< Буття 34 >

1 І вийшла була Діна, дочка Лії, яка вродила її Якову, щоб подивитися на дочок того кра́ю.
Por Dina, vajza që Lea i kishte lindur Jakobit, doli për të parë bijat e vendit.
2 І побачив її Сихем, син Гамора хіве́янина, начальника того краю, і взяв її, і лежав із нею, і збезчестив її.
Dhe Sikemi, biri i Hamorit Hiveut, princi i vendit, sa e pa e rrëmbeu, ra në shtrat me të dhe e dhunoi.
3 І пригорнулася душа його до Діни, дочки Якової, і покохав він дівчину, і говорив до серця дівочого.
Dhe shpirti i tij u lidh me Dinën, të bijën e Jakobit; ai e dashuroi vajzën dhe i foli zemrës së saj.
4 І сказав Сихем до Гамора, батька свого, говорячи: „Візьми те дівча за жінку для мене!“
Pastaj i tha të atit Hamor: “Ma jep këtë vajzë për grua”.
5 А Яків почув, що той збезчестив Діну, дочку його, а сини його були з худобою його на полі. І мовчав Яків, аж поки прибули́ вони.
Por Jakobi dëgjoi që ai e kishte çnderuar bijën e tij Dina; por bijtë e tij ishin nëpër fushat me bagëtinë e tij, dhe Jakobi heshti deri sa u kthyen.
6 І вийшов Гамор, Сихемів батько, до Якова, щоб поговорити з ним.
Atëherë Hamori, ati i Sikemit, shkoi tek Jakobi për t’i folur.
7 І прийшли сини Яковові з поля, коли почули, і засмутились ці люди, і сильно запалав їхній гнів, бо той ганьбу зробив в Ізраїлі тим, що лежав із дочкою Якова, а так не робиться.
Sapo dëgjuan për atë që kishte ndodhur, bijtë e Jakobit u kthyen nga fushat; ata ishin të hidhëruar dhe shumë të zemëruar, sepse ai kishte kryer një veprim të turpshëm në Izrael, duke rënë në shtrat me të bijën e Jakobit, gjë që nuk duhej bërë.
8 А Гамор говорив з ними, кажучи: „Син мій Сихем, — запрагла душа його вашої дочки. Дайте ж її йому за жінку!
Por Hamori u foli atyre duke thënë: “Shpirti i tim biri Sikem është lidhur me bijën tuaj, prandaj jepjani për grua;
9 І посвоячтеся з нами, — дайте нам ваші дочки, а наші дочки візьміть собі.
të bëjmë krushqi bashkë: na jepni bijat tuaja dhe merrni bijat tona.
10 І осядьтеся з нами, а цей край буде перед вами. Сидіть і перемандруйте його, і набувайте на власність у нім“.
Kështu ju do të banoni me ne dhe vendi do të jetë në dispozicionin tuaj; banoni në të, bëni tregëti dhe blini prona”.
11 І промовив Сихем до батька її та до братів її: Нехай я знайду́ милість у ваших очах, і що ви скажете мені — я дам.
Pastaj Sikemi u tha të atit dhe të vëllezërve të Dinës: “Bëni që unë të gjej hir në sytë tuaj dhe do t’ju jap çfarëdo gjë që do të më kërkoni.
12 Сильно побільші́ть на мене ві́но та дарунок, а я дам, як мені скажете, — та тільки дайте мені дівчину за жінку!“
Më caktoni madje një pajë të madhe dhe një dhuratë, dhe unë do t’ju jap sa të kërkoni, por ma jepni vajzën për grua”.
13 І відповіли́ сини Якова Сихемові та Гаморові, батькові його, підступом, сказали, бо він збезчестив Діну, сестру їх.
Atëherë bijtë e Jakobit iu përgjegjën Sikemit dhe Hamorit, të atit, dhe u folën atyre me dredhi, sepse Sikemi kishte çnderuar motrën e tyre Dina,
14 І сказали до них: „Ми не можемо зробити тієї речі, видати сестру нашу чоловікові, що має крайню плоть, бо то ганьба для нас.
dhe u thanë atyre: “Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.
15 Ми тільки за те прихилимось до вас, коли ви станете, як ми, — щоб у вас був обрізаний кожний чоловічої статі.
Vetëm me këtë kusht do ta pranojmë kërkesën tuaj, domethënë po të jetë se bëheni si ne, duke rrethprerë çdo mashkull nga ju.
16 І дамо вам своїх дочок, а ваших дочок візьмемо собі, й осядемось із вами, і станемо одним наро́дом.
Atëherë ne do t’ju japim bijat tona dhe do të marrim bijat tuaja, do të banojmë bashkë me ju dhe do të bëhemi një popull i vetëm.
17 А коли ви не послухаєте нас, щоб обрізатися, то ми візьмемо свої дочки, та й пі́демо“.
Por në qoftë se nuk doni të na dëgjoni dhe nuk dëshironi të rrethpriteni, ne do të marrim bijën tonë dhe do të ikim”.
