< Йоїл 2 >

1 Засурмі́ть на Сіоні в сурму́, здійміть крик на святій горі Моїй! Затремтіть, всі мешка́нці землі, бо прийшов день Госпо́дній, бо бли́зько вже він,
I bini borisë në Sion dhe jepni kushtrimin në malin tim të shenjtë! Le të dridhen të gjithë banorët e vendit, sepse dita e Zotit po vjen, është e afërt,
2 день темно́ти та те́мряви, день хмари й імли́! Як несеться досві́тня зоря́ по гора́х, так наро́д цей великий й міцни́й. Такого, як він, не бувало відві́ку, і по ньому не бу́де вже більш аж до літ з роду в рід!
po vjen dita e territ dhe e errësirës së dendur, ditë resh dhe mjegulle. Ashtu si përhapet agimi mbi malet, po vjen një popull i shumtë dhe i fuqishëm, të cilit kurrkush nuk i ka ngjarë më parë dhe as nuk do të ketë më kurrë për shumë breza që do të vijnë.
3 Перед ним пожира́є огонь, і палахкоти́ть за ним по́лум'я! Земля перед ним, як еде́нський садо́к, а за ним — опусті́ла пустиня, і ряту́нку від нього нема!
Para tij një zjarr po gllabëron dhe pas tij një flakë po djeg. Përpara tij vendi është si kopshti i Edenit; dhe pas tij është si një shkretëtirë e mjeruar; po, asgjë nuk i shpëton atij.
4 Його ви́гляд — ніби коні, гарцю́ють вони, наче ті верхівці́!
Pamja e tyre është si pamja e kuajve, dhe rendin si kuaj të shpejtë.
5 Як гу́ркіт військо́вих возі́в, вони ска́чуть гірськи́ми верхі́в'ями, як ве́реск огни́стого по́лум'я, що солому жере́, наче поту́жний наро́д, що до бо́ю поста́влений.
Ata hidhen mbi majat e maleve me zhurmë qerresh, si brambullima e flakës së zjarrit që djeg kallamishtet, si një popull i fortë që është rreshtuar për betejë.
6 Наро́ди тремтять перед ним, всі обличчя поблі́дли.
Përpara tyre popujt përpëliten nga dhembja, çdo fytyrë zbehet.
7 Як ли́царі, мчаться вони, немов вояки́ вибігають на мур, і кожен своєю доро́гою йдуть, і з стежо́к своїх не позбива́ються, —
Rendin si njerëz trima, ngjiten mbi muret si luftëtarë; secili ndjek rrugën e vet pa devijuar prej saj.
8 не пхають вони один о́дного, ходять своєю дорогою битою, а коли на списа́ упаду́ть, то не зра́няться.
Askush nuk e shtyn fqinjin e tij, secili ndjek shtegun e vet; sulen në mes të shigjetave, por nuk plagosen.
9 По місті хурча́ть, по мурі біжать, увіхо́дять в доми́, через ві́кна прола́зять, як зло́дій.
I bien qytetit kryq e tërthor, rendin mbi muret, ngjiten në shtëpi, hyjnë në to nga dritaret si vjedhës.
10 Трясеться земля перед ним, тремтить небо, сонце та місяць темні́ють, а зорі загу́блюють ся́йво своє.
Para tyre dridhet toka, dridhen qiejt, dielli dhe hëna erren dhe yjet humbin shkëlqimin e tyre.
11 I голос Свій видасть Госпо́дь перед ві́йськом Своїм, бо та́бір Його величе́зний, бо міцни́й викона́вець сло́ва Його, бо великий день Господа й ве́льми страшни́й, і хто зможе його перене́сти?
Zoti bën që t’i dëgjohet zëri para ushtrisë së tij, sepse fusha e tij është shumë madhe dhe zbatuesi i fjalës së tij është i fuqishëm. Po, dita e Zotit është e madhe dhe fort e tmerrshme; kush mund ta durojë?
