve të tu si një statut të përjetshëm për shkak të vajosjes suaj.
9 Оце буде тобі з найсвятіших жертов, без огню: кожна їхня хлі́бна жертва, і кожна їхня жертва за гріх, і кожна їхня жертва за провину, що звернуть Мені як найсвятіше, — тобі це та для твоїх синів!
Kjo do të të takojë nga gjërat shumë të shenjta të pakonsumuara në zjarr: të gjitha ofertat e tyre, domethënë çdo blatim ushqimor, çdo flijim për mëkatin dhe çdo flijim për shkeljen e bërë që do të më paraqesin, janë gjëra shumë të shenjta që të përkasin ty dhe bijve të tu.
10 На найсвятішому місці бу́деш ти їсти оце. Кожен чоловічої статі буде їсти, — це буде святість для тебе.
Do t’i hash në vend shumë të shenjtë; do t’i hajë çdo mashkull; do të jenë për ty gjëra të shenjta.
11 А це тобі прино́шення їхнього да́ру всіх колиха́нь Ізраїлевих синів, — Я дав їх тобі, і синам твоїм та дочка́м твоїм з тобою на вічну постанову, — кожен чистий у твоїм домі буде це їсти.
Do të të përkasin ty edhe këto: dhuratat që bijtë e Izraelit do të paraqesin për ngritje dhe të gjitha ofertat e tyre të tundura; unë t’i jap ty, bijve të tu dhe bijave të tua, si një statut i përjetshëm. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t’i hajë.
12 Усе найкраще зо свіжої оливи, і все найкраще з молодого вина та збіжжя, їхні первопло́ди, що вони дадуть Господе́ві, — Я віддав їх тобі.
Pjesa më e mirë e vajit, e mushtit dhe e grurit, prodhimet e para që i japin Zotit, unë t’i jap ty.
13 Первопло́ди усього, що в їхньому краю́, що вони принесуть Господе́ві, будуть для тебе, — кожен чистий у твоїм домі буде те їсти.
Prodhimet e para të të gjitha gjërave që prodhon toka dhe që ata i paraqesin Zotit, do të jenë tuajat. Kushdo që është i pastër në shtëpinë tënde mund t’i hajë.
14 Усе закляте між Ізраїлем буде тобі.
Çdo gjë e shenjtëruar në Izrael do të jetë jotja.
15 Усе, що розкриває утро́бу кожного тіла, що принесуть Господе́ві з-поміж людей та з-поміж скотини, буде для тебе. Тільки конче викупиш перворідного люди́ни, і перворідне з нечистої худобини викупиш.
Çdo pjellje e parë e çdo mishi që ata do t’i ofrojnë Zotit, qoftë të njerëzve ashtu dhe të kafshëve, do të jetë jotja; por me siguri do të shpengosh të parëlindurin e njeriut dhe do të shpengosh pjelljen e parë të kafshëve të papastra.
16 А ви́куп його: від місячного віку викупиш за твоєю оці́нкою, — п'ять ше́клів срібла на міру шеклем святині, двадцять ґер він.
Dhe ata që duhet të shpengosh, do t’i shpengosh në moshën një muajsh, simbas vlerësimit tënd, për pesë sikla argjendi, simbas siklit të shenjtërores, që është njëzet gere.
17 Тільки перворідного з волів, або перворідного з овечок, або перворідного з кіз не викупиш, — вони святість: їхньою кров'ю окро́пиш же́ртівника, а їхній лій спалиш, як огняну́ жертву на любі пахощі для Господа.
Por nuk do të shpengosh pjelljen e parë të lopës, të deles dhe të dhisë; janë gjëra të shenjta; do të spërkatësh gjakun e tyre mbi altarin dhe do të tymosësh dhjamin e tyre si flijim i bërë me zjarr, me erë të këndshme për Zotin.
18 А їхнє м'ясо буде для тебе, — як грудина колиха́ння, і як стегно́ правиці буде для тебе.
Mishi i tyre do të jetë yti; do të jetë yti si gjoksi i ofertës së tundur ashtu dhe kofsha e djathtë.
19 Усі свя́тощі прино́шення, що Ізраїлеві сини принесуть для Господа, Я віддав тобі, і синам твоїм та дочкам твоїм із тобою, вічною постановою. Це міцни́й запові́т, — він вічний перед Господнім лицем для тебе та для насіння твого з тобою“.
Unë të jap ty, bijve dhe bijave të tua bashkë me ty, si statut të përjetshëm, të gjitha ofertat e larta të gjërave të shenjta që bijtë e Izraelit i paraqesin Zotit. Éshtë një besëlidhje e kripës dhe e përjetshme përpara Zotit, për ty dhe për pasardhësit e tu”.
