< Єремія 11 >

1 Слово, що було до Єремії від Господа, кажучи:
Kjo është fjala që iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thënë:
2 „Послухайте слів заповіту оцьо́го, і будете їх говорити юдеям і ме́шканцям Єрусалиму,
“Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhje dhe foluni njerëzve të Judës dhe banorëve të Jeruzalemit.
3 і скажеш ти їм: Так говорить Господь, Бог Ізраїлів: Про́клята та люди́на, що не слухає слів заповіту цього́,
U thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit: I mallkuar qoftë ai njeri që nuk dëgjon fjalët e kësaj besëlidhjeje,
4 що його наказав був Я вашим батька́м того дня, коли їх виво́див із кра́ю єгипетського, із залізного го́рна, говорячи: Слухайтеся Мого голосу, і робіть усе те, що Я накажу́ вам, — і бу́дете ви народом Моїм, а Я бу́ду вам Богом,
që unë u urdhërova etërve tuaj ditën që i nxora nga Egjipti, nga furra prej hekuri, duke thënë: “Dëgjoni zërin tim dhe i bëni këto gjëra në bazë të atyre që ju komandoj; atëherë ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj”,
5 щоб Я ви́повнив при́сягу ту, якою Я вашим батька́м присяга́в дати їм Край, що тече молоком, як сьогодні! А я відповів та сказав: Амі́нь, Господи!
me qëllim që unë të mund të plotësoj betimin që u kam bërë etërve tuaj, t’u jap atyre një vend ku të rrjedhë qumësht dhe mjaltë, ashtu si po ndodh sot”. Unë u përgjigja dhe thashë: “Kështu qoftë, o Zot!”.
6 І промовив до мене Госпо́дь: Виголо́шуй оці всі слова́ по юдейських міста́х та на вулицях Єрусалиму, говорячи: Слухайтесь слів заповіту цього́, і вико́нуйте їх!
Atëherë Zoti më tha: “Shpalli tërë këto fjalë në qytetet e Judës dhe nëpër rrugët e Jeruzalemit, duke thënë: Dëgjoni fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe zbatojini në praktikë.
7 Бо направду засвідчив Я вашим батька́м того дня, як виводив їх з кра́ю єгипетського, і до сьогодні Я пильно засві́дчую, кажучи: Слу́хайтеся Мого голосу!
Sepse i kam nxitur me insistim etërit tuaj që nga dita që i nxora nga vendi i Egjiptit e deri më sot, i kam nxitur me urgjencë duke thënë: “Dëgjoni zërin tim!”.
8 Та не слухали й не прихиляли вони свого вуха, і кожен ходив за упе́ртістю злі́сного серця свого. І Я спровадив на них усі слова заповіту цього, що Я наказав був робити, вони ж не робили.
Por ata nuk e dëgjuan as ia vunë veshin, por secili eci sipas kryeneçësisë së zemrës së keqe të tij; prandaj unë do të bëj që të goditen nga të gjitha gjërat e përmendura në këtë besëlidhje, për të cilat kisha urdhëruar t’i respektonin, por që ata nuk i respektuan”.
9 І промовив до мене Господь: Зна́йдений бунт між юдеями та між мешка́нцями Єрусалиму!
Pastaj Zoti më tha: “U zbulua një komplot midis njerëzve të Judës dhe midis banorëve të Jeruzalemit.
10 Повернулись вони до гріхів своїх давніх батькі́в, що слухатися Моїх слів не хотіли, і пішли за бога́ми чужими, щоб їм служити. Дім Ізраїлів і дім Юдин зламали Мого заповіта, якого Я склав з їхніми батька́ми.
Janë kthyer në paudhësitë e etërve të tyre të lashtë, të cilët nuk pranuan të dëgjojnë fjalët e mia, dhe u shkuan pas perëndive të tjera, për t’u shërbyer; shtëpia e Izraelit dhe shtëpia e Judës kanë shkelur besëlidhjen që unë kisha lidhur me etërit e tyre”.
11 Тому так промовляє Госпо́дь: Ось Я лихо на них наведу́, що вийти із нього не змо́жуть, і кли́кати бу́дуть до Мене, але не почую Я їх!
Prandaj kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të sjell mbi ta një gjëmë, nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë. Ata do të më klithin, por unë nuk do t’i dëgjoj.
12 І пі́дуть юдейські міста́ та єрусалимські мешканці, і бу́дуть кричати до богів, що їм ка́дять вони, але ті помогти́ — не помо́жуть їм за ча́су їхнього лиха!
Atëherë qytetet e Judës dhe banorët e Jeruzalemit do të shkojnë t’u klithin perëndive të cilave u kanë djegur temjan, por këta nuk do t’i shpëtojnë në kohën e gjëmës së tyre.
