Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
NAINOIA-INC.signedon.net
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 80 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/80 1) Dëgjo, o bari i Izraelit, që udhëheq Jozefin si një kope; ti që rrin mbi Kerubinët, shkëlqe në lavdinë tënde. 2) Rizgjoje fuqinë tënde përpara Efraimit, Beniaminit dhe Manasit, dhe eja të na çlirosh. 3) O Perëndi, na përtëri fuqitë, bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe ne do të shpëtojmë. 4) O Zot, Perëndi i ushtrive, deri kur do të jesh i zemëruar kundër lutjes së popullit tënd? 5) Ti u ke dhënë për të ngrënë bukë të njomur me lot, dhe u ke dhënë për të pirë lot me shumicë. 6) Ti na ke bërë objekt mosmarëveshjeje për fqinjët tanë, dhe armiqtë tanë qeshin njeri me tjetrin. 7) O Perëndi i ushtrive, na përtëri forcat tona; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë përsëri dhe do të shpëtojmë. 8) Ti çove jashtë Egjiptit një hardhi; i dëbove kombet dhe e mbolle. 9) Ti e pastrove dheun para saj dhe ajo lëshoi rrënjë dhe e mbushi dheun. 10) Malet u mbuluan nga hija e saj dhe kedrat e Perëndisë me degët e saj. 11) I zgjati degët e saj deri në det dhe llastarët deri te lumi. 12) Pse i prishe gjerdhet e saj dhe kështu tërë kalimtarët kanë mundësi të korrin frytet e saj? 13) Derri i egër i pyllit e shkreton dhe egërsirat e fushës kullotin aty. 14) O Perëndi i ushtrive, të lutemi kthehu; shiko nga qielli, vështro dhe vizito këtë vresht 15) dhe drurët që mbolli e djathta jote dhe filizin që e ke forcuar për ty. 16) Ajo u dogj nga zjarri dhe është prerë; ata vdesin para kërcënimit të fytyrës sate. 17) Dora jote qoftë mbi njeriun e të djathtë tënde, mbi njeriun që ti e ke bërë të fortë për ty. 18) Kështu ne nuk do të largohemi më prej teje. Na ngjall dhe ne do të kërkojmë emrin tënd. 19) O Zot, Perëndia i ushtrive, na përtëri; bëje fytyrën tënde të shkëlqejë dhe do të shpëtojmë. Additional comments?
The world's first Holy Bible un-translation!