Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
NAINOIA-INC.signedon.net
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Psalms Chapter 34 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Psalms/34 1) Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time. 2) Shpirti im do të krenohet me Zotin; njerëzit e përulur do ta dëgjojnë dhe do të gëzohen. 3) Lartojeni Zotin bashkë me mua, dhe të lëvdojnë të gjithë emrin e tij. 4) Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. 5) Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. 6) Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij. 7) Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron. 8) Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai. 9) Kini frikë nga Zoti, ju shenjtorë të tij, sepse asgjë nuk u mungon atyre që kanë frikë prej tij. 10) Luanët e vegjël vuajnë nga mungesa e madhe dhe nga uria, por atyre që kërkojnë Zotin nuk u mungon asgjë. 11) Ejani, o bij, dëgjomëni; unë do t’ju mësoj frikën e Zotit. 12) Cili është ai njeri që dëshiron jetën dhe do ditë të gjata për të parë të mirën? 13) Mbaje gjuhën tënde larg së keqes dhe buzët e tua të mos thonë gënjeshtra. 14) Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, kërko paqen dhe siguroje. 15) Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre. 16) Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut. 17) Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. 18) Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar. 19) Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha. 20) Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet. 21) Ligësia do të vrasë të keqin, dhe ata që urrejnë të drejtin do të shkatërrohen. 22) Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te ai nuk do të shkatërrohet. Additional comments?
The world's first Holy Bible un-translation!