13 Бо богів твоїх — за числом твоїх міст, Юдо, і за числом вулиць Єрусалиму наста́влено же́ртівників для Моло́ха, же́ртівників, щоб кади́ти Ваалові.
Sepse o Judë perënditë e tua janë të shumta si qytetet e tua, dhe altarët që keni ngritur për atë gjë të turpshme, altarët për t’i djegur temjan Baalit, janë të shumtë si rrugët e Jeruzalemit.
14 А ти не молися за цього наро́да, і блага́ння й молитви за них не здійма́й, бо Я не почую за ча́су того́, коли кли́кати будуть до Мене з-за лиха свого́!
Prandaj mos u lut për këtë popull dhe mos ngri për të asnjë britmë a lutje, sepse unë nuk do t’i kënaq kur do të më klithin mua për fatkeqësinë e tyre”.
15 По́що Моєму коханому в домі Моєму чинити злі за́міри? Чи то́всті куски́ і м'ясо посвя́тне відве́рнуть від тебе нещастя твоє? Тоді б ти радів!
Çfarë bën i preferuari im në tempullin tim, kur ka kryer shumë veprime të kobshme? A do të mundin mishrat e shenjtëruara të largojnë prej teje ligësinë tënde, me qëllim që ti të mund të gëzohesh?
16 „Оли́вка зелена, гарна пло́дом хорошим“, — так кликнув Господь твоє йме́ння. Але з шумом великого вітру огонь запали́вся круг неї, і галу́зки її полама́ються!
Zoti të kishte thirrur me emrin Ulli i gjelbëruar i bukur, me fryte të shijshme. Në zhurmën e një rrëmuje të madhe, ai do t’i vërë zjarr dhe degët e tij do të shkatërrohen.
17 А Господь Саваот, що тебе посадив, говорив був на тебе лихе за зло дому Ізраїля та дому Юди, що робили собі, щоб гніви́ти Мене, щоб кади́ти Ваа́лові.
Zoti i ushtrive që të kishte mbjellë ka dekretuar fatkeqësinë kundër teje, për shkak të ligësisë sate në dëm të vetë shtëpisë së Izraelit dhe të shtëpisë së Judës, duke provokuar zemërimin tim dhe duke i djegur temjan Baalit”.
18 А Господь дав пізна́ти мені — й я пізнав, і тоді Ти вчинив, що побачив я їхні діла́.
Zoti ma bëri të ditur dhe unë e mësova; atëherë ti më tregove veprimet e tyre.
19 А я був, мов лагі́дна вівця́, що прова́дять її на зако́лення, і не знав, що на мене вони вимишля́ли заті́ї: „Пони́щмо це дерево з пло́дом його, і з кра́ю живих його ви́тнім, і йме́ння його не згадається більше!“
Unë isha si një qengj i butë që e çojnë në thertore dhe nuk dija që kurdisnin intriga kundër meje, duke thënë: “Të shkatërrojmë drurin bashkë me frytin e tij dhe ta zhdukim nga toka e të gjallëve, me qëllim që emri i tij të mos kujtohet më”.
20 Але, Господи Саваоте, Ти Суддя сраведливий, що досліджуєш ни́рки та серце, — хай над ними побачу я по́мсту Твою, бо справу свою я дові́рив Тобі!
Por, o Zot i ushtrive, gjykatës i drejtë, që shqyrton mendjen dhe zemrën, tregomë hakmarrjen tënde mbi ta, sepse unë të bëra të njohur çështjen time.
21 Тому так промовляє Господь на людей Анато́ту, що пошу́кують душу твою та говорять: „Не пророкуй Ім'я́м Господа, щоб не померти тобі від рук наших!“
Prandaj kështu thotë Zoti përsa i përket njerëzve të Anathothit që kërkojnë jetën tënde, duke thënë: “Mos bëj profecira në emër të Zotit, që të mos vdesësh nga dora jonë”.
22 Тому так промовляє Господь Савао́т: Ось Я навіщу́ їх: від меча юнаки́ повмирають, а сини їхні та їхні до́чки від голоду вмруть!
Kështu, pra, thotë Zoti i ushtrive: “Ja, unë do t’i dënoj; të rinjtë do të vdesin nga shpata, bijtë e tyre dhe bijat e tyre do të vdesin nga uria.
23 І оста́нку не буде по них, бо спрова́джу Я зло на людей Анато́ту у році наві́щення їх!
Nuk ka për të mbetur asnjë prej tyre, sepse unë do të sjell një gjëmë mbi njerëzit e Anathothit, në vitin e ndëshkimit të tyre”.

< Єремія 11 >