< Повторення Закону 32 >

1 „Слухай, небо, а я говори́тиму, і хай почує земля мову уст моїх!
“Dëgjoni, o qiej, dhe unë do të flas; dhe dëgjo, o tokë, fjalët e gojës sime.
2 Нехай ллється наука моя, мов той дощ, хай тече, як роса́, моя мова, як кра́плі дощу на траву, та як зли́ва на зелень.
Mësimi im do të zbresë si shiu, fjala ime do të pikojë si vesa, si shiu i imët mbi barin e njomë dhe si një rrebesh mbi drurët e vegjël,
3 Як буду я кли́кати Йме́ння Господнє, то славу віддайте ви нашому Богові!
sepse unë shpall emrin e Zotit. Lëvdoni Perëndinë tonë!
4 Він Скеля, а діло Його доскона́ле, всі бо дороги Його справедливі, — Бог вірний, і кривди немає в Ньому, справедли́вий і праведний Він.
Ai është Shkëmbi, vepra e tij është e përsosur, sepse në të gjitha rrugët e tij ka drejtësi. Éshtë një Perëndi që nuk e njeh padrejtësinë; ai është i drejtë dhe i mirë.
5 Зіпсу́лись вони, — не Його то сини́, покоління невірне й покру́чене.
Por ata janë korruptuar; nuk janë bij të tij, për shkak të fajit të tyre, janë një brez i shtrëmbër dhe i degjeneruar.
6 Чи тим віддасте́ Господе́ві, наро́де нікче́мний й немудрий? Чи ж не Він — Ба́тько твій, твій Творе́ць? Він тебе вчинив, і Він міцно поставив тебе.
Kështu doni ta shpërbleni Zotin, o popull i pamend dhe i marrë? A nuk është ai ati yt që të ka blerë? A nuk është ai që të ka bërë dhe të ka vendosur?
7 Пам'ятай про дні давні, розважайте про ро́ки усіх поколі́нь, — запитай свого ба́тька, і покаже тобі твоїх тих старши́х, а вони тобі скажуть.
Kujto ditët e lashtësisë, ki parasysh vitet e shumë kohërave të shkuara, pyet atin tënd, dhe ai do të ta tregojë, pyet pleqtë e tu dhe ata do të ta thonë.
8 Як Всевишній наро́дам спа́док давав, коли Він розділяв синів лю́дських, Він поставив границі наро́дам за числом Ізраїлевих синів.
Kur Shumë i Larti u dha kombeve trashëgiminë e tyre, kur ndau bijtë e Adamit, ai përcaktoi kufijtë e popujve, në bazë të numrit të bijve të Izraelit.
9 Бо частка Господня — наро́д Його, Яків — відмі́ряний у́діл спа́дщини Його.
Me qenë se pjesa e Zotit është populli i tij, Jakobi është pjesa e trashëgimisë së tij.
10 Знайшов Він його на пустинній землі та в степу́ завива́ння пусте́льних гієн, та й його оточи́в, уважав Він за ним, зберіга́в Він його, як зіни́цю оту́ свого ока.
Ai e gjeti në një tokë të shkretë, në një vetmi të helmuar dhe të mjerë. Ai e rrethoi, u kujdes për të dhe e ruajti si bebja e syrit të tij.
11 Як гніздо́ своє будить орел, як ширя́є він понад своїми маля́тами, крила свої простягає, бере їх, та носить їх він на раме́ні крилатім своїм, —
Ashtu si një shqiponjë nxit zogjtë e saj, fluturon mbi të vegjëlit e saj, shtrin krahët e saj, i merr dhe i mbart mbi krahët e saj,
12 так Господь Сам прова́див його, а бога чужого при нім не було́.
Zoti e drejtoi vetë, dhe asnjë perëndi e huaj nuk ishte me të.
13 Він його садови́в на висо́тах землі, і він їв польові́ врожа́ї, Він медом із скелі його годува́в, і оливою з ске́льного кре́меня,
Ai e bëri të ngasë me kalë mbi lartësitë e tokës, me qëllim që të hante prodhimin e fushave; e bëri të thithë mjaltin nga shkëmbi dhe vajin nga shkëmbi i strallit,
14 маслом з худоби великої та молоком від худоби дрібно́ї, ра́зом із лоєм ягнят та бара́нів з Баша́ну й козлів, ра́зом з такою пшеницею, як лій на нирка́х, і кров виноградної я́годи пив ти вином.
ajkën e lopëve dhe qumështin e deleve me gjithë yndyrën e qengjave, deshtë e Bashanit dhe cjeptë me majën e miellit të grurit; dhe ti ke pirë verën, gjakun e rrushit.
