< تثنیه 29 >

این است کلمات عهدی که خداوند درزمین موآب به موسی‌امر فرمود که بابنی‌اسرائیل ببندد، سوای آن عهد که با ایشان درحوریب بسته بود. ۱ 1
Këto janë fjalët e besëlidhjes që Zoti i urdhëroi Moisiut të përfundonte me bijtë e Izraelit në vendin e Moabit, përveç besëlidhjes që kishte bërë me ta në malin Horeb.
و موسی تمامی اسرائیل را خطاب کرده، به ایشان گفت: «هر‌آنچه خداوند در زمین مصر بافرعون و جمیع بندگانش و تمامی زمینش عمل نمود، شما دیده‌اید. ۲ 2
Moisiu thirri tërë Izraelin dhe u tha atyre: “Ju keni parë të gjitha ato që i ka bërë Zoti në Egjipt para syve tuaj Faraonit, të gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë vendit;
تجربه های عظیم که چشمان تو دید و آیات و آن معجزات عظیم. ۳ 3
sytë tuaj kanë parë mjerimet e mëdha, shenjat dhe mrekullitë e mëdha;
اماخداوند دلی را که بدانید و چشمانی را که ببینید وگوشهایی را که بشنوید تا امروز به شما نداده است. ۴ 4
por deri sot Zoti nuk ju ka dhënë zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar.
و شما را چهل سال در بیابان رهبری نمودم که لباس شما مندرس نگردید، و کفشها درپای شما پاره نشد. ۵ 5
Unë ju kam udhëhequr dyzet vjet në shkretëtirë; rrobat tuaja nuk ju janë prishur në trup, sandalet tuaja nuk iu janë konsumuar në këmbët tuaja.
نان نخورده و شراب ومسکرت ننوشیده‌اید، تا بدانید که من یهوه خدای شما هستم. ۶ 6
Nuk keni ngrënë bukë dhe nuk keni pirë verë as pije dehëse, me qëllim që të njihnit që unë jam Zoti, Perëndia juaj.
و چون به اینجا رسیدید، سیحون، ملک حشبون، و عوج، ملک باشان، به مقابله شمابرای جنگ بیرون آمدند و آنها را مغلوب ساختیم. ۷ 7
Kur arritët në këtë vend, Sihoni, mbret i Heshbonit, dhe Ogu, mbret i Bashanit, dolën kundër nesh për të luftuar, por ne i mundëm,
و زمین ایشان را گرفته، به روبینیان وجادیان و نصف سبط منسی به ملکیت دادیم. ۸ 8
pushtuam vendin e tyre dhe ia dhamë në trashëgimi Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.
پس کلمات این عهد را نگاه داشته، بجا آورید تا در هر‌چه کنید کامیاب شوید. ۹ 9
Respektoni, pra, fjalët e kësaj besëlidhje dhe zbatojeni në praktikë, me qëllim që të keni mbarësi në çdo gjë që bëni.
«امروز جمیع شما به حضور یهوه، خدای خود حاضرید، یعنی روسای شما و اسباط شما ومشایخ شما و سروران شما و جمیع مردان اسرائیل. ۱۰ 10
Sot të gjithë ju ndodheni para Zotit, Perëndisë tuaj: krerët tuaj, fiset tuaja, pleqtë tuaj, zyrtarët tuaj, tërë njerëzit e Izraelit,
و اطفال و زنان شما و غریبی که درمیان اردوی شماست از هیزم شکنان تا آب کشان شما. ۱۱ 11
fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe i huaji që ndodhet në mes të kampit tënd, duke filluar nga ai që çan drutë deri tek ai që nxjerr ujin tënd,
تا در عهد یهوه خدایت و سوگند او که یهوه خدایت امروز با تو استوار می‌سازد، داخل شوی. ۱۲ 12
për të hyrë në besëlidhjen e Zotit, Perëndisë tënd, dhe në betimin e tij që Zoti, Perëndia yt, bën sot me ty,
تا تو را امروز برای خود قومی برقراردارد، و او خدای تو باشد چنانکه به تو گفته است، و چنانکه برای پدرانت، ابراهیم و اسحاق ویعقوب، قسم خورده است. ۱۳ 13
për të të vendosur sot si popull të tij dhe për të qënë Perëndia yt, ashtu si të tha dhe si iu betua etërve të tu, Abrahamit, Isakut dhe Jakobit.
و من این عهد و این قسم را با شما تنها استوار نمی نمایم. ۱۴ 14
Unë e bëj këtë besëlidhje dhe këtë betim jo vetëm me ju,
بلکه باآنانی که امروز با ما به حضور یهوه خدای ما دراینجا حاضرند، و هم با آنانی که امروز با ما دراینجا حاضر نیستند. ۱۵ 15
por edhe me ata që janë sot para Zotit, Perëndisë tonë, dhe me ata që sot nuk janë këtu me ne.
زیرا شما می‌دانید که چگونه در زمین مصر سکونت داشتیم، و چگونه از میان امتهایی که عبور نمودید، گذشتیم. ۱۶ 16
(Sepse ju e dini që kemi banuar në vendin e Egjiptit dhe kemi kaluar në mes të kombeve, që u keni rënë mes për mes;
ورجاسات و بتهای ایشان را از چوب و سنگ ونقره و طلا که در میان ایشان بود، دیدید. ۱۷ 17
dhe keni parë gjërat e tyre të neveritshme, idhujt e tyre prej druri, guri, argjendi dhe ari, që ndodhen në mes tyre).
