Preface
Read
+
Publisher
Nainoia, Inc.
PO Box 462, Bellefonte, PA 16823
(814) 470-8028
NAINOIA-INC.signedon.net
LinkedIn/NAINOIA-INC
Third Party Publisher Resources
Please contact us below
Submit your proposed corrections
I understand that the Aionian Bible republishes public domain and Creative Commons Bible texts and that volunteers may be needed to present the original text accurately. I also understand that apocryphal text is removed and most variant verse numbering is mapped to the English standard. I have entered my corrections under the verse(s) below. Proposed corrections to the Albanian Bible, Proverbs Chapter 10 https://www.AionianBible.org/Bibles/Albanian-Tosk---Albanian-Bible/Proverbs/10 1) Fjalët e urta të Salomonit. Një fëmijë e urtë e gëzon të atin, por një fëmijë budalla i shkakton vuajtje nënes së vet. 2) Thesaret e padrejtësisë nuk japin dobi, por drejtësia të çliron nga vdekja. 3) Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria, por hedh poshtë dëshirën e të pabesëve. 4) Kush punon me dorë përtace varfërohet, por dora e njerëzve të zellshëm të bën të pasurohesh. 5) Ai që mbledh gjatë verës është një bir i matur, por ai që fle në kohën e korrjeve është një bir që të mbulon me turp. 6) Ka bekime mbi kokën e të drejtit, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve. 7) Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet. 8) Zemërurti i pranon urdhërimet, por fjalamani budalla do të rrëzohet. 9) Ai që ecën në ndershmëri ecën i sigurt, por ai që ndjek rrugë dredharake ka për t’u zbuluar. 10) Kush e shkel syrin shkakton vuajtje, por fjalamani budalla do të rrëzohet. 11) Goja e të drejtit është një burim jete, por dhuna e mbulon gojën e të pabesëve. 12) Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet. 13) Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend. 14) Të urtët grumbullojnë njohuri, por goja e budallait është një shkatërrim i shpejtë. 15) Begatia e të pasurit është qyteti i tij i fortë; shkatërrimi i të varfërit është varfëria e tyre. 16) Puna e të drejtit i shërben jetës, fitimi i të pabesit mëkatit. 17) Kush ruan mësimet është në rrugën e jetës; por kush nuk pranon kritikën humb. 18) Kush e maskon urrejtjen ka buzë gënjeshtare dhe ai që përhap shpifje është budalla. 19) Në fjalët e shumta faji nuk mungon, por ai që i frenon buzët e tij është i urtë. 20) Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur, por zemra e të pabesëve vlen pak. 21) Buzët e të drejtit ushqejnë mjaft njerëz, por budallenjtë vdesin sepse nuk kanë mend. 22) Bekimi i Zotit pasuron dhe ai nuk shton asnjë vuajtje. 23) Kryerja e një kobi për budallanë është si një zbavitje; kështu është dituria për njeriun që ka mend. 24) Të pabesit i ndodh ajo nga e cila trembet, por njerëzve të drejtë u jepet ajo që dëshirojnë. 25) Kur kalon furtuna, i pabesi nuk është më, por i drejti ka një themel të përjetshëm. 26) Ashtu si uthulla për dhëmbët dhe tymi për sytë, kështu është dembeli për ata që e dërgojnë. 27) Frika e Zotit i zgjat ditët, por vitet e të pabesit do të shkurtohen. 28) Shpresa e të drejtëve është gëzimi, por pritja e të pabesëve do të zhduket. 29) Rruga e Zotit është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për ata që kryejnë padrejtësi. 30) I drejti nuk do të lëvizet kurrë, por të pabesët nuk do të banojnë në tokë. 31) Goja e të drejtit prodhon dituri, por gjuha e çoroditur do të pritet. 32) Buzët e të drejtit njohin atë që është e pranueshme; por goja e të pabesëve njeh vetëm gjëra të çoroditura. Additional comments?
The world's first Holy Bible un-translation!