< Jobi 9 >

1 Atëherë Jobi u përgjigj dhe tha:
約伯答覆說:
2 “Po, unë e di që është kështu, por si mund të jetë i drejtë njeriu përpara Perëndisë?
我確實知道事情是這樣,但人怎能同天主講理﹖
3 Në rast se dikush dëshiron të diskutojë me të, nuk mund t’i përgjigjet veçse një herë mbi një mijë.
人若願意同天主辯論,千個問題中,誰也回答不出一個。
4 Perëndia është i urtë nga zemra dhe i fuqishëm nga forca, kush, pra, u fortësua kundër tij dhe i shkoi mbarë?
雖心中明智,力量強大,但誰能對抗天主,而保平安﹖
5 Ai vendos malet dhe ato nuk e dijnë që ai i përmbys në zemërimin e tij.
他可移山,山卻不知;他一發怒,山即翻轉;
6 Ai e tund dheun nga vendi i tij, dhe kollonat e tij dridhen.
他振搖大地,使之脫離原處,地柱隨之搖撼震動;
7 Urdhëron diellin, dhe ai nuk lind, dhe vulos yjet.
他一下令,太陽即不昇起,星辰即封閉不動;
8 I vetëm shpalos qiejt dhe ecën mbi valët e larta të detit.
惟有他展開天空,步行海波之上;
9 Ka bërë Arushën dhe Orionin, Plejadat dhe krahinat e jugut.
他創造了北斗和參宿,昂星及南極星辰;
10 Ai bën gjëra të mëdha dhe që nuk mund të hetohen, po, mrekulli të panumërta.
他所作的大事,不可勝數。
11 Ja, më kalon afër dhe nuk e shoh, kalon tutje dhe nuk e kuptoj.
他由我身旁經過,我卻沒有看見;他走過去,我仍沒有發覺。
12 Ja, ai kap gjahun dhe kush mund t’ia rimarrë? Kush mund t’i thotë: “Çfarë po bën?”.
他若搶奪,誰能阻擋﹖誰能問他說:「你作什麼﹖」
13 Perëndia nuk e tërheq zemërimin e tij; poshtë tij përkulen ndihmësit e Rahabit.
天主一憤怒,決不收回。為虎作倀的,必屈伏在他以下。
14 Si mund t’i përgjigjem, pra, dhe të zgjedh fjalët e mia për të diskutuar me të?
如此我怎敢回答,我怎敢措辭與他抗辯﹖
15 Edhe sikur të kisha të drejtë, nuk do të kisha mundësi t’i përgjigjem, por do t’i kërkoja mëshirë gjyqtarit tim.
縱然有理,也不敢回答,唯有哀求我的判官開恩。
16 Në rast se unë e thërres dhe ai më përgjigjet, nuk mund të besoj akoma se e ka dëgjuar zërin tim,
我向他呼求,縱然他答應我,我仍不相信他會聽我的呼聲。
17 ai, që më godet me furtunën, dhe i shumëzon plagët e mia pa shkak.
他為了一根頭髮而折磨我,無故增加我的創傷;
18 Nuk më lë të marr frymë, përkundrazi më mbush me hidhërime.
致使我不能喘一口氣,使我飽嘗苦辛。
19 Edhe në qoftë se bëhet fjalë për forcën, ja, ai është i fuqishëm; por sa për gjykimin, kush do të më caktojë një ditë për t’u paraqitur?
論力量,他強而有力;論審判,誰能將他傳來﹖
20 Edhe sikur të isha i drejtë, vetë të folurit tim do të më dënonte; edhe sikur të isha i ndershëm, ai do të provonte se jam i çoroditur.
我雖自以為正義,他的口卻判定我有罪;我雖自覺無辜,他卻證明我有偏差。
21 Jam i ndershëm, por nuk e çmoj fare veten time dhe e përçmoj jetën time.
我是無辜的,我已不顧及我的生命,我已厭惡生活下去。
22 Éshtë e njëjta gjë, prandaj them: “Ai shkatërron njeriun e ndershëm dhe të keqin”.
因此我說:都是一樣。善人惡人,他一概滅絕。
23 Në qoftë se një fatkeqësi mbjell papritur vdekjen, ai qesh me vuajtjen e të pafajmëve.
若天災突然降下使人猝死,他便嘲笑無罪者的絕望。
24 Toka u është dhënë në dorë të këqijve; ai u vesh sytë gjyqtarëve të saj; po të mos jetë ai, kush mund të ishte, pra?
大地落在惡人的手裏,蒙蔽判官臉面的,不是他,是誰呢﹖
25 Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë.
我的日月過去比跑信的還快;疾走而過,無福樂可享。
26 Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.
急急駛過,似蘆葦船,如驟降攫食的鷹。
27 Në qoftë se them: “Dua ta harroj vajtimin, ta lë pamjen time të trishtuar dhe të tregohem i gëzuar”,
我若決意忘掉我的哀怨,改變愁容,表示愉快;
28 më hyn frika për të gjitha dhembjet e mia; e di mirë që ti nuk do të më konsiderosh të pafajshëm.
但一想到我的痛苦,我就恐怖。我知道你決不以我為無辜。
29 Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?
我若是有罪,又何苦白費心血﹖
30 Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,
我即便用雪洗我身,用鹹水洗我手,
31 ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
你卻把我浸在泥坑內,甚至我的衣服都憎惡我。
32 Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t’i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
因為他不像我是個人,使我能答覆他,或讓我們同去聽審。
33 Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.
在我們中間沒有仲裁,可按手在我們兩造之間。
34 Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
但願他的棍杖遠離我,他的威嚴不要恐嚇我,
35 Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
我好能講話而不害怕;但是如今我並非如此。

< Jobi 9 >