تا درمیان شما مرد یا زن یا قبیله یا سبطی نباشد که دلش امروز از یهوه خدای ما منحرف گشته، برودو خدایان این طوایف را عبادت نماید، مبادا درمیان شما ریشه‌ای باشد که حنظل و افسنتین بارآورد. ۱۸ 18
Të mos ketë midis jush burrë a grua, familje a fis zemra e të cilit të largohet nga Zoti, Perëndia ynë, dhe të shkojë t’u shërbejë perëndive të këtyre kombeve, nuk duhet të ketë midis jush asnjë rrënjë që prodhon helmin dhe pelinin;
«و مبادا چون سخنان این لعنت را بشنود دردلش خویشتن را برکت داده، گوید: هر‌چند درسختی دل خود سلوک می‌نمایم تا سیراب و تشنه را با هم هلاک سازم، مرا سلامتی خواهد بود. ۱۹ 19
dhe të mos ndodhë që dikush, duke dëgjuar fjalët e këtij betimi, të vetëbekohet në zemër të tij, duke thënë: “Do të kem paqe, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime”, ashtu si i dehuri të mund të përfshihej të përkorin.
خداوند او را نخواهد آمرزید، بلکه در آن وقت خشم و غیرت خداوند بر آن شخص دودافشان خواهد شد، و تمامی لعنتی که در این کتاب مکتوب است، بر آن کس نازل خواهد شد، و خداوند نام او را از زیر آسمان محو خواهدساخت. ۲۰ 20
Por Zoti nuk mund ta falë kurrë; por në këtë rast zemërimi i Zotit dhe zilia e tij do të ndizen kundër tij dhe të gjitha mallkimet që janë shkruar në këtë libër do të bien mbi të, dhe Zoti do ta fshijë emrin e tij poshtë qiellit;
و خداوند او را از جمیع اسباطاسرائیل برای بدی جدا خواهد ساخت، موافق جمیع لعنتهای عهدی که در این طومار شریعت مکتوب است. ۲۱ 21
Zoti do ta veçojë për ta shkatërruar nga të gjitha fiset e Izraelit, simbas të gjitha mallkimeve të besëlidhjes së shkruar në këtë libër të ligjit.
و طبقه آینده یعنی فرزندان شما که بعد از شما خواهند برخاست، و غریبانی که از زمین دور می‌آیند، خواهند گفت: هنگامی که بلایای این زمین و بیماریهایی که خداوند به آن می‌رساند ببینند. ۲۲ 22
Kështu brezi i ardhshëm i bijve tuaj që do të dalë pas jush dhe i huaji që do të vijë nga një vend i largët, duke parë mjerimet dhe lëngatat që Zoti u ka dhënë, do të thonë:
و تمامی زمین آن را که کبریت و شوره و آتش شده، نه کاشته می‌شود و نه حاصل می‌روید و هیچ علف در آن نمو نمی کندو مثل انقلاب سدوم و عموره و ادمه صبوئیم که خداوند در غضب و خشم خود آنها را واژگون ساخت، گشته است. ۲۳ 23
“Tërë toka është squfur, kripë, zjarrmi; nuk është mbjellë, nuk prodhon më asgjë dhe në të nuk rritet asnjë bar, ashtu si pas shkatërrimit të Sodomës, të Gomorrës, të Admahut dhe të Tseboimit, që Zoti shkatërroi gjatë zemërimit dhe tërbimit të tij”.
پس جمیع امتها خواهندگفت: چرا خداوند با این زمین چنین کرده است وشدت این خشم عظیم از چه سبب است؟ ۲۴ 24
Po, të gjitha kombet do të thonë: “Pse Zoti e trajtoi kështu këtë vend? Pse ky zemërim kaq i madh?”.
آنگاه خواهند گفت: از این جهت که عهد یهوه خدای پدران خود را که به وقت بیرون آوردن ایشان از زمین مصر با ایشان بسته بود، ترک کردند. ۲۵ 25
Atëherë do të përgjigjen: “Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre, që ai lidhi me ta kur i nxori nga vendi i Egjiptit;
و رفته، خدایان غیر را عبادت نموده، به آنهاسجده کردند، خدایانی را که نشناخته بودند وقسمت ایشان نساخته بود. ۲۶ 26
sepse ata shkuan t’u shërbejnë perëndive të tjera dhe ranë përmbys përpara tyre, perëndi që ata nuk i njihnin dhe që Zoti nuk u kishte dhënë atyre.
پس خشم خداوندبر این زمین افروخته شده، تمامی لعنت را که دراین کتاب مکتوب است، بر آن آورد. ۲۷ 27
Për këtë arësye u ndez zemërimi i Zotit kundër këtij vendi, me qëllim që të gjitha mallkimet e shkruara në këtë libër të binin mbi të;
و خداوندریشه ایشان را به غضب و خشم و غیض عظیم، اززمین ایشان کند و به زمین دیگر انداخت، چنانکه امروز شده است. ۲۸ 28
dhe Zoti i shkëputi nga vendi i tyre me zemërim, me tërbim dhe me indinjatë të madhe dhe i hodhi në një vend tjetër, siç po ndodh sot”.
چیزهای مخفی از آن یهوه خدای ماست و اما چیزهای مکشوف تا به ابد ازآن ما و فرزندان ما است، تا جمیع کلمات این شریعت را به عمل آوریم. ۲۹ 29
Gjërat e fshehta i përkasin Zotit, Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për bijtë tanë për gjithnjë, me qëllim që të zbatojmë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji”.

< تثنیه 29 >