< Осія 4 >

1 Послухайте сло́ва Господнього, Ізраїлеві сини, бо Госпо́дь має прю із мешка́нцями зе́мними, бо нема на землі ані правди, ні милости, ані богопізна́ння.
Dëgjoni fjalën e Zotit, o bij të Izraelit, sepse Zoti ka një konflikt me banorët e vendit: “Nuk ka në fakt as sinqeritet, as mëshirë dhe as njohje të Perëndisë në vend.
2 Кляну́ть та неправду гово́рять, і вбивають та кра́дуть, і чинять пере́люб, поставали наси́льниками, а кров доторка́ється кро́ви.
Nuk bëhet tjetër përveç shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.
3 Тому то в жало́бу земля упаде́, і стане нещасним усякий мешка́нець на ній з польово́ю звіриною й з пта́ством небесним, і також морські риби погинуть.
Për këtë shkak vendi do të jetë në zi dhe tërë banorët e tij do të vuajnë, bashkë me kafshët e fushës dhe me shpendët e qiellit; madje edhe peshqit e detit do të eliminohen.
4 Та тільки ніхто хай не сва́риться, і хай не пляму́є ніхто! А наро́д Мій — як супере́чник з священиком.
Megjithatë askush të mos kundërshtojë, askush të mos qortojë tjetrin, sepse populli yt është si ai që grindet me priftin.
5 І спіткне́шся ти вдень, і спіткне́ться з тобою й пророк уночі, і знищу Я матір твою!
Prandaj ti do të pengohesh ditën dhe profeti gjithashtu do të pengohet natën bashkë me ty; dhe unë do të shkatërroj nënën tënde.
6 Погине наро́д Мій за те, що не має знання́: тому́, що знання́ ти відкинув, відкину й тебе, щоб не був ти для Мене священиком. А тому́, що забув ти Зако́н свого Бога, забу́ду синів твоїх й Я!
Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qenë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj si prifti im; duke qenë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu.
7 Що більше розмно́жуються, то більше грішать проти Мене. Їхню славу зміню́ Я на га́ньбу!
Sa më tepër janë shumuar, aq më tepër kanë mëkatuar kundër meje; do ta kthej lavdinë e tyre në turp.
8 Вони жертву за про́гріх народу Мого їдять, і до провини його свою душу схиля́ють.
Ata ushqehen me mëkatin e popullit tim dhe e lidhin zemrën e tyre me paudhësinë e tij.
9 І буде священикові, як і наро́дові, і доро́ги його навіщу́ Я на нім, і йому відплачу́ згідно вчинків його.
Si për popullin ashtu do të jetë edhe për priftin: unë do t’i dënoj ata për sjelljen e tyre dhe do t’i shpërblej për veprat e tyre.
10 І вони будуть їсти, але не наси́тяться, чинитимуть блуд, та не розмно́жаться, бо покинули дбати про Господа.
Do të hanë, por nuk do të ngopen; do të kurvërohen, por nuk do të shtohen; sepse kanë hequr dorë nga dëgjimi i Zotit.
11 Блуд і вино та сік виноградний володіють їхнім серцем.
Prostitucioni, vera dhe mushti të lënë pa mend.
12 Наро́д Мій допитується в свого де́рева, і об'являє йому його па́лиця, бо дух блудоді́йства заводить до блу́ду, і вони заблуди́ли від Бога свого.
Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhëzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvërohen, duke u shmangur nga Perëndia e tyre.
13 На верхови́нах гірськи́х вони жертви прино́сять, і кадять на взгі́р'ях під дубом, і тополею та теребі́нтом, бо хороша їхня тінь, — тому́ ваші до́чки блудли́вими стали, а ваші неві́стки вчиняють пере́люб.
Ata bëjnë flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndër kodra, nën lisin, plepin dhe bafrën, sepse hija e tyre është e këndshme. Prandaj bijat tuaja kurvërohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorën.
14 Та не покараю ще ваших дочо́к, що вони блудоді́ють, та ваших неві́сток, що чинять пере́люб, як відходять вони з блудоді́йками і жертви приносять з розпу́сницями. А наро́д без знання́ загибає!
Nuk do t’i dënoj bijat tuaja në se kurvërohen, as nuset e bijve tuaj në se shkelin kurorën, sepse ata vetë veçohen me prostitutat dhe ofrojnë flijime bashkë me prostitutat e tempujve; prandaj njerëzia që nuk ka mend do të vdesë.
15 Якщо ти блудли́вий, Ізраїлю, нехай Юда не буде прови́нний! І не ходіть до Ґілґалу, і не приходьте до Бет-Авену, і не присягайте: Як живий Госпо́дь!
Në qoftë se ti, Izrael, kurvërohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni në Gilgal, mos u ngjitni në Beth-aven dhe mos u betoni duke thënë: “Ashtu si Zoti rron”.
16 Бо Ізраїль зробився упе́ртий, немов та упе́рта корова. Та тепер Госпо́дь па́стиме їх, як вівцю́ на приві́ллі!
Sepse Izraeli është kokëfortë si një mëshqerrë kryeneçe, tani Zoti do ta kullotë si një qengj në një vend të hapur.
17 Прилучивсь до бовва́нів Єфрем, — поки́нь ти його!
Efraimi u bashkua me idhujt, lëre të veprojë.
18 Збір п'яни́ць звиродні́лих учинився розпу́сним, їхні провідники́ покохали нечи́стість.
Edhe kur qejfet e tyre kanë mbaruar, kryejnë vazhdimisht kurvërime; krerët e tyre e duan shumë turpin.
19 Вітер їх похапа́є на кри́ла свої, і вони посоро́мляться же́ртов своїх.
Era i ka lidhur në krahët e vet dhe atyre do t’u vijë turp për flijimet e tyre”.

< Осія 4 >