15 I потовстів Єшуру́н та й брика́тися став. І ти потовсті́в, погрубів, став гладки́й. І покинув він Бога, що його створи́в, і Ске́лю спасі́ння свого злегкова́жив.
Por Jeshuruni u majm dhe kundërshtoi (je bërë i majmë, i trashë dhe i dhjamur); braktisi Perëndinë që e ka bërë dhe përçmoi Shkëmbin e shpëtimit të tij.
16 Чужими богами Його роздражни́ли, Його розгніви́ли своїми гидо́тами.
Ata nxitën smirën e tij me perëndi të huaja, provokuan zemërimin e tij me veprime të neveritshme.
17 Вони де́монам жертви складали, не Богу, складали бога́м, що не відали їх, нови́м, що недавно прийшли, — не лякалися їх батьки ваші!
U kanë bërë flijime demonëve që nuk janë Perëndi, perëndive që nuk njihnin, perëndive të reja, të shfaqura kohët e fundit, që etërit tuaj nuk ua kishin frikën.
18 Забуваєш ти Ске́лю, Яка породила тебе, і забуваєш ти Бога, що тебе народив.
Ke lënë pas dore Shkëmbin që të ka pjellë dhe ke harruar Perëndinë që të ka formuar.
19 I побачив Госпо́дь, та й знена́видів їх, через гнів на синів Своїх і на дочо́к Своїх,
Por Zoti e pa këtë dhe i hodhi poshtë, për shkak të provokimit të bijve të tij dhe të bijave të tij,
20 та й сказав: „Лице Я Своє заховаю від них, побачу, який їх кіне́ць, бо вони покоління розбе́щене, діти, що в них нема віри.
dhe tha: “Unë do t’u fsheh atyre fytyrën time dhe do të shoh cili do të jetë fundi i tyre, sepse janë një brez i degjeneruar, bij tek të cilët nuk ka fare besnikëri.
21 Роздражни́ли Мене вони тим, хто не Бог, Мене розгніви́ли своїми марно́тами, тому роздражню́ Я їх тим, хто не наро́д, — нерозумним наро́дом розгніваю їх.
Ata më kanë bërë ziliqar me atë që nuk është Perëndi, kanë provokuar zemërimin tim me idhujt e tyre të kotë; dhe unë do t’i bëj ziliqarë me njerëz që nuk janë një popull, do të ngacmoj smirën e tyre me një komb që s’është në vete.
22 Бо був загорівся огонь Мого гні́ву, і пали́вся він аж до шео́лу найглибшого, і він землю поїв та її врожай, і спалив був підва́лини гір. (Sheol h7585)
Sepse një zjarr është ndezur gjatë zemërimit tim dhe ka për të djegur pjesët më të thella të Sheolit; do të gllabërojë tokën dhe prodhimet e saj dhe do t’u vërë zjarrin themeleve të maleve. (Sheol h7585)
23 Я на них нагрома́джу нещастя, зуживу́ Свої стріли на них.
Unë do të mblesh mbi ta mjerime, do t’i mbaroj shigjetat e mia kundër tyre.
24 Будуть ви́снажені вони голодом, і поїджені будуть огнем та зара́зою лютою, і зу́ба звіри́ни нашлю́ Я на них, з отрутою плазуні́в по землі.
Ata do të veniten nga uria, do të përpihen nga një vapë djegëse dhe nga një murtajë e tmerrshme; do të dërgoj kundër tyre dhëmbët e kafshëve të egra, me helmin e gjarpërinjve që hiqen zvarrë nëpër pluhur.
25 Надворі́ забива́тиме меч, а в кімна́тах — страхі́ття, як юнака́, так і ді́вчину, грудне́ немовля́ з чоловіком поси́вілим.
Nga jashtë shpata do t’i privojë nga fëmijët, nga brenda terrori, duke shkaktuar njëkohësisht vdekjen e të riut dhe të virgjëreshës, të foshnjës së gjirit dhe të plakut të thinjur.
