< Осія 13 >

1 Як Єфрем говорив, то тремтіли, — він підне́сений був ув Ізраїлі, та через Ваа́ла згрішив і помер.
Kur Efraimi fliste me të dridhura, e lartonte vetveten në Izrael, por kur u bë fajtor me Baalin, ai vdiq.
2 А тепер іще більше гріша́ть, бо зробили собі вони ві́длива з срі́бла свого́, божкі́в за своєю подо́бою; робота майстрі́в усе те, розмовляють із ними вони; ті люди, що жертву прино́сять, цілують телят.
Tani vazhdojnë të mëkatojnë, dhe me argjendin e tyre kanë bërë një mori figurash të derdhura, idhuj sipas kuptimit të tyre, të gjitha vepra artizanësh. Për ta thuhet: “Njerëzit që ofrojnë flijime le të puthin viçat”.
3 Тому́ вони стануть, як хмара пора́нку, і мов та роса, що зникає вранці, немов та поло́ва, що з то́ку вино́ситься бурею, і наче із ко́мина дим.
Prandaj do të jenë si një re mëngjesore, si vesa që në mëngjes zhduket shpejt, si byku që e merr era nga lëmi, si tymi që del nga oxhaku.
4 А Я — Господь, Бог твій від кра́ю єгипетського, і Бога, крім Мене, не бу́деш ти знати, і крім Мене немає Спасителя.
“Megjithatë unë jam Zoti, Perëndia yt, që nga vendi i Egjiptit; ti nuk duhet të pranosh tjetër Perëndi veç meje dhe nuk ka tjetër Shpëtimtar jashtë meje.
5 Я тебе на пустині пізнав, у пересо́хлому кра́ї.
Unë të njoha në shkretëtirë, në tokën e thatësirës së madhe.
6 Мали добрі пасо́виська й ситі були, наси́тилися — і загорди́лось їхнє серце, тому́ то забули про Мене вони!
Kur kishin kullotë, ngopeshin; kur ngopeshin, zemra e tyre krenohej; prandaj më kanë harruar.
7 І став Я для них, немов лев, на дорозі чига́ю, немов та панте́ра.
Kështu unë do të jem për ta si një luan, do të rri në pritë mbi rrugë si leopard;
8 Нападу́ Я на них, немов та ведмеди́ця, що дітей загубила, і те розірву́, у що серце їхнє за́мкнене, і їх, як левчу́к, пожеру́ там, шматуватиме їх польова́ звірина́.
do t’i sulmoj si një arushë që ia kanë marrë këlyshët dhe t’u çaj kafazin e kraharorit; do t’i ha si një luaneshë, bishat e fushave do t’i shqyejnë.
9 Погубив ти себе, о Ізраїлю, бо ти був проти Мене, спасі́ння свого́.
Ti je shkatërruar, o Izrael, sepse je kundër meje, kundër ndihmës sate.
10 Де цар твій тоді? Нехай він поможе тобі по міста́х твоїх усіх! А де су́дді твої, що про них ти сказав: Дай нам царя та князі́в?
Ku është tani mbreti yt, që të mund të të shpëtojë në të gjitha qytetet e tua? Ku janë gjykatësit e tu për të cilët thoshje: “Nëm një mbret dhe disa krerë”?
11 Я тобі дав царя в Своїм гніві, і забрав у Своїй ре́вності.
Të kam dhënë një mbret në zemërimin tim dhe ta mora përsëri në tërbimin tim.
12 Провина Єфремова зв'я́зана, схо́ваний прогріх його.
Paudhësia e Efraimit është mbyllur në vend të të sigurt, mëkati i tij mbahet i fshehur.
13 Болі, немов породі́ллі, наді́йдуть на нього. Не мудрий він син, бо інакше не був би так довго у ма́тернім ну́трі.
Dhembje grash që lindin do të vinë mbi të. Éshtë një bir pa mend, sepse nuk duhet të qëndrojë gjatë në vendin ku dalin fëmijët.
14 З рук шеолу Я ви́куплю їх, від смерти їх ви́бавлю. Де, смерте, жа́ло твоє? Де, шео́ле, твоя перемо́га? Жаль схова́ється перед очима Моїми! (Sheol h7585)
Unë do t’i shpengoj nga pushteti i Sheolit, do t’i shpëtoj nga vdekja. O vdekje, unë do të jem murtaja jote. O Sheol, unë do të jem shkatërrimi yt. Pendimi është fshehur nga sytë e mi. (Sheol h7585)
15 Хоч він дає плід між брата́ми, але прийде вітер зо схо́ду, вітер Госпо́дній, що зі́йде з пустині, і всо́хне його джерело́, і пересо́хне крини́чка його, — понищить він скарб всіх коштовних рече́й!
Edhe në rast se është frytdhënës midis vëllezërve të tij, do të vijë nga shkretëtira era e lindjes, do të ngrihet nga shkretëtira era e Zotit, atëherë burimi i tij do të thahet, gurra e tij do të shterojë. Ai do të plaçkitë thesarin e çdo ene të çmuar.
16 Завини́ть Самарі́я, бо стала уперта до Бога свого́, — поляжуть вони від меча! Порозби́вані будуть їхні діти, вагітні́ їхні розпо́роті будуть!
Samaria do të shkretohet, sepse ka ngritur krye kundër Perëndisë të saj. Do të bien nga shpata; fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë dhe grave të tyre me barrë do t’u çajnë barkun”.

< Осія 13 >