12 Тому́ то тепер промовляє Госпо́дь: Верніться до Мене всім серцем своїм, і по́стом святим, і плаче́м та рида́нням!
“Prandaj tani”, thotë Zoti, “kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime”.
13 І деріть своє серце, а не свою одіж, і наверні́ться до Господа, вашого Бога, бо ласка́вий Він та милосе́рдний, довготерпели́вий та многомилости́вий, і жалку́є за зло!
Grisni zemrën tuaj dhe jo rrobat tuaja dhe kthehuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ai është i mëshirshëm dhe plot dhemshuri, i ngadalshëm në zemërim dhe me shumë dashamirësi, dhe pendohet për të keqen që ka dërguar.
14 Хто знає, чи Він не пове́рнеться та не пожа́лує, і по Собі не зали́шить благослове́ння, жертву хлі́бну та жертву ту литу для Господа, вашого Бога.
Kush e di, ndoshta kthehet dhe pendohet, dhe lë pas tij një bekim, një ofertë ushqimesh dhe një libacion për Zotin, Perëndinë tuaj?
15 Засурмі́ть на Сіоні в сурму́, оголосіть святий піст, скличте зібра́ння!
I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn.
16 Зберіте наро́д, оголосіть святі збо́ри, ста́рців згрома́дьте, позбирайте дітей та грудни́х немовля́т, нехай вийде з кімна́ти своєї тако́ж молодий, молода́ ж з-під свого накриття́!
Mblidhni popullin, shenjtëroni kuvendin, mblidhni pleqtë, mblidhni fëmijët dhe foshnjat e gjirit. Të dalë dhëndrri nga dhoma e tij dhe nusja nga dhoma e saj e nusërisë.
17 Між притво́ром та же́ртівником нехай плачуть священики, слу́ги Господні, хай мо́лять вони: Змилуйся, Господи, над наро́дом Своїм, і не видай на га́ньбу спадку Свого, щоб над ним панували пога́ни. Нащо будуть казати між наро́дами: Де́ їхній Бог?
Midis portikut dhe altarit le të qajnë priftërinjtë, ministrat e Zotit, dhe le të thonë: “Fale, o Zot, popullin tënd dhe mos ia lër trashëgiminë tënde turpit apo nënshtrimit nga ana e kombeve. Sepse do të thonë midis popujve: “Ku është Perëndia i tyre?””.
18 І за́здрісним стане Госпо́дь за Свій край, і зми́лується над наро́дом Своїм“.
Atëherë Zoti u bë xheloz për vendin e tij dhe i erdhi keq për popullin e tij.
19 І Господь відповів і сказав до наро́ду Свого: „Ось Я посилаю вам збіжжя й вино молоде та оливу, і наси́титесь нею, і більше не дам вас на нару́гу наро́дам.
Zoti do të përgjigjet dhe do t’i thotë popullit të tij: “Ja, unë do t’ju dërgoj grurë, musht dhe vaj, do t’i keni me bollëk dhe nuk do të jeni më turpi i kombeve.
20 А цьо́го півні́чного ворога віддалю́ Я від вас, і його в край сухий та спусто́шений ви́жену, — його пе́ред до схі́днього моря, його ж край — до того́ моря за́днього. І вийде злий за́пах його, і піді́йметься смо́рід його, бо він лихо велике чинив.
Do të largoj nga ju ushtrinë e veriut dhe do ta çoj në një tokë të zhuritur dhe të shkretë; pararojën e saj drejt detit lindor dhe praparojën e saj drejt detit perëndimor; era e keqe e saj do të përhapet, duhma e saj do të përhapet, sepse ka bërë gjëra të mëdha.
21 Не бійся ти, зе́мле, а тішся й радій, — бо велике Господь учинив!
Mos kij frikë, o tokë, gëzohu, ngazëllohu, sepse Zoti ka bërë gjëra të mëdha.
