< Вихід 12 >

1 І сказав Господь до Мойсея й до Аарона в єгипетськім краї, говорячи:
Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit në vendin e Egjiptit, duke u thënë:
2 „Оцей місяць для вас — поча́ток місяців. Він вам перший між місяцями року.
“Ky muaj do të jetë për ju muaji më i rëndësishëm, do të jetë për ju muaji i parë i vitit.
3 Скажіть усій ізра́їльській громаді, говорячи: „У десятий день цього місяця нехай візьмуть собі кожен ягня́ за домом батьків, ягня на дім.
I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: “Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.
4 А коли буде той дім замали́й, щоб з'їсти ягня, то нехай ві́зьме він і найближчий до його дому сусід його за числом душ. Кожен згідно з їдо́ю своєю полі́читься на те ягня.
Por në qoftë se shtëpia është tepër e vogël për një qengj, le të marrë një së bashku me fqinjin më të afërt, duke llogaritur numrin e personave; ju do të përcaktoni sasinë e qengjit të nevojshëm, në bazë të asaj që çdonjëri mund tëhajë.
5 Ягня у вас нехай бу́де без вади, самець, однорічне. Візьміть його з овечок та з кіз.
Qengji juaj duhet të jetë pa të meta, mashkull, motak; mund të merrni një qengj ose një kec.
6 І нехай буде воно для вас пильноване аж до чотирнадцятого дня цього місяця. І заколе його ці́лий збір Ізраїлевої громади на смерка́нні.
Do ta ruani deri në ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, dhe tërë asambleja e popullit të Izraelit do ta therë atë në të ngrysur.
7 І нехай візьмуть тієї крови, і нехай покроплять на обидва бокові́ одві́рки, і на одві́рок верхній у тих дома́х, що бу́дуть їсти його в них.
Pastaj do të marrin nga ai gjak dhe do ta vënë mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive ku do ta hanë.
8 І нехай їдять тієї ночі те м'ясо, спе́чене на огні, та опрі́сноки. Нехай їдять його на гірких травах.
Do të hanë mishin e pjekur në zjarr, po atë natë, do ta hanë atë me bukë pa maja dhe me barishte të hidhura.
9 Не їжте з нього сирово́го та варе́ного, зва́реного в воді, бо до їди тільки спе́чене на огні, голова його з голі́нками його та з нутро́м його.
Nuk do të hani fare mish të gjallë apo të zier në ujë, por të pjekur në zjarr me kokën, këmbët dhe të brendshmet.
10 І не лишайте з нього нічого до ра́нку, а полишене з нього до ра́нку спаліть на огні.
Dhe nuk do të lini asnjë mbetje deri në mëngjes; dhe ç’të mbetet deri në mëngjes, do ta digjni në zjarr.
11 А їсти його бу́дете так: сте́гна ваші підпере́зані, взуття́ ваше на ногах ваших, а па́лиця ваша в руці вашій, і бу́дете ви їсти його в поспіху. Па́сха це для Господа!
Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit.
12 І перейду Я тієї ночі в єгипетськім краї, і повбиваю в єгипетській землі кожного перворідного від люди́ни аж до скотини. А над усіма єгипетськими бога́ми вчиню́ Я суд. Я — Господь!
Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t’i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.
13 І буде та кров вам знаком на тих домах, що там ви, — і побачу ту кров, і обмину вас. І не буде між вами згу́бної пора́зи, коли Я вбиватиму в єгипетськім краї.
Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t’ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.
14 І стане той день для вас па́м'яткою, і бу́дете святкувати його, як свято для Господа на всі роди ваші! Як постанову вічну бу́дете святкувати його!
Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t’u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
15 Сім днів бу́дете їсти опрі́сноки. Але́ першого дня зро́бите, щоб не було́ ква́шеного в ваших домах, бо кожен, хто їстиме ква́шене, — від дня першого аж до дня сьомого, — то буде ви́тята душа та з Ізраїля.
Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Ditën e parë do të kujdeseni të hiqni çdo maja nga shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në të shtatën, do të këputet nga Izraeli.
16 А першого дня бу́дуть у вас священні збори, і сьомого дня священні збори. Жодна праця не буде робитися в них, тільки що́ їсти кожній душі, те єдине роби́тимете ви.
Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.
17 І ви будете доде́ржувати опрі́сноків, бо саме того дня Я вивів війська ваші з єгипетського краю. І бу́дете доде́ржувати того дня в ваших родах, як постанови вічної.
Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
18 Першого місяця, чотирна́дцятого дня місяця бу́дете їсти опрісноки аж до вечора дня двадцять першого того ж місяця.
Gjatë muajit të parë, nga dita e katërmbëdhjetë e muajit, në mbrëmje, deri ditën e njëzetenjëtë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme.
