< Рут 4 >

1 А Бо́аз прийшов до брами, та й сів там. Аж ось проходить родич, про якого говорив був Боаз. І він сказав йому́: „Зайди сюди, послухай, і сядь отут!“І той зайшов і сів.
Boazi shkoi te porta e qytetit dhe u ul aty. Dhe ja, po kalonte ai që kishte të drejtën e shpengimit dhe për të cilin Boazi kishte folur. Boazi i tha: “O ti biri i filanit, afrohu dhe ulu këtu”. Ai u afrua dhe u ul.
2 А Боаз узяв десять мужа зо старши́х того міста та й сказав: „Сідайте тут!“І вони посідали.
Boazi mori atëherë dhjetë burra nga pleqtë e qytetit dhe u tha atyre: “Uluni këtu”. Ata u ulën.
3 І сказав він до родича: „Діля́нку поля, що нашого брата Елімеле́ха, продала́ Ноомі́, яка вернулася з моавського поля.
Pastaj Boazi i tha atij që kishte të drejtën e shpengimit: “Naomi, që u kthye nga vendi i Moabit, ka shitur pjesën e tokës që i përkiste vëllait tonë Elimelek.
4 А я постановив: Подам тобі до ушей твоїх, говорячи: Купи при тих, що сидять тут, та при старши́х мого народу. Якщо викупиш — викупи, а якщо не викупиш — скажи мені, і нехай я знаю, бо окрім тебе нема кому викупити, а я за тобою“. А той сказав: „Я викуплю“.
Mendova të të informoj dhe të të them: “Blije në prani të banorëve të vendit dhe të pleqve të popullit tim. Në rast se do ta shpengosh, shpengoje; por në rast se nuk ke ndër mend ta shpengosh, ma thuaj që ta di edhe unë; sepse asnjeri veç teje nuk gëzon të drejtën e shpengimit, dhe pas teje vij unë””. Ai u përgjegj: “Do të kërkoj të drejtën time”.
5 І сказав Бо́аз: „Того дня, коли набу́деш поле з руки Ноомі, то набудеш також моавитянку Рут, жінку померлого, — щоб поставити ім'я́ померлому на наді́лі його“.
Atëherë Boazi tha: “Ditën që do ta blesh arën nga dora e Naomit, ti do ta blesh edhe nga Ruthi, Moabitja, bashkëshortja e të ndjerit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij”.
6 А родич сказав: „Не можу я викупити собі, щоб не понищити свого наді́лу. Викупи собі мого викупа, бо я не можу викупити“.
Ai që gëzonte të drejtën e shpengimit u përgjegj: “Unë nuk mund ta shpengoj për vete, sepse do të shkatërroj trashëgiminë time; shpengo ti atë që duhet të shpengoja unë, sepse unë nuk mund ta shpengoj”.
7 А оце було колись серед Ізраїля на викуп, і на заміну, і на ствердження кожної справи: чоловік здіймав санда́лю свою, і давав своєму ближньому, і це було свідо́цтвом серед Ізраїля.
Ky ishte zakoni në kohërat e kaluara në Izrael lidhur me të drejtën e shpengimit dhe të ndryshimit të pronësisë: personi hiqte sandalen dhe ja jepte tjetrit; kjo ishte mënyra e dëshmisë në Izrael.
8 І сказав родич до Боаза: „Купи собі!“І зняв свою́ санда́лю.
Kështu ai që gëzonte të drejtën e shpengimit i tha Boazit: “Blije ti vetë”, dhe hoqi sandalen.
9 І сказав Боаз до старши́х та до всього народу: „Ви свідки сьогодні, що я набув усе, що Елімеле́хове, і все, що Кілйонове та Махлонове з руки Ноомі́.
Atëherë Boazi u tha pleqve dhe tërë popullit: “Ju sot jeni dëshmitarë që unë bleva sot në duart e Naomit të gjitha ato që ishin pronë e Elimelekut, të Kilionit dhe të Mahlonit.