18 І їхні слова були добрі в очах Гамора та в очах Сихема, сина Гаморового.
Fjalët e tyre i pëlqyen Hamorit dhe Sikemit, birit të Hamorit.
19 І не загаявся юнак той учинити ту річ, бо полюбив дочку Якова. А він був найповажніший у всім домі батька свого.
Dhe i riu nuk vonoi ta kryejë atë gjë, sepse e donte të bijën e Jakobit dhe ishte njeriu më i nderuar në tërë shtëpinë e të atit.
20 І прибув Гамор та Сихем, син його, до брами міста, і промовили до людей свого міста, говорячи:
Hamori dhe Sikemi, bir i tij, erdhën në portat e qytetit të tyre dhe u folën njerëzve të qytetit të tyre, duke thënë:
21 „Ці люди — вони приязні до нас, і нехай осядуть у краю, і нехай перемандрують його, а цей край ось — розлогий перед ними. Дочок їхніх візьмі́мо собі за жінок, а наших дочок даймо їм.
“Këta njerëz dëshirojnë të jetojnë në paqe me ne; le të rrinë në vendin tonë dhe të merren me tregti, sepse vendi është mjaft i madh edhe për ata. Ne do të marrim bijat e tyre për gra dhe do t’ju japim bijat tona.
22 Тільки за це прихиляться до нас ці люди, щоб сидіти з нами, і щоб стати одним народом, — коли в нас бу́де обрізаний кожен чоловічої статі, як і вони обрізані.
Por këta njerëz do të pranojnë të banojnë me ne për të formuar një popull të vetëm, me të vetmin kusht që çdo mashkull te ne të rrethpritet, ashtu si rrethpriten ata.
23 Отара їхня, і майно їхнє, і вся їхня худоба — хіба не наші вони? Тільки прихилімося до них, і нехай вони осядуть із нами.
Bagëtia e tyre, pasuria e tyre dhe kafshët e tyre a nuk do të bëhen ndofta një ditë tonat? Le të pranojmë kërkesën e tyre dhe ata do të banojnë bashkë me ne”.
24 І послухали Гамора та Сихема, сина його, усі, хто виходив з брами його міста. І були обрізані всі чоловічої статі, усі, хто виходив з брами міста його.
Dhe të gjithë ata që dilnin nga portat e qytetit dëgjuan fjalët e Hamorit dhe të birit të tij Sikem; dhe çdo mashkull u rrethpre, tërë ata dilnin nga porta e qytetit.
25 І сталося третього дня, коли вони хворі були, то два сини Яковові, Симеон і Левій, брати Дінині, взяли кожен меча свого, і безпечно напали на місто, і повбивали всіх чоловіків.
Por ndodhi që ditën e tretë, ndërsa ata vuanin, dy nga bijtë e Jakobit, Simeoni dhe Levi, vëllezër të Dinës, morën secili shpatën e vet, u vërsulën mbi qytetin që rrinte në siguri dhe vranë tërë meshkujt.
26 Також Гамора й Сихема, сина його, забили мечем, і забрали Діну з дому Сихемового, та й вийшли.
Vranë me shpatë edhe Hamorin dhe birin e tij Sikem, pastaj muarrën Dinën nga shtëpia e Sikemit dhe ikën.
27 Сини Якова напали на трупи, і пограбували місто за те, що вони збезчестили їхню сестру.
Bijtë e Jakobit u vërsulën mbi të vrarët dhe plaçkitën qytetin; sepse motrën e tyre e kishin çnderuar.
28 Забрали дрібну й велику худобу їх, і осли їх, і що було в місці, і що на полі,
Kështu ata morën kopetë me bagëti të imët dhe të trashë, gomarët e tyre, gjithçka që ishte në qytet dhe gjithçka që ishte nëpër fushat,
29 і ввесь маєток їхній, і всіх їхніх дітей, і їхніх жінок забрали в неволю, і пограбували все, що́ де в домі було.
dhe morën me vete si plaçkë tërë pasuritë e tyre, tërë fëmijët e tyre të vegjël, gratë e tyre dhe gjithçka ndodhej në shtëpitë.
30 І сказав Яків до Симеона й до Левія: „Ви зробили мене нещасливим, бо зробили мене зненавидженим у мешканців цього краю, у ханаане́янина й периззеянина. Ми люди нечисленні, а вони зберуться на мене, та й поб'ють мене, і буду знище́ний я та мій дім“.
Atëherë Jakobi i tha Simeonit dhe Levit: “Ju më keni futur në telashe duke më bërë të urryer nga banorët e vendit, Kanaanët dhe Perezejtë. Me qenë se ne jemi pakicë, ata do të grumbullohen kundër meje dhe do të më sulmojnë, dhe unë ashtu si shtëpia ime do të shfarosemi”.
31 А вони відказали: „Чи він мав би зробити нашу сестру блудницею?“
Por ata u përgjigjën: “A duhet ta trajtonte ai motrën tonë si një prostitutë?”.

< Буття 34 >