Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
Nainoia Inc, Publisher
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Request Custom Formatted Verses
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, 2-Samuel Chapter 22 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/2-Samuel/22 1) Davidi i drejtoi Zotit fjalët e këtij kantiku ditën që Zoti e çliroi nga duart e të gjithë armiqve të tij dhe nga dora e Saulit. Ai tha: 2) “Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im, 3) Perëndia im, shkëmbi në të cilin strehohem, mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, strehimi im i lartë, streha ime. O shpëtimtari im, ti më shpëton nga dhuna! 4) Unë i kërkoj ndihmë Zotit që meriton të lavdërohet, dhe kështu më shpëtoi nga duart e armiqve të mi. 5) Valët e vdekjes më kishin rrethuar dhe përrenjtë e shkatërrimit më kishin tmerruar. 6) Dhimbjet e Sheolit më kishin zënë dhe lakun e vdekjes e kisha para syve. (Sheol h7585) 7) Në ankthin tim i kërkova ndihmë Zotit dhe i klitha Perëndisë tim. Ai e dëgjoi zërin tim nga tempulli ku ndodhej dhe klithma ime arriti në veshët e tij. 8) Atëherë toka u trondit dhe u drodh, themelet e qiejve u lëkundën dhe u shkundën, sepse ai ishte tërë zemërim. 9) Një tym ngjitej nga fejzat e hundës së tij dhe një zjarr përvëlues i dilte nga goja; prej tij dilnin thëngjij. 10) Ai i uli qiejtë dhe zbriti me një mjegull të dendur poshtë këmbëve të tij. 11) Ai rrinte kaluar mbi një kerubin, fluturonte dhe dukej mbi flatrat e erës. 12) Si shatorre rreth vetes kishte vënë terrin, errësirën e ujërave dhe retë e dendura të qiellit. 13) Nga shkëlqimi që i priste dilnin thëngjij. 14) Zoti gjëmoi në qiejt dhe Më i Larti bëri të dëgjohet zëri i tij. 15) Hodhi shigjeta dhe shpërndau armiqtë, hodhi shigjetat e tij dhe i shpërndau. 16) Atëherë doli shtrati i detit dhe themelet e botës u zbuluan, me qortimin e Zotit, me erën që shfrynë, fejzat e hundës së tij. 17) Ai nga lart shtriu dorën dhe më kapi, më nxori nga ujërat e mëdha. 18) Më çliroi nga armiku im i fuqishëm dhe nga ata që më urrenin, sepse ishin më të fortë se unë 19) Ata ishin ngritur kundër meje ditën e mjerimit tim, por Zoti qe përkrahësi im, 20) ai më çoi larg tyre; ai më shpëtoi sepse i pëlqej. 21) Zoti më ka shpërblyer simbas së drejtës sime dhe më ka dhënë simbas pastërtisë së duarve të mia, 22) sepse kam ndjekur rrugët e Zotit dhe nuk jam larguar pabesisht nga Perëndia im. 23) Sepse kam mbajtur para vetes të gjitha ligjet e tij dhe nuk jam larguar nga statutet e tij. 24) Kam qenë i ndershëm me të dhe i jam ruajtur paudhësisë. 25) Prandaj Zoti më ka dhënë simbas së drejtës sime, simbas pastërtisë sime përpara syve të tij. 26) Ti tregohesh i mëshirshëm me njeriun e përshpirtshëm dhe i drejtë me njeriun e drejtë; 27) ti tregohesh i pastër me njeriun e pastër dhe dinak me njeriun e çoroditur. 28) Ti shpëton njerëzit e hidhëruar, por shikimi yt ndalet mbi kryelartët për t’i ulur. 29) Po, ti je drita ime, o Zot; Zoti ndriçon terrin tim. 30) Me ty mund të sulmoj një grup, me Perëndinë tim mund të kapërcej një mur. 31) Rruga e Zotit është e përsosur; fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai. 32) Në fakt kush është Perëndi përveç Zotit? Dhe kush është Kalaja përveç Perëndisë tonë? 33) Zoti është kalaja ime e fuqishme, ai e bën të përsosur rrugën time. 34) Ai i bën këmbët e mia si ato të drerit dhe më bën të mbahem mirë në vendet e mia të larta. 35) Ai i mëson duart e mia për betejë dhe krahët e mia mund të tendosin një hark prej bronzi. 36) Ti më ke dhënë edhe mburojën e shpëtimit tënd dhe mirësia jote më ka bërë të madh. 37) Ti i ke zgjedhur hapat e mia dhe këmbët e mia nuk kanë ngurruar në këtë rast. 38) Unë i kam ndjekur armiqtë e mi dhe i kam shkatërruar, nuk jam kthyer prapa para se t’i shfarosja. 39) I kam shkatërruar dhe shtypur, dhe ata nuk kanë mundur më të ngrihen kundër meje; ata kanë rënë nën këmbët e mia. 40) Ti më ke dhënë forcë në betejë, dhe bëre që të më përulen ata që ngriheshin kundër meje; 41) bëre që të më kthenin kurrizin armiqtë e mi përpara meje, dhe unë zhduka ata që më urrenin. 42) Ata shikuan, por nuk pati njeri që t’i shpëtonte; i klithën Zotit, por ai nuk iu përgjigj atyre. 43) Unë i thërmova si pluhuri i tokës, i copëtova dhe i shkela si balta e rrugëve. 44) Ti më ke çliruar nga mosmarrëveshjet e popullit tim, më ke ruajtur si udhëheqës i kombeve; një popull që nuk e njihja më ka shërbyer. 45) Bijtë e të huajve më nënshtrohen mua; sa më dëgjojnë, më binden. 46) Bijtë e të huajve kanë humbur guximin, kanë dalë duke u dridhur nga fortesat e tyre. 47) Rroftë Zoti! Qoftë e bekuar Fortesa ime! U lartësoftë në qiell Perëndia, Fortesa e shpëtimit tim! 48) Éshtë Perëndia që hakmerret për mua, që më nënshtron popujt, 49) dhe më liron nga armiqtë e mi. Ti më larton mbi ata që ngrihen kundër meje dhe më çliron nga njeriu i furishëm. 50) Prandaj, o Zot, do të të kremtoj midis kombeve dhe do të këndojë lavdinë e emrit tënd. 51) Lirime të mëdha i siguron mbretit të tij, sillet dashamirës me të vajosurin, me Davidin dhe me pasardhësit e tij përjetë”. Additional comments?
Refresh Captcha
The world's first Holy Bible un-translation!