19 Сім день ква́шене не буде знахо́дитися в ваших дома́х, бо кожен, хто їстиме квашене, то буде ви́тята душа та з Ізраїльської громади, чи то серед прихо́дьків, чи то тих, хто народився у кра́ї.
Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.
20 Жодного ква́шеного не бу́дете їсти в усіх ваших оселях, — будете їсти опрі́сноки!“
Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme””.
21 І покликав Мойсей усіх старши́х Ізраїлевих, та й промовив до них: „Спровадьте й візьміть собі дрібну худо́бину за роди́нами вашими, і заколіть па́сху.
Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju dhe për familjet tuaja, dhe flijoni Pashkët.
22 І візьміть в'язку ісо́пу й умочіть у кров, що в посу́дині, і доторкніться горі́шнього одві́рка й двох одвірків бічни́х кров'ю, що в посудині. А ви, — ніхто не вийдете з дверей дому свого аж до ра́нку!
Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në mëngjes.
23 І пере́йде Господь ударити Єгипет, і побачить ту кров на одвірку горі́шнім і на двох одвірках бічни́х, — і обмине́ Господь ті двері, і не дасть згубникові ввійти до ваших домів, щоб ударити.
Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t’ju goditur.
24 А ви бу́дете дотримувати цю річ, як постанови для себе й для синів своїх аж навіки.
Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj.
25 І станеться, коли ви вві́йдете до того Кра́ю, що дасть вам Господь, як Він обіцяв був, то ви бу́дете доде́ржувати цієї служби.
Kur të hyni në vendin që do t’ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit.
26 І станеться, коли запитають вас ваші сини: „Що́ то за служба ваша?“
Kur bijtë tuaj do t’ju pyesin: “Ç’kuptim ka ky rit për ju?”,
27 то відкажете: „Це жертва — Пасха для Господа, що обминув був доми Ізраїлевих синів в Єгипті, коли побивав Єгипет, а доми наші зберіг“. І схилився наро́д, — і вклонивсь до землі.
ju do t’u përgjigjeni: “Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona””. Dhe populli u përkul dhe adhuroi.
28 І пішли й учинили сини Ізраїля, — як наказав був Господь Мойсеєві та Ааронові, так учинили вони.
Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bënë ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.
29 І сталося в половині но́чі, і вдарив Господь в єгипетськім кра́ї кожного перворідного, від перворідного фараона, що сидить на своїм престолі, аж до перворідного полоне́ного, що у в'язни́чному домі, і кожного перворідного худоби.
Prandaj ndodhi që në mesnatë Zoti goditi tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, që nga i parëlinduri i Faraonit që rrinte mbi fronin e tij, deri te i parëlinduri i të burgosurit që ishte në burg, si dhe çdo pjellë e parë e bagëtive.
30 І встав фараон уночі́, він та всі раби його, та ввесь Єгипет. І зня́вся великий зойк в Єгипті, бо не було́ дому, щоб не було там померлого!...
Kështu Faraoni u ngrit natën, ai me gjithë shërbëtorët e tij dhe gjithë Egjiptasit; dhe u dëgjua një klithmë e madhe në Egjipt, sepse nuk kishte shtëpi ku të mos kishte një të vdekur.
31 І покликав фараон Мойсея та Аарона вночі́, та й сказав: „Устаньте, вийдіть з-посеред народу мого, — і ви, і сини Ізраїлеві. І йдіть, служіть Господе́ві, як ви казали!
Atëherë ai thirri Moisiun dhe Aaronin natën dhe u tha: “Çohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtë e Izraelit; dhe shkoni t’i shërbeni Zotit, siç e keni thënë.
32 І дрібну вашу худобу, і худобу вашу велику візьміть, як ви казали, та й ідіть. І поблагословіть і мене!“
Merrni me vete kopetë e bagëtive të imta dhe të trasha, siç keni thënë, dhe shkoni; dhe më bekoni edhe mua!”.
33 І квапили єги́птяни наро́д той, щоб спішно відпустити їх із кра́ю, бо казали: „Усі ми помремо́!“
Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin për të shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: “Do të vdesim të gjithë”.
34 І поніс той наро́д тісто своє, поки воно вкисло, діжки́ свої, зав'язані в їхні одежі, на плечах своїх.
Populli mori me vete brumin e bukës para se ai të vinte; i mbështolli magjet e tij me rroba trupi dhe i vuri mbi kurriz.
35 І Ізраїлеві сини вчинили за словом Мойсеєвим, і пози́чили від єги́птян посуд срібний і по́суд золотий та шати.
