< یوشع 1 >

و واقع شد بعد از وفات موسی، بنده خداوند، که خداوند یوشع بن نون، خادم موسی را خطاب کرده، گفت: ۱ 1
Mbas vdekjes së Moisiut, shërbëtorit të Zotit, ndodhi që Zoti i foli Jozueut, djalit të Nunit, që i shërbente Moisiut, dhe i tha:
«موسی بنده من وفات یافته است، پس الان برخیز و از این اردن عبور کن، تو و تمامی این قوم، به زمینی که من به ایشان، یعنی به بنی‌اسرائیل می‌دهم. ۲ 2
“Moisiu, shërbëtori im, vdiq; prandaj çohu, kalo Jordanin, ti dhe gjithë ky popull, dhe shko në atë vend që unë u jap atyre, bijve të Izraelit.
هر جایی که کف پای شما گذارده شود به شما داده‌ام، چنانکه به موسی گفتم. ۳ 3
Unë ju kam dhënë çdo vend që tabani i këmbës suaj ka për të shkelur, siç i thashë Moisiut.
از صحرا و این لبنان تانهر بزرگ یعنی نهر فرات، تمامی زمین حتیان و تادریای بزرگ به طرف مغرب آفتاب، حدود شماخواهد بود. ۴ 4
Territori yt do të shtrihet nga shkretëtira dhe nga Libani deri në lumin e madh, në lumin e Eufratit, nga tërë vendi i Hitejve deri në Detin e Madh, në perëndim.
هیچکس را در تمامی ایام عمرت یارای مقاومت با تو نخواهد بود. چنانکه با موسی بودم با تو خواهم بود، تو را مهمل نخواهم گذاشت و ترک نخواهم نمود. ۵ 5
Askush nuk do të mund të të kundërshtojë gjatë tërë ditëve të jetës sate; ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem me ty; nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.
قوی و دلیر باش، زیرا که تو این قوم را متصرف، زمینی که برای پدران ایشان قسم خوردم که به ایشان بدهم، خواهی ساخت. ۶ 6
Ji i fortë dhe trim, sepse ti do të bësh që ky popull të zotërojë vendin që u betova t’u jap etërve të tyre.
فقط قوی و بسیار دلیر باش تابرحسب تمامی شریعتی که بنده من، موسی تو راامر کرده است متوجه شده، عمل نمایی. زنهار ازآن به طرف راست یا چپ تجاوز منما تا هر جایی که روی، کامیاب شوی. ۷ 7
Vetëm tregohu i fortë dhe shumë trim, duke u përpjekur të veprosh simbas tërë ligjit që Moisiu, shërbëtori im, të ka urdhëruar; mos u shmang prej tij as djathtas, as majtas, që të kesh mbarësi kudo që të shkosh.
این کتاب تورات ازدهان تو دور نشود، بلکه روز و شب در آن تفکرکن تا برحسب هر‌آنچه در آن مکتوب است متوجه شده، عمل نمایی زیرا همچنین راه خود را فیروز خواهی ساخت، و همچنین کامیاب خواهی شد. ۸ 8
Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.
آیا تو را امر نکردم؟ پس قوی ودلیر باش، مترس و هراسان مباش زیرا در هر جاکه بروی یهوه خدای تو، با توست.» ۹ 9
A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”.
پس یوشع روسای قوم را امر فرموده، گفت: ۱۰ 10
Atëherë Jozueu urdhëroi oficerët e popullit, duke u thënë:
«در میان لشکرگاه بگذرید و قوم را امرفرموده، بگویید: برای خود توشه حاضر کنید، زیرا که بعد از سه روز، شما از این اردن عبورکرده، داخل خواهید شد تا تصرف کنید در زمینی که یهوه خدای شما، به شما برای ملکیت می‌دهد.» ۱۱ 11
“Kaloni përmes kampit dhe jepini popullit këtë urdhër, duke i thënë: Siguroni rezerva ushqimore, sepse brenda tri ditëve do të kaloni Jordanin për të vajtur të pushtoni vendin që Zoti, Perëndia juaj, ju jep si trashëgimi”.
و یوشع روبینیان و جادیان و نصف سبطمنسی را خطاب کرده، گفت: ۱۲ 12
Jozueu u foli gjithashtu Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit, duke u thënë:
«بیاد آورید آن سخن را که موسی، بنده خداوند، به شما امرفرموده، گفت: یهوه، خدای شما به شما آرامی می‌دهد و این زمین را به شما می‌بخشد. ۱۳ 13
“Mbani mend fjalën që Moisiu, shërbëtori i Zotit, ju urdhëroi kur ju tha: “Zoti, Perëndia juaj, ju ka dhënë pushim dhe ju ka dhënë këtë vend.
زنان واطفال و مواشی شما در زمینی که موسی در آن طرف اردن به شما داد خواهند ماند، و اما شمامسلح شده، یعنی جمیع مردان جنگی پیش روی برادران خود عبور کنید، و ایشان را اعانت نمایید. ۱۴ 14
Gratë tuaja, të vegjëlit tuaj, dhe bagëtia juaj do të mbeten në vendin që Moisiu ju ka dhënë nga kjo anë e Jordanit; por ju, tërë luftëtarët tuaj trima do të kaloni të armatosur para vëllezërve tuaj dhe do t’i ndihmoni,
تا خداوند برادران شما را مثل شما آرامی داده باشد، و ایشان نیز در زمینی که یهوه، خدای شمابه ایشان می‌دهد تصرف کرده باشند، آنگاه به زمین ملکیت خود خواهید برگشت و متصرف خواهید شد، در آن که موسی، بنده خداوند به آن طرف اردن به سوی مشرق آفتاب به شما داد.» ۱۵ 15
derisa Zoti t’u ketë dhënë pushim vëllezërve tuaj ashtu si juve, dhe ta kenë shtënë në dorë vendin që Zoti, Perëndia juaj, u jep atyre. Atëherë mund të ktheheni për të pushtuar vendin që ju përket, dhe që Moisiu, shërbëtor i Zotit, ju ka dhënë këtej Jordanit në drejtim të Lindjes””.
ایشان در جواب یوشع گفتند: «هر‌آنچه به ما فرمودی خواهیم کرد، و هر جا ما را بفرستی، خواهیم رفت. ۱۶ 16
Atëherë ata iu përgjigjën Jozueut, duke i thënë: “Ne do të bëjmë të gjitha ato që ti na urdhëron dhe do të shkojmë kudo që të na çosh.
چنانکه موسی را در هر چیزاطاعت نمودیم، تو را نیز اطاعت خواهیم نمود، فقط یهوه، خدای تو، با تو باشد چنانکه با موسی بود. ۱۷ 17
Ashtu siç i jemi bindur për çdo gjë Moisiut, kështu do të të bindemi ty. Vetëm me ty qoftë Zoti, Perëndia yt, ashtu siç ka qenë me Moisiun!
هر کسی‌که از حکم تو رو گرداند و کلام تو را در هر چیزی که او را امر فرمایی اطاعت نکند، کشته خواهد شد، فقط قوی و دلیر باش.» ۱۸ 18
Kushdo që ngre krye kundër urdhrave të tua, dhe nuk u bindet fjalëve të tua, do të vritet. Vetëm ji i fortë dhe trim!”.

< یوشع 1 >