Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
NAINOIA-INC.signedon.net
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 72 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/72 1) O Perëndi, paraqit mendimet e tua mbretit dhe drejtësinë tënde birit të mbretit, 2) dhe ai do të gjykojë popullin tënd me drejtësi dhe të pikëlluarit e tu me saktësi. 3) Malet do t’i sjellin paqen popullit dhe kodrat drejtësinë. 4) Ai do t’u sigurojë drejtësi të pikëlluarve të popullit, do të shpëtojë bijtë e nevojtarëve dhe do të dërrmojë shtypësin. 5) Ata do të të kenë frikë deri sa të ketë diell dhe hënë, për të gjitha brezat. 6) Ai do të zbresë si shiu mbi barin e kositur, si një rrebesh që vadit tokën. 7) Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë dhe ka për të patur shumë paqe deri sa të mos ketë më hënë. 8) Ai do të mbretërojë nga një det te tjetri dhe nga lumi deri në skajet e tokës. 9) Banorët e shkretëtirës do të përkulen para tij, dhe armiqtë e tij do të lëpijnë pluhurin. 10) Mbretërit e Tarshishit dhe të ishujve do t’i paguajnë haraçin, mbretërit e Shebas dhe ai i Sabas do t’i ofrojnë dhurata. 11) Po, gjithë mbretërit do ta adhurojnë dhe gjithë kombet do t’i shërbejnë. 12) Sepse ai do ta çlirojë nevojtarin që bërtet dhe të mjerin që nuk ka se kush ta ndihmojë. 13) Atij do t’i vijë keq për të dobëtin dhe për nevojtarin dhe do të shpëtojë jetën e nevojtarëve. 14) Ai do të çlirojë jetën e tyre nga shtypja dhe nga dhuna, dhe gjaku i tyre do të jetë i çmuar para syve të tij. 15) Dhe ai do të jetojë; dhe do t’i jepet ari i Shebas, do të bëhen vazhdimisht lutje për të dhe do të bekohet tërë ditën. 16) Do të ketë bollëk gruri mbi tokë, në majat e maleve; kallinjtë e tij do të valëviten si drurët e Libanit, dhe banorët e qyteteve do të lulëzojnë si bari i tokës. 17) Emri i tij do të vazhdojë përjetë, emri i tij do të përhapet deri sa të ketë diell; dhe tërë kombet do të bekohen në të dhe do ta shpallin të lumtur. 18) I bekuar qoftë Zoti Perëndia, Perëndia i Izraelit; vetëm ai bën mrekulli. 19) Qoftë i bekuar përjetë emri i tij i lavdishëm, dhe tërë toka qoftë e mbushur me lavdinë e tij. Amen, amen. 20) Këtu mbarojnë lutjet e Davidit, birit të Isait. Additional comments?
The world's first Holy Bible un-translation!