10 А також моавітянку Рут, Махлонову жінку, набув я собі за жінку, щоб поставити ім'я́ померлому на спа́дкові його, — і не буде знищене ім'я померлого між братами його та з брами його місця. Ви сьогодні свідки на це! “
Gjithashtu bleva për grua Ruthin, Moabiten, bashkëshorten e Mahlonit, për ta ringjallur emrin e të ndjerit në trashëgiminë e tij, me qëllim që emri i të ndjerit të mos shuhet midis vëllezërve të tij dhe në portën e qytetit të tij. Ju sot jeni dëshmitarë të këtij fakti.
11 І сказав увесь народ, що були в брамі, та старші, свідки: „Нехай дасть Господь цю жінку, що входить до дому твого, як Рахи́ль та як Лі́ю, що вони оби́дві збудували Ізраїлів дім. І розбагатій в Ефраті, і здобуть собі славне ім'я́ в Віфлеємі.
Atëherë tërë populli që ndodhej te porta dhe pleqtë u përgjigjën: “Ne jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje. Zoti e bëftë gruan që hyn në shtëpinë tënde si Rakelën dhe si Lean, dy gratë që ngritën shtëpinë e Izraelit. Paç pushtet në Efrathah dhe u bëfsh i famshëm në Betlem.
12 А з насіння, що Господь дасть тобі від цієї молодої жінки, нехай стане дім твій, як дім Переца, що Тамар породила була Юді“.
Shtëpia jote u bëftë si shtëpia e Peretsit, që Tamara i lindi Judës, për shkak të pasardhësve që Zoti do të të japë nga kjo e re”.
13 І взяв Бо́аз Рут, і вона стала йому за жінку. І він увійшов до неї, а Господь дав їй вагітність, — і вона породила сина.
Kështu Boazi e mori Ruthin, që u bë bashkëshortja e tij. Ai hyri tek ajo dhe Zoti i dha mundësinë të lindë, dhe ajo lindi një djalë.
14 І сказали жінки́ до Ноомі́: „Благословенний Господь, що не позбавив тебе сьогодні родича! І буде славним ім'я́ його серед Ізраїля.
Atëherë gratë i thanë Naomit: “Bekuar qoftë Zoti, që sot nuk të la pa një shpëtimtar. Emri i tij u bëftë i famshëm në Izrael!
15 І він буде тобі потішителем душі та на вижи́влення твоєї сивини́, бо породила його твоя невістка, що любить тебе, що ліпша тобі за сімо́х синів“.
Pastë mundësi ai të rimëkëmbë jetën tënde dhe u bëftë mbështetja e pleqërisë sate, sepse e ka lindur nusja jote që të do dhe që vlen për ty më tepër se shtatë bij”.
16 І взяла́ Ноомі ту дитину, і поклала її на коліна свої, і була їй за няньку.
Pastaj Naomi e mori fëmijën, e vuri në gjirin e saj dhe u bë taja e saj.
17 А сусідки назвали ім'я́ йому, говорячи: „Народився син для Ноомі́!“І назвали ім'я йому: Ове́д. А він — батько Єссе́я, Дави́дового батька.
Fqinjët i vunë një emër dhe thonin: “I lindi një djalë Naomit!”. E quajtën Obed. Ai qe ati i Isait, ati i Davidit.
18 А оце Перецові нащадки: Перец породив Гецрона,
Ja pasardhësit e Peretsit: Peretsit i lindi Hetsroni;
19 а Гецрон породив Рама, а Рам породив Аммінадава,
Hetsronit i lindi Rami; Ramit i lindi Aminadabi;
20 а Аммінадав породив Нахшона, а Нахшон породив Салмона;
Aminadabit i lindi Nahshoni; Nahshonit i lindi Salmoni;
21 а Салмон породив Бо́аза, а Бо́аз породив Ове́да;
Salmonit i lindi Boazi; Boazit i lindi Obedi;
22 а Ове́д породив Єссе́я, а Єссе́й породив Дави́да.
Obedit i lindi Isai dhe Isait i lindi Davidi.

< Рут 4 >