Dhe bijtë e Izraelit bënë ashtu siç i kishte thënë Moisiu dhe u kërkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba;
36 А Господь дав милість тому народові в очах Єгипту, — і вони позичили — і забрали здобич від Єгипту.
dhe Zoti bëri që Egjiptasit ta shikonin me sy të mirë popullin dhe t’i jepnin atë që kërkonte. Kështu i zhveshën Egjiptasit.
37 І вирушили Ізраїлеві сини з Рамесесу до Суккоту, близько шости сот тисяч чоловіка піхоти, крім дітей,
Bijtë e Izraelit u nisën nga Ramsesi për në Sukoth, ishin rreth gjashtëqind mijë njerëz më këmbë, pa llogaritur fëmijët.
38 а також багато різного люду підняли́ся з ними, і дрібна худоба й велика худоба, маєток дуже великий.
Dhe me ta iku gjithashtu një përzierje e madhe njerëzish, bashkë me kopetë e tyre të bagëtive të imta dhe të trasha, një numër i madh kafshësh.
39 І пекли вони те тісто, що винесли з Єгипту, на прісні коржі́, бо не вкисло воно, бо вони були вигнані з Єгипту, і не могли бари́тися, а поживи на дорогу не пригото́вили собі.
Dhe ata e poqën brumin që kishin sjellë nga Egjipti, duke bërë kuleçë të ndormë; në fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dëbuan nga Egjipti dhe nuk mundën të mënojnë, as të përgatisin rezerva për udhëtimin.
40 А перебува́ння Ізраїлевих синів, що сиділи в Єгипті, — чотириста років і тридцять років.
Koha që bijtë e Izraelit kaluan në Egjipt qe katërqind e tridhjetë vjet.
41 І сталося в кінці чотирьохсот років і тридцяти років, і сталося саме того дня, — вийшли всі Господні війська з єгипетського кра́ю.
Në fund të katërqind e tridhjetë vjetëve, pikërisht atë ditë, ndodhi që të gjitha radhët e Zotit dolën nga vendi i Egjiptit.
42 Це ніч сторо́жі для Господа, бо Він вивів їх з єгипетського кра́ю. Ця сама ніч — сторо́жа для Господа всім синам Ізраїля на їхні поколі́ння.
Kjo është një natë për t’u kremtuar për nder të Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natë do të jetë një kremtim solemn ndaj Zotit, për të gjithë bijtë e Izraelit brez pas brezi.
43 І сказав Господь до Мойсея й до Аарона: „Це постанова про Пасху: жоден чужи́нець не бу́де їсти її.
Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: “Ky është rregulli i Pashkëve: asnjë i huaj nuk do të hajë;
44 А кожен раб лю́дський, ку́плений за срібло, коли обріжеш його, тоді він буде їсти її.
por çdo skllav, i blerë me para, mbasi të jetë rrethprerë, mund të hajë.
45 Прихо́дько та на́ймит не бу́де їсти її.
Të ardhurit dhe mercenarët nuk do të hanë.
46 В само́му домі буде вона їстися, не винесеш із дому назо́вні того м'яса, а костей його не зламаєте.
Qengji do të hahet vetëm në një shtëpi; asnjë pjesë të mishit të tij nuk do ta nxirrni jashtë shtëpisë dhe nuk do të thyeni asnjë kockë të tij.
47 Уся громада Ізраїлева буде справляти її.
Tërë asambleja e Izraelit do ta kremtojë atë.
48 А коли буде ме́шкати з тобою прихо́дько, і схоче справляти Пасху Господе́ві, то нехай буде обрі́заний в нього кожен чоловічої статі, а тоді він приступить справляти її, і він буде, як наро́джений в краї. А кожен необрі́заний не буде їсти її.
Dhe kur një i huaj do të banojë me ty do të dojë të kremtojë Pashkët për nder të Zotit, tërë meshkujt e familjes së tij duhet të rrethpriten më parë dhe pastaj ai le të afrohet për të kremtuar këtë ditë, ai do të konsiderohet si i lindur në vend; por asnjë i parrethprerë s’ka për të ngrënë.
49 Один зако́н буде для тубі́льця й для прихо́дька, що мешкає серед вас“.
Do të ketë një ligj të vetëm për atë që ka lindur në vend dhe për të huajin që banon me ju”.
50 І вчинили всі Ізраїлеві сини, — як наказав був Господь Мойсеєві та Ааронові, так учинили вони.
Tërë bijtë e Izraelit vepruan në këtë mënyrë; ata bënë pikërisht atë që Zoti i kishte urdhëruar Moisiut dhe Aaronit.
51 І сталося того саме дня, — вивів Господь Ізраїлевих синів з єгипетського кра́ю за їхніми відділами.
Kështu ndodhi që pikërisht atë ditë Zoti i bëri bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhëve të tyre.

< Вихід 12 >