20 І сказав Господь до Аарона: „У їхньому краю́ ти не будеш мати власности, і не буде тобі частки між ними, — Я ча́стка твоя та власність твоя поміж Ізраїлевими синами!
Zoti i tha akoma Aaronit: “Ti nuk do të kesh asnjë trashëgimi në vendin e tyre dhe nuk do të kesh pjesë në mes tyre; unë jam pjesa jote dhe trashëgimia jote në mes të bijve të Izraelit.
21 А Левієвим синам Я дав ось кожну десятину в Ізраїлі на спа́дщину, взамін за їхню службу, бо вони виконують службу скинії заповіту.
Ja, bijve të Levit unë u lë si trashëgim të gjitha të dhjetat në Izrael në këmbim të shërbimit që kryejnë, shërbimin e çadrës së mbledhjes.
22 І Ізраїлеві сини не приступлять уже до скинії заповіту, щоб не поне́сти гріха, і не вмерти.
Dhe bijtë e Izraelit nuk do t’i afrohen më çadrës së mbledhjes, përndryshe do të ngarkoheshin me një mëkat dhe do të vdisnin.
23 І буде Леви́т сам виконувати службу скинії заповіту, і сам понесе́ вину свою. Це вічна постанова для ваших поколінь, а між Ізра́їлевими синами не будуть вони діди́чити спадщину,
Shërbimin në çadrën e mbledhjes do ta bëjnë vetëm Levitët; dhe këta do të mbajnë barrën e paudhësive të tyre; do të jetë një statut i përjetshëm për gjithë brezat tuaj; dhe nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit;
24 бо десятину Ізраїлевих синів, що вони принесуть як прино́шення для Господа, Я дав Левитам за спа́дщину. Тому Я сказав до них: Між Ізраїлевими синами не будуть вони діди́чити спа́дщину“.
sepse unë u jap si trashëgimi Levitëve të dhjetat që bijtë e Izraelit do t’i paraqesin Zotit si një ofertë të lartë; prandaj u thashë atyre: “Nuk do të kenë asnjë trashëgimi midis bijve të Izraelit””.
25 І Господь промовляв до Мойсея, говорячи:
Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
26 „А до Левитів будеш ти промовляти та й скажеш їм: Коли ві́зьмете від Ізраїлевих синів ту десятину, що Я дав вам від них на ваше спа́дщину, то ви принесе́те з неї Господнє прино́шення, — десятину з десятини.
“Folu Levitëve dhe u thuaj atyre: Kur do të merrni nga bijtë e Izraelit të dhjetat që unë ju jap nga ana e tyre si trashëgiminë tuaj, do t’i bëni një ofertë të lartë Zotit, një të dhjetën e së dhjetës;
27 І буде пораховане ваше прино́шення як збіжжя з то́ку, і як по́вня з кадки чави́ла.
dhe oferta juaj e lartë do t’ju llogaritet si gruri që vjen nga lëmi dhe si bollëku i mushtit të butit.
28 Так принесете й ви Господнє прино́шення зо всіх ваших десятин, що ві́зьмете від Ізраїлевих синів, і дасте з того Господнє прино́шення священикові Ааронові.
Kështu edhe ju do t’i bëni një ofertë të lartë Zotit nga të gjitha të dhjetat që do të merrni nga bijtë e Izraelit, dhe nga ato do të jepni ofertën e lartë të Zotit priftit Aaron.
29 Зо всіх ваших да́рів принесе кожен Господнє прино́шення, зо всього найкращого посвя́чення з нього.
Nga të gjitha gjërat që ju kanë dhuruar, do t’i ofroni ofertën e lartë Zotit, nga pjesa më e mirë, pjesën e shenjtëruar.
30 І скажи їм: коли ви бу́дете прино́сити найкраще з нього, то це порахується Леви́там, як урожай то́ку, і як урожай кадки чави́ла.
Prandaj do t’u thuash atyre: “Kur të keni ofruar më të mirën, ajo që mbetet do t’u llogaritet Levitëve si prodhim i lëmit dhe si prodhim i mushtit të butit.
31 І будете їсти це на кожному місці ви та дім ваш, бо це нагоро́да для вас взамін за вашу службу в скинії заповіту.
Mund ta hani në çfarëdo vend, ju dhe familja juaj, sepse është shpërblimi juaj për shërbimin tuaj në çadrën e mbledhjes.
32 І ви не понесете через це гріха́, коли будете приносити найкраще з нього, а свя́тощів Ізраїлевих синів не збезче́стите, і не повмираєте“.
Kështu nuk do të jeni fajtorë të asnjë mëkati, sepse keni ofruar gjërat më të mira; por nuk do të përdhosni gjërat e shenjta të bijve të Izraelit, përndryshe do të vdisni””.

< Числа 18 >