26 Я сказав: Повигу́блюю їх, відірву́ від людей їхню пам'ять,
Unë kam thënë: “Do t’i fshij një herë e mirë, do të zhduk kujtimin e tyre në mes të njerëzve”,
27 та це Я відклав з-за ворожого гніву, щоб проти́вники їх не згорди́лися, щоб вони не сказали: Підне́слася наша рука, і не Господь учинив усе це.
por i trembem provokimit të armikut, sepse kundërshtarët e tyre, duke interpretuar keq situatën, mund të thonë: “Triumfoi dora jonë dhe jo Zoti i cili ka bërë tërë këto gjëra!”.
28 Бо вони — люд безрадний, і нема в них розумува́ння.
Sepse janë një komb që ka humbur gjykimin dhe nuk ka në ta asnjë zgjuarësi.
29 Коли б були мудрі вони, зрозуміли б оце, розсудили б були́ про кінець свій.
Po të ishin të urtë do ta kuptonin këtë, do të merrnin parasysh fundin që i pret.
30 Як може один гнати тисячу, а два — проганять десять тисяч, коли то не те, що їх продала́ їхня Скеля, і Господь видав їх?
Si do të mundte një person i vetëm të ndiqte një mijë e dyqind veta dhe, dy persona të bënin të iknin dhjetë mijë veta, po të mos i kishte shitur Shkëmbi dhe po të mos i kishte dorëzuar Zoti tek armiku?
31 Не така бо їх скеля, як наша та Ске́ля, хай су́дять самі вороги.
Sepse shkëmbi i tyre nuk është si Shkëmbi ynë; vetë armiqtë tanë janë gjykatësit e tyre;
32 Бо їх виноград — з винограду содо́мського та з піль тих гомо́рських, винні ягоди їхні — отру́йні то я́годи, вони гро́на гірко́ти для них.
por hardhia e tyre vjen nga hardhia e Sodomës dhe nga fushat e Gomorës; rrushi i tyre është i helmatisur dhe vilet e rrushit të tyre janë të hidhura;
33 вино їхнє — зміїна отру́та і гадю́ча поги́бельна їдь!
vera e tyre është një helm gjarpërinjsh, një helm mizor gjarpërinjsh helmonjës.
34 Чи за́мкнене в Мене не це, у скарбни́цях Моїх запеча́тане?
E tërë kjo a nuk është ruajtur vallë pranë meje, e vulosur në thesaret e mia?
35 Моя пі́мста й відпла́та на час, коли їхня нога́ посковзне́ться, бо близьки́й день поги́белі їх, поспішає майбутнє для них.
Mua më përket hakmarrja dhe shpërblimi; do të vijë koha dhe do t’u merren këmbët! Sepse dita e gjëmës së tyre është e afërt, dhe gjërat e përgatitura për ta shpejtohen të vijnë.
36 Бо розсудить Господь Свій наро́д, і змилосе́рдиться Він над Своїми рабами, як побачить, що їхня рука ослабі́ла, і нема ні невільного, ані вільного.
Po, Zoti do të gjykojë popullin e tij, por do t’i vijë keq për shërbëtorët e tij kur të shohë që fuqia e tyre është zhdukur dhe që nuk mbetet më asnjeri, as skllav as i lirë.
37 І Він скаже тоді: Де їх бо́ги, де скеля, що в ній поховались вони,
Atëherë ai do të thotë: “Ku janë perënditë e tyre, shkëmbi në të cilin gjenin strehë,
38 що їли вони лій кривавих їх же́ртов, пили вино же́ртов їх литих? Нехай встануть і вам допоможуть, і хай будуть покровом для вас.
që hanin yndyrën e flijimeve të tyre dhe pinin verën e libacioneve të tyre? Le të ngrihen për t’i ndihmuar dhe për të qenë strehimi juaj!”.
39 Побачте тепер, що Я — Я є Той, і Бога немає крім Мене. Побиваю й ожи́влюю Я, і не врятує ніхто від Моєї руки.
Tani e shikoni që unë jam Ai dhe që nuk ka Perëndi tjetër përbri meje. Unë të bëj që të vdesësh dhe të jetosh, unë të plagos dhe të shëroj, dhe nuk ka njeri që mund të të lirojë nga dora ime.
40 Бо до неба підно́шу Я руку Свою та й кажу́: Я навіки Живий!
