< Psalmet 89 >

1 Unë do të këndoj përjetë mirësitë e Zotit, me gojën time do t’u shpall besnikërinë tënde të gjitha brezave.
משכיל לאיתן האזרחי ב חסדי יהוה עולם אשירה לדר ודר אודיע אמונתך בפי
2 Sepse kam thënë: “Mirësia jote do të ekzistojë përjetë, ti do të vendosësh besnikërinë tënde në vetë qiejtë”.
כי-אמרתי--עולם חסד יבנה שמים תכן אמונתך בהם
3 “Unë kam lidhur një besëlidhje me të zgjedhurin tim, i jam betuar Davidit, shërbëtorit tim, duke thënë:
כרתי ברית לבחירי נשבעתי לדוד עבדי
4 “Do t’i vendos pasardhësit e tu përjetë dhe do të ndërtoj fronin tënd për të gjitha brezat””. (Sela)
עד-עולם אכין זרעך ובניתי לדר-ודור כסאך סלה
5 Dhe qiejtë do të kremtojnë mrekullitë e tua, o Zot, dhe besnikërinë tënde në kuvendin e shenjtorëve.
ויודו שמים פלאך יהוה אף-אמונתך בקהל קדשים
6 Sepse kush mund të krahasohet në qiell me Zotin? Dhe kush është i njëllojtë me Zotin midis bijve të të Fuqishmit?
כי מי בשחק יערך ליהוה ידמה ליהוה בבני אלים
7 Perëndisë ia kanë frikën shumë në kuvendin e shenjtorëve, dhe respektohet thellë nga tërë ata që e rrethojnë.
אל נערץ בסוד-קדשים רבה ונורא על-כל-סביביו
8 O Zot, Perëndi i ushtrive, kush është i fuqishëm si ti, o Zot? Besnikëria jote të rrethon kudo.
יהוה אלהי צבאות--מי-כמוך חסין יה ואמונתך סביבותיך
9 Ti e sundon tërbimin e detit; kur valët e tij ngrihen, ti i qetëson.
אתה מושל בגאות הים בשוא גליו אתה תשבחם
10 Ti e ke bërë copë-copë Egjiptin, duke e plagosur për vdekje; me krah të fuqishëm ke shpërndarë armiqtë e tu.
אתה דכאת כחלל רהב בזרוע עזך פזרת אויביך
11 Qiejtë janë të tutë, edhe toka është jotja; ti e ke krijuar botën dhe të gjitha atë që janë në të.
לך שמים אף-לך ארץ תבל ומלאה אתה יסדתם
12 Ti ke krijuar veriun dhe jugun; Tabori dhe Hermoni lëshojnë britma gëzimi kur dëgjojnë emrin tënd.
צפון וימין אתה בראתם תבור וחרמון בשמך ירננו
13 Ti ke krah të fuqishëm; dora jote është e fortë, e djathta jote ngrihet në qiell.
לך זרוע עם-גבורה תעז ידך תרום ימינך
14 Drejtësia dhe e drejta përbëjnë bazën e fronit tënd; mirësia dhe e vërteta shkojnë përpara fytyrës sate.
צדק ומשפט מכון כסאך חסד ואמת יקדמו פניך
15 Lum ai popull që njeh britmën e gëzimit, o Zot, sepse ai do të ecë në dritën e fytyrës sate;
אשרי העם ידעי תרועה יהוה באור-פניך יהלכון
16 do të ngazëllojë tërë ditën me emrin tënd dhe do të gëzohet shumë në drejtësinë tënde.
בשמך יגילון כל-היום ובצדקתך ירומו
17 Po, ti je mburrja e forcës së tyre, dhe me favorin tënd ti e shton fuqinë tonë.
כי-תפארת עזמו אתה וברצונך תרים (תרום) קרנינו
18 Sepse mburoja jonë i përket Zotit dhe mbreti ynë të Shenjtit të Izraelit.
כי ליהוה מגננו ולקדוש ישראל מלכנו
19 Ti i fole atëherë në vegim të dashurit tënd dhe the: “Ndihmova një të fuqishëm, përlëvdova një të zgjedhur nga populli.