22 Не бійтеся, ти пі́льна худо́бо, бо пустинні пасо́виська зазелені́ють, бо дерево видасть свій плід, фіґо́вниця та виноград свою силу дадуть.
Mos kini frikë, o kafshë të fushave, sepse tokat për kullotë do të gjelbërojnë, drurët mbajnë frytin e tyre, fiku dhe hardhia japin tërë bollëkun e tyre.
23 А ви, сіонські сини, радійте та тіштеся Го́сподом, Богом своїм, бо вам ї́жі Він дасть на спасі́ння, і найперше зішле вам дощу́, дощу ра́ннього й пі́знього.
Prandaj gëzohuni, o bij të Sionit, dhe kënaquni, ngazëllohuni tek Zoti, Perëndia juaj, sepse ju ka dhënë shiun e parë me drejtësi, dhe do të bëjë të bjerë për ju shiun, shiun e parë dhe shiun e fundit në muajin e parë.
24 І то́ки напо́вняться збіжжям, чави́льні ж кадки́ будуть перелива́тись вином молодим та оливою.
Lëmenjtë do të jenë plot me grurë dhe në butet do të grafullojë mushti dhe vaji;
25 І надолу́жу Я вам за ті роки, що поже́рла була сарана́, коник і черва́ та гусінь, Моє ві́йсько велике, що Я посилав проти вас.
kështu do t’ju kompensoj për të korrat që kanë ngrënë karkaleci, larva e karkalecit, bulkthi dhe krimbi, ushtria ime e madhe që kisha dërguar kundër jush.
26 А їсти — ви будете їсти й наси́чуватись, і хвалитимете Ім'я́ Господа, вашого Бога, що з вами на по́див зробив, і посоро́млений більше не буде наро́д Мій навіки!
Dhe ju do të hani me bollëk dhe do të ngopeni, dhe do të lëvdoni emrin e Zotit, Perëndisë tuaj, që për ju ka bërë mrekulli, dhe popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi.
27 І пізна́єте ви, що Я серед Ізраїля, і що Я — Господь, Бог ваш, і немає вже іншого, — і посоро́млений більше не буде наро́д Мій навіки!
Atëherë ju do të pranoni që unë jam në mes të Izraelit dhe që jam Zoti, Perëndia juaj, dhe nuk ka asnjë tjetër; popullin tim nuk do ta mbulojë më turpi”.
28 І бу́де потому, — виллю Я Духа Свого на кожне тіло, і пророкува́тимуть ваші сини́ й ваші до́чки, а вашим стари́м будуть сни́тися сни, юнаки́ ваші бачити будуть виді́ння.
“Mbas kësaj do të ndodhë që unë do të përhap Frymën tim mbi çdo mish; bijtë tuaj dhe bijat tuaja do të profetizojnë, pleqtë tuaj do të shohin ëndrra, të rinjtë tuaj do të kenë vegime.
29 І також на рабів та невільниць за тих днів виллю Духа Свого́.
Në ato ditë do të përhap Frymën time edhe mbi shërbëtorët dhe shërbëtoret.
30 І дам Я озна́ки на небі й землі, — кров та огонь, та стовпи́ диму.
Do të bëj mrekulli në qiejt dhe mbi tokë: gjak, zjarr dhe shtëllunga tymi.
31 Замі́ниться сонце на те́мність, а місяць — на кров перед прихо́дом Господнього дня, великого та страшно́го!
Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.
32 І станеться, — кожен, хто кли́кати буде Господнє Ім'я́, той спасеться, бо на Сіонській горі та в Єрусалимі буде спасі́ння, як Госпо́дь говорив, та для тих позоста́лих, що Господь їх покличе.
Dhe do të ndodhë që kushdo që do t’i drejtohet emrit të Zotit do të shpëtojë, sepse në malin Sion dhe në Jeruzalem do të ketë shpëtim, siç e ka thënë Zoti, edhe për ata që kanë mbetur gjallë dhe që Zoti do t’i thërrasë”.

< Йоїл 2 >