< Ісус Навин 20 >

1 І Госпо́дь промовляв до Ісуса, говорячи:
Pastaj Zoti i foli Jozueut, duke i thënë:
2 „Промовляй до Ізраїлевих синів, говорячи: Дайте собі міста на схо́вища, про які Я говорив вам через Мойсея,
“Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: “Vendosuni në qytetet e strehimit, për të cilat ju fola me anë të Moisiut,
3 щоб утікав туди убі́йник, що заб'є кого ненаро́ком невмисне, і вони будуть для вас на місце схо́вища від ме́сника за кров.
me qëllim që të mund të strehohet vrasësi që ka vrarë dikë pa dashje dhe pa paramendim; ato do të shërbejnë si vend strehimi për t’i shpëtuar hakmarrësit të gjakut.
4 І втече він до одно́го з тих міст, і стане при вході місько́ї брами, та й буде голосно говорити старши́м того міста про свою справу. І вони ві́зьмуть його до міста до се́бе, і дадуть йому місце, і він осяде з ними.
Kur vrasësi do të ikë në një nga këto qytete, do të ndalet në hyrje të portës së qytetit dhe do t’ua parashtrojë rastin e tij pleqve të atij qyteti; këta do ta presin në qytetin e tyre, do t’i gjejnë vend dhe ai do të banojë me ta.
5 А коли буде гнатися за ним ме́сник, то не видадуть убійника в руку його, бо він невмисне забив свого ближнього, і не був йому ворогом ані вчора, ані позавчора.
Në rast se hakmarrësi i gjakut do ta ndjekë, ata nuk do t’ia dorëzojnë vrasësin, sepse ai ka vrarë të afërmin e tij pa paramendim, pa e urryer më parë.
6 І буде він сидіти в тому місті, аж поки не стане перед громадою на суд, аж до смерти найвищого священика, що буде в тих днях. Тоді пове́рнеться убійник, та й уві́йде до свого міста та до свого дому, до того міста, звідки він утік“.
Vrasësi do të qëndrojë në atë qytet deri sa, me vdekjen e kryepriftit që do të jetë në funksion ato ditë, do të dalë në gjyq para asamblesë. Atëherë vrasësi mund të kthehet dhe të hyjë në qytetin e tij dhe në shtëpinë e tij, në qytetin nga i cili kishte ikur””.
7 І посвятили вони Кедеш в Ґалілі на Нефталимовій горі, і Сихем на Єфремовій горі та Кір'ят-Арбу, воно Ефрон, на горі Юдиній.
Ata, pra, caktuan Kedeshin në Galile, në zonën malore të Neftalit, Sikemin në krahinën malore të Efraimit dhe Kiriath-Arbën (që është Hebroni), në krahinën malore të Judës.
8 А по той бік єрихонського Йорда́ну на схід вони дали: Бецер на пустині, на рівнині, із Рувимового племени, і Рамот у Ґілеаді з Ґадового племени, і Ґалан у Башані з Манасіїного племени.
Dhe matanë Jordanit, në lindje të Jerikos, caktuan Betserin në shkretëtirën e rrafshnaltës të fisit të Rubenit, Ramothin në Galaad të fisit të Gadit dhe Golanin në Bashan të fisit të Manasit.
9 Оце були міста призна́чення для всіх Ізраїлевих синів та для прихо́дька, що мешкає чужи́нцем серед них, на схо́вище туди кожному, хто вб'є кого ненаро́ком. І не помре він від руки ме́сника за кров, аж поки не стане перед громадою.
Këto ishin qytetet që iu caktuan tërë bijve të Izraelit dhe të huajit që banonte midis tyre, në mënyrë që kushdo që kishte vrarë dikë pa dashje të mund të strehohej dhe të mos vritej nga hakmarrësi i gjakut, para se të dilte përpara asamblesë.

< Ісус Навин 20 >