< Esajas 35 >

1 Ørken og hede skal fryde sig, Ødemark juble og blomstre;
Shkretëtira dhe toka e thatë do të gëzohen, vetmia do të gëzohet dhe do të lulëzojë si trëndafili;
2 blomstre frodigt som Rosen og juble, ja juble med Fryd. Libanons Herlighed gives den, Karmels og Sarons Pragt. HERRENs Herlighed skuer de, vor Guds Højhed.
do të lulëzojë shumë dhe do të ngazëllojë me hare dhe britma gëzimi. Do t’u jepet lavdia e Libanit, madhështia e Karmelit dhe e Sharonit. Ata do të shohin lavdinë e Zotit, madhështinë e Perëndisë tonë.
3 Styrk de slappe Hænder, lad de vaklende Knæ blive faste,
Forconi duart e dobësuara, bëjini të qëndrueshëm gjunjët e pasigurt!
4 sig til de ængstede Hjerter: Vær stærke, vær uden Frygt! Se eders Gud! Han kommer med Hævn, Gengæld kommer fra Gud; han kommer og frelser eder.
U thoni atyre që e kanë humbur zemrën: “Bëhuni të fortë, mos kini frikë!”. Ja, Perëndia juaj do të vijë me hakmarrjen dhe me shpërblimin e Perëndisë; do të vijë ai vetë për t’ju shpëtuar.
5 Da åbnes de blindes Øjne, de døves Ører lukkes op;
Atëherë do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve;
6 da springer den halte som Hjort, den stummes Tunge jubler; thi Vand vælder frem i Ørkenen, Bække i Ødemark;
atëherë çalamani do të kërcejë si një dre dhe gjuha e memecit do të bërtasë nga gëzimi, sepse do të dalin ujëra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar.
7 det glødende Sand bliver Vanddrag, til Kildevæld tørstigt Land. I Sjakalers Bo holder Hjorde Rast, på Strudsenes Enemærker gror Rør og Siv.
Vendi i thatë do të bëhet pellg dhe toka e etur për ujë burim ujërash; në vendet ku shtriheshin çakejtë do të ketë bar me kallamishte dhe xunkth.
8 Der bliver en banet Vej, den hellige Vej skal den kaldes; ingen uren færdes på den, den er Valfartsvej for hans Folk, selv enfoldige farer ej vild.
Aty do të jetë rruga kryesore, një rrugë që do të quhet “rruga e shenjtë”; asnjë i papastër nuk do të kalojë nëpër të; ajo do të jetë vetëm për ata që e ndjekin; edhe mendjeshkurtërit nuk do të mund të humbasin.
9 På den er der ingen Løver, Rovdyr træder den ej, der skal de ikke findes. De genløste vandrer ad den,
Luani nuk do të jetë më, as edhe ndonjë bishë e egër nuk do të dalë aty ose nuk do të duket, por do të ecin të çliruarit.
10 HERRENs forløste vender hjem, de drager til Zion med Jubel, med evig Glæde om Issen; Fryd og Glæde får de, Sorg og Suk skal fly.
Të shpëtuarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me britma gëzimi dhe një hare e përjetshme do të kurorëzojë kokën e tyre; do të kenë gëzim dhe lumturi, dhe dhembja e rënkimi do të ikin.

< Esajas 35 >