Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Proverbs Chapter 9 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Proverbs/9 1) Dituria ka ndërtuar shtëpinë e saj, ka gdhendur shtatë shtyllat e saj. 2) Ka vrarë kafshët e saj, ka përzier verën e saj dhe shtruar tryezën e saj. 3) Ka dërguar jashtë shërbëtoret e saj; nga vendet më të larta të qytetit ajo thërret: 4) “Ai që është budalla të vijë këtu!”. Atij që i mungon gjykimi i thotë: 5) “Ejani, hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier. 6) Lëreni budallallëkun dhe do të jetoni, ecni në rrugën e arsyes”. 7) Ai që korrigjon tallësin tërheq mbi vete të shara, dhe ai që qorton të pabesin merr të shara. 8) Mos qorto tallësin sepse ai do të të urrejë; qorto të urtin dhe ai do të të dojë. 9) Mësoje të urtin dhe ai do të bëhet edhe më i urtë. Mësoje të drejtin dhe ai do të rritë diturinë e tij. 10) Frika e Zotit është parimi i diturisë, dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia. 11) Sepse nëpërmjet meje do të shumohen ditët e tua dhe do të të shtohen vite jete. 12) Në rast se je i urtë, je i urtë për veten tënde; në rast se je tallës, pasojat do t’i kesh vetëm ti. 13) Gruaja budallaqe është zhurmëmadhe, aspak e zgjuar dhe nuk di asgjë. 14) Rri ulur te porta e shtëpisë së saj, mbi një fron në vendet e larta të qytetit, 15) për të ftuar ata që kalojnë nëpër rrugë, që shkojnë drejt në rrugën e tyre: 16) “Ai që është budalla të vijë këtu!”. Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë: 17) “Ujërat e vjedhura janë të ëmbla; buka që hahet fshehurazi është e shijshme”. 18) Por ai nuk e di që atje janë të vdekurit, që të ftuarit e saj janë në thellësinë e Sheolit. (Sheol h7585) Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!