< Ісая 27 >

1 У той день наві́дає Господь Своїм тверди́м, і дужим та сильним мече́м левіята́на, змія прудко́го, і левіята́на, змія звивко́го, і драко́на, що в морі, заб'є.
Atë ditë Zoti do të ndëshkojë me shpatën e tij të ashpër, të madhe dhe të fortë Leviathanin, gjarpërin e shkathët, gjarpërin Leviathani dredha-dredha, dhe do të vrasë përbindëshin që është në det.
2 У той день заспівайте про нього, про виноградник прина́дний:
Atë ditë do të thuhet: “Vreshti që jep verë të kuqërremtë, këndoni për të.
3 Я Господь, його Сто́рож, щохвилі його Я напо́юю; щоб хто не наві́дав його, стережу́ його вдень та вночі,
Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë.
4 Я гніву не маю. Хто Мені дасть терни́ну й будя́ччя, — на бій Я піду́ проти них, і спалю́ їх усіх!
Nuk ka zemërim tek unë. Kush do t’i vinte në luftë kundër meje ferrat dhe gjembat? Unë do të shkoja kundër tyre dhe do t’i digjja të gjitha tok.
5 Хіба буде держа́тися міцно Мого він за́хисту, щоб мир учини́ти зо Мною, зо Мною щоб мир учини́ти!
Do të ishte më mirë që dikush të mbështetej te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua”.
6 Яків у майбу́тньому пу́стить корі́ння, розцвіте́ться Ізра́їль і пу́п'янки пу́стить, і поверхню вселенної пло́дом напо́внять.
Në ditët që do të vijnë Jakobi do të lëshojë rrënjë, Izraeli do të lulëzojë dhe do të lëshojë lastarë dhe do të mbushë faqen e dheut me fryte.
7 Чи Він ура́зив його, як ура́зив того, хто бив був його? Чи він був забитий, як забиті були його вби́вники?
A ka goditur Perëndia Izraelin ashtu si ka goditur ata që e qëllonin atë? A e ka vrarë atë ashtu si ka vrarë ata që e vrisnin atë?
8 Ти вигнав його, відіслав його й су́дишся з ним, вигнав його Своїм по́дувом сильним у день схі́днього вітру.
Ti je grindur me të me masë, duke e përzënë dhe duke e çuar larg. Ai e çoi në një vend të largët me frymën e tij të furishme, një ditë me erë lindore.
9 Тому вина Якова буде оку́плена цим, а це плід увесь: усу́нення з нього гріха́, коли він учинить каміння все же́ртівника побитим, немов грудки́ крейди, і не стоятимуть більше Аста́рти, і стовпи́ на честь сонця.
Në këtë mënyrë do të shpagohet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij, kur do t’i kthejë tërë gurët e altarit si gurë gëlqereje të thërmuar; kështu Asherimët dhe altarët e temjanit nuk do të ngrihen më.
10 Бо місто укрі́плене буде само́тнє, мешка́ння покинене та позоста́влене, мов би пустиня, — там па́стися буде теля, і там буде лежати воно, та пони́щить галу́зки його.
Qyteti i fortifikuar do të jetë i shkretuar, një vend i pabanuar dhe i braktisur si një shkretëtirë; aty do të kullosë viçi, i cili do të shtrihet dhe do të hajë degët.
11 Коли ви́сохнуть ві́ття його, то пола́мане буде, — жінки при́йдуть і спалять його. А що це нерозумний наро́д, тому милосердя до нього Творе́ць його мати не буде, і не буде ласка́вий до нього Створи́тесь його́.
Kur degët e tij do të thahen, do të thyhen dhe do të vijnë gra për t’i djegur. Me qenë se është një popull pa zgjuaësi, prandaj Ai që e ka bërë nuk do t’i vijë keq për të, Ai që e ka formuar nuk do t’i japë hir.
12 І станеться в день той, плоди́ помоло́тить Господь від бігу ріки до потоку єгипетського, а ви по одно́му позби́рані будете, сино́ве Ізраїля!
Po atë ditë do të ndodhë që Zoti do të shijë grurin nga rrjedha e lumit deri te përroi i Egjiptit, dhe ju do të mblidheni një nga një, o bij të Izraelit.
13 I станеться в день той, і буде засу́рмлено в велику сурму́, і при́йдуть, хто гинув у кра́ї асирійському, і вигна́нці до кра́ю єгипетського, і будуть вони на святій горі в Єрусалимі вклонятися Господе́ві.
Atë ditë do të ndodhë që të bjerë buria e madhe, dhe ata që kanë humbur në vendin e Asirisë dhe ata që janë shpërndarë në vendin e Egjiptit do të vijnë dhe do të adhurojnë Zotin mbi malin e shenjtë, në Jeruzalem.

< Ісая 27 >