אז דברת בחזון לחסידיך-- ותאמר שויתי עזר על-גבור הרימותי בחור מעם
20 Gjeta Davidin, shërbëtorin tim, dhe e vajosa me vajin tim të shenjtë.
מצאתי דוד עבדי בשמן קדשי משחתיו
21 Dora ime do ta përkrahë me vendosmëri dhe krahu im do ta forcojë.
אשר ידי תכון עמו אף-זרועי תאמצנו
22 Armiku nuk do ta shtypë dhe i ligu nuk do ta pikëllojë.
לא-ישיא אויב בו ובן-עולה לא יעננו
23 Do të asgjesoj para tij armiqtë e tij dhe do të godas ata që e urrejnë.
וכתותי מפניו צריו ומשנאיו אגוף
24 Besnikëria ime dhe mirësia ime do të jenë me të, dhe me emrin tim do të bëhet i fuqishëm.
ואמונתי וחסדי עמו ובשמי תרום קרנו
25 Do ta shtrij dorën e tij mbi detin dhe dorën e djathtë të tij mbi lumenjtë.
ושמתי בים ידו ובנהרות ימינו
26 Ai do të kërkojë ndihmën time, duke thënë: “Ti je Ati im, Perëndia im dhe Kështjella ime e shpëtimit”.
הוא יקראני אבי אתה אלי וצור ישועתי
27 Do ta bëj gjithashtu të parëlindurin tim, më të shkëlqyerin ndër mbretërit e dheut.
אף-אני בכור אתנהו עליון למלכי-ארץ
28 Do të përdor mirësi ndaj tij përjetë, dhe besëlidhja ime me të do të mbetet e qëndrueshme.
לעולם אשמור- (אשמר-) לו חסדי ובריתי נאמנת לו
29 Do t’i bëj gjithashtu pasardhësit e tij të përjetshem dhe fronin e tij si ditët e qiejve.
ושמתי לעד זרעו וכסאו כימי שמים
30 Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia,
אם-יעזבו בניו תורתי ובמשפטי לא ילכון
31 në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia,
אם-חקתי יחללו ומצותי לא ישמרו
32 unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura,
ופקדתי בשבט פשעם ובנגעים עונם
33 por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët.
וחסדי לא-אפיר מעמו ולא-אשקר באמונתי
34 Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t’i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.
לא-אחלל בריתי ומוצא שפתי לא אשנה
35 Jam betuar një herë për shenjtërinë time dhe nuk do ta gënjej Davidin;
אחת נשבעתי בקדשי אם-לדוד אכזב
36 pasardhësit e tij do të jenë përjetë dhe froni i tij do të jetë si dielli para meje,
זרעו לעולם יהיה וכסאו כשמש נגדי
37 do të jenë të qëndrueshëm si hëna, dhe dëshmitari në qiell është besnik”. (Sela)
כירח יכון עולם ועד בשחק נאמן סלה
38 Por ti na ke braktisur dhe na ke kthyer; je zemëruar shumë kundër të vajosurin tënd.
ואתה זנחת ותמאס התעברת עם-משיחך
39 Ti ke përçmuar besëlidhjen e lidhur me shërbëtorin tënd dhe ke përdhosur kurorën e tij, duke bërë që të bjerë për tokë.
נארתה ברית עבדך חללת לארץ נזרו
40 Ke shembur gjithë mbrojtjet e tij dhe i ke katandisur në gërmadha kalatë e tij.
פרצת כל-גדרתיו שמת מבצריו מחתה
41 Tërë kalimtarët e kanë plaçkitur dhe ai është bërë gazi i fqinjëve të tij.
שסהו כל-עברי דרך היה חרפה לשכניו
42 Ke lavdëruar dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij dhe ke bërë të gëzohen tërë armiqtë e tu.
הרימות ימין צריו השמחת כל-אויביו
43 Ke prishur tehun e shpatës së tij dhe nuk e ke ndihmuar në betejë.
אף-תשיב צור חרבו ולא הקימתו במלחמה
44 I ke dhënë fund madhështisë së tij dhe ke hedhur për tokë fronin e tij.
השבת מטהרו וכסאו לארץ מגרתה
45 Ke shkurtuar ditët e rinisë së tij dhe e ke mbuluar me turp. (Sela)
הקצרת ימי עלומיו העטית עליו בושה סלה
46 Deri kur, o Zot? A do të fshihesh ti përjetë? A do të flakërojë si zjarr zemërimi yt?
עד-מה יהוה תסתר לנצח תבער כמו-אש חמתך
47 Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?
זכר-אני מה-חלד על-מה-שוא בראת כל-בני-אדם
48 Cili është njeriu që jeton, pa parë vdekjen dhe që mund ta shkëputë jetën e tij nga pushteti Sheolit? (Sela) (Sheol h7585)
מי גבר יחיה ולא יראה-מות ימלט נפשו מיד-שאול סלה (Sheol h7585)
49 Ku janë, o Zot, mirësitë e tua të lashta, për të cilat iu betove Davidit në besnikërinë tënde?
איה חסדיך הראשנים אדני נשבעת לדוד באמונתך
50 Kujto, o Zot, fyerjen që iu bë shërbëtorëve të tu, dhe si unë mbaj në zemër fyerjen e rëndë të të gjitha kombeve,
זכר אדני חרפת עבדיך שאתי בחיקי כל-רבים עמים
51 me të cilën armiqtë e tu kanë fyer, o Zot, me të cilën kanë fyer hapat e të vajosurit tënd.
אשר חרפו אויביך יהוה אשר חרפו עקבות משיחך
52 I bekuar qoftë Zoti përjetë. Amen, po, amen!
ברוך יהוה לעולם אמן ואמן

< Psalmet 89 >