Po, unë ngre dorën time në drejtim të qiellit dhe them: Unë jetoj për gjithnjë,
41 Поправді кажу вам: Я ві́стря Свого меча нагострю́, і рука Моя схо́питься суду, тоді відімщу́ Я Своїм ворогам, і Своїм ненави́сникам Я відплачу́.
kur të mpreh shpatën time dhe dora ime të përgatitet të gjykojë, do të hakmerrem me armiqtë e mi dhe do të shpërblej ata që më urrejnë.
42 Я стріли Свої понапо́юю кров'ю, — а Мій меч поїда́тиме м'ясо, кров'ю забитого й бра́нця, головами кучма́тими ворога.
Do t’i deh me gjak shigjetat e mia dhe shpata ime do të gëlltisë mishin, bashkë me gjakun e të vrarëve dhe të robërve, të krerëve flokëgjatë të armikut.
43 Радійте, погани, з наро́дом Його, бо Він відімсти́ться за кров Своїх всіх рабів, і пі́мсту поверне Своїм ворогам, і ви́купить землю Свою, Свій наро́д“.
Gëzohuni, o kombe, bashkë me popullin e tij, sepse Zoti merr hak për gjakun e shërbëtorëve të tij, merr hak kundër kundërshtarëve të tij, por do të ketë mëshirë për tokën dhe për popullin e tij”.
44 І прийшов Мойсей, і промовляв всі слова́ цієї пісні до ушей наро́ду, він та Ісус, син Нави́нів.
Kështu Moisiu erdhi bashkë me Jozueun, birin e Nunit, dhe shqiptoi tërë fjalët e këtij kantiku në veshët e popullit.
45 А коли Мойсей скінчи́в промовляти всі ці слова до всього Ізраїля,
Kur Moisiu mbaroi së shqiptuari tërë këto fjalë para tërë Izraelit,
46 то сказав він до них: „Приложіть свої серця́ до всіх тих слів, які я сьогодні чинив свідками проти вас, що ви накажете їх своїм синам, щоб додержували виконувати всі слова́ цього Зако́ну.
u tha atyre: “Merrini me zemër tërë fjalët me të cilat kam dëshmuar sot kundër jush. Do t’ua lini porosi bijve, që ata të kenë kujdes të zbatojnë në praktikë tërë fjalët e këtij ligji.
47 Бо це для вас не слово порожнє, — воно життя ваше, і цим словом ви продо́вжите дні на цій землі, куди ви перехо́дите Йордан, щоб посісти її“.
Sepse kjo nuk është një fjalë pa vlerë për ju, por është jeta juaj; dhe me këtë fjalë do të zgjasni ditët tuaja në vendin ku po hyni për ta pushtuar, duke kapërcyer Jordanin”.
48 І Господь промовляв до Мойсея того самого дня, говорячи:
Po atë ditë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
49 „Вийди на ту го́ру Аварім, на гору Нево́, що в моавському кра́ї, що навпроти Єрихону, і побач ханаанський край, що Я даю Ізраїлевим синам на володіння.
“Ngjitu mbi malin e Abarimëve, mbi malin e Nebos, që ndodhet në vendin e Moabit, në bregun e kundërt të Jerikos, dhe vështro vendin e Kanaanit, që unë ju jap bijve të Izraelit.
50 І вмри на горі, куди ти вийдеш, і долучися до своєї рідні, як помер був твій брат Ааро́н на Гор-горі, і долучився до своєї рідні,
Ti ke për të vdekur në malin mbi të cilin po ngjitesh dhe do të bashkohesh me popullin tënd, ashtu si Aaroni, vëllai yt, ka vdekur mbi malin e Horit dhe u bashkua me popullin e tij,
51 за те, що ви спроневі́рилися були Мені серед Ізраїлевих синів при воді Меріви в Кадешу на пустині Цін, за те, що ви не освятили Мене серед Ізра́їлевих синів.
sepse u treguat të pabesë me mua në mes të bijve të Izraelit, në ujërat e Meribës në Kadesh, në shkretëtirën e Tsinit, dhe sepse nuk më shenjtëruat në mes të bijve të Izraelit.
52 Бо знавпроти побачиш ти той край, та не вві́йдеш туди, до того кра́ю, що Я даю Ізраїлевим синам“.
Ti do ta shikosh vendin para teje, por atje, në vendin që unë ju jap bijve të Izraelit, ti nuk ke për të hyrë”.

< Повторення Закону 32 >