< Амос 7 >

1 Господь Бог учинив, що я бачив таке: Ось Він утворив сарану́, коли почала вироста́ти ота́ва, — і ось ота́ва як по сіноко́сі царсько́му!
Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: ai formonte karkaleca kur fillonte të rritej bari i dytë; dhe ja, bari i dytë vinte mbas korrjes së mbretit.
2 І сталось, як вона вже поже́рла траву на землі, я сказав: Господи, Боже, прости́! Як же Яків устояти може, бо такий він мали́й?
Kur ato mbaruan së ngrëni barin e tokës, unë thashë: “Zot, Zot, oh, na fal, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?”.
3 І Господь пожалів був про те. „Не станеться це “, промовив Госпо́дь.
Zoti u pendua për këtë: “Kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Zoti.
4 Господь Бог учинив, що я бачив таке: Ось Господь Бог покликав судитись огнем, і поже́р той велику безо́дню, і ча́стку пожер.
Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: Zoti, Zoti shpalli se do mbronte çështjen e tij me zjarr; dhe zjarri gllabëroi humnerën e madhe dhe gllabëroi një pjesë të vendit.
5 І сказав я: О, Господи, Боже, спини́! Як же Яків усто́яти може, бо такий він мали́й?
Atëherë unë i thashë: “Zoti, Zoti, oh, jepi fund, pra. Si mund të rezistojë Jakobi, duke qenë se është i vogël?”.
6 І Господь пожалів був про те. „Не ста́неться й це!“сказав Господь Бог!
Zoti u pendua për këtë: “As kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Zoti, Zoti.
7 І Він знов учинив, що я бачив таке: Ось на мурі стрімко́му стоїть Господь Бог, а в руці Його висо́к.
Ja ç’më bëri të shoh: Zoti rrinte drejt mbi një mur të ndërtuar me plumbçe dhe me një plumbçe në dorë.
8 І про́мовив до мене Господь: „Що ти бачиш, Амо́се?“А я відказав: „Виска́“. І промовив Господь: „Ось Я цього виска́ покладу посеред народу Мого, Ізраїля, — уже більше йому не прощу́!
Zoti më tha: “Amos, çfarë shikon?”. Unë iu përgjigja: “Një plumbçe”. Atëherë Zoti tha: “Ja, unë po vendos një plumbçe në mes të popullit tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
9 І спустоші́ють жерто́вні підгі́рки Ісакові, і поруйно́вані будуть святині Ізраїлеві, і Я ста́ну з мечем на дім Єровоамів“.
Vendet e larta të Isakut do të prishen dhe shenjtëroret e Izraelit do të shkatërrohen; unë do të ngrihem me shpatë kundër shtëpisë së Jeroboamit”.
10 І послав Амація, священик Бет-Елу, до Єровоама, царя Ізраїлевого, кажучи: „Амо́с змо́влюється на тебе серед Ізраїлевого дому, — не може земля змістити всіх його слів!
Atëherë Amatsiahu, prifti i Bethelit, i çoi fjalë Jeroboamit, mbretit të Izraelit: “Amosi komploton kundër teje në mes të shtëpisë së Izraelit; vendi nuk është në gjendje të durojë tërë fjalët e tij.
11 Бо так говорить Амос: Євровоам помре від меча, а Ізраїль конче пі́де на вигна́ння з своєї землі!“
Në fakt Amosi ka thënë kështu: “Jeroboami do të vdesë nga shpata dhe Izraeli do të internohet me siguri larg vendit të tij””.
12 І сказав Амація до Амоса: „Яснови́дче, іди, утікай собі до Юдиного кра́ю, і їж там хліб, і там пророкуй.
Amatsiahu i tha Amosit: “Shikues, shko, ik në vendin e Judës; atje ke për të ngrënë bukë dhe atje do të profetizosh;
13 А в Бет-Елі вже більше не будеш пророкува́ти, бо він святиня царя та дім царства“.
por mos profetizo më në Bethel, sepse është shenjtërorja e mbretit dhe selia mbretërore”.
14 І відповів Амос і сказав до Амації: „Я не пророк, і не син я пророків, — я пастух та обро́блювач диких фіґо́вниць.
Atëherë Amosi u përgjigj dhe i tha Amatsiahut: “Unë nuk isha profet as bir profeti, por isha bari dhe rrisja fiq egjipti.
15 І взяв мене Госпо́дь від отари, і промовив до мене Госпо́дь: Іди, пророкуй Моєму наро́дові Ізраїлеві!
Zoti më mori pas kopesë dhe Zoti më tha: “Shko, profetizoi popullit tim të Izraelit”.
16 А тепер послухай Господнього слова: Ти кажеш: Не будеш пророкува́ти на Ізраїля, і не будеш пропові́дувати на Ісаків дім.
Prandaj tani dëgjo fjalën e Zotit: Ti po thua: “Mos profetizo kundër Izraelit dhe mos fol më kundër shtëpisë së Isakut”.
17 Тому так промовляє Господь: Твоя жінка в місті буде блудли́ва, і сини твої та до́чки твої попа́дають від меча, а земля твоя буде поді́лена шнуром, і ти помреш на нечистій землі, а Ізраїль конче пі́де на вигна́ння з своєї землі!“
Prandaj kështu flet Zoti: “Gruaja jote do të kurvërohet në qytet, bijtë dhe bijat e tu do të vriten nga shpata dhe vendi yt do të ndahet me litar; ti do të vdesësh në tokë të papastër dhe Izraeli patjetër do të internohet larg vendit të tij””.

< Амос 7 >