< 2 Самуїлова 2 >

1 І сталося пото́му, і запита́вся Давид Господа, говорячи: „Чи йти мені в одне з Юдиних міст?“А Господь відказав йому: „Іди!“І сказав Давид: „Куди я піду́?“А Він відказав: „У Хевро́н!“
Mbas kësaj, Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: “A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?”. Zoti iu përgjigj: “Shko”. Davidi e pyeti: “Ku të shkoj?”. Zoti u përgjigj: “Në Hebron”.
2 І ввійшов туди Давид, а також дві жі́нки його: їзреелі́тка Ахіно́ам та Авіґа́їл, коли́шня жінка кармеля́нииа Нава́ла.
Kështu Davidi shkoi atje me dy gratë e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitën Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.
3 І людей своїх, що були з ним, привів Давид кожного та дім його, і вони осі́лися по хевро́нських міста́х.
Davidi çoi edhe njerëzit që ishin me të, secili me familjen e tij, dhe u vendosën në qytetet e Hebronit.
4 І посхо́дилися Юдині му́жі, і пома́зали там Давида царем над Юдиним домом. А Давидові розповіли́, кажучи: „Люди ґілеа́дського Яве́шу похова́ли Саула“.
Pastaj erdhën njerëzit e Judës dhe e vajosën Davidin mbret të shtëpisë së Judës. Pas kësaj i thanë Davidit se qenë njerëzit e Jabeshit të Galaadit ata që kishin varrosur Saulin.
5 І послав Давид людей до ґілеа́дського Яве́шу, і сказав до них: „Благослове́нні ви для Господа, що зробили цю милість із своїм паном, із Саулом, та похова́ли його́!
Atëherë Davidi u dërgoi lajmëtarë njerëzve të Jabeshit të Galaadit për t’u thënë: “Qofshi të bekuar nga Zoti për mirësinë që treguat ndaj Saulit, zotërisë suaj, duke e varrosur!
6 А тепер нехай Господь зро́бить вам милість та правду, і я теж зроблю́ вам те добро за те, що ви зроби́ли цю річ.
Tani Zoti tregoftë mirësi dhe besnikëri ndaj jush. Edhe unë do t’ju bëj të mirë, sepse keni bërë një gjë të tillë.
7 А тепер нехай зміцня́ться ваші руки, і бу́дьте мужні, бо помер пан ваш Саул, а також Юдин дім пома́зав мене царем над собою“.
Prandaj le të marrin forcë duart tuaja dhe qofshi trima, sepse Sauli, zotëria juaj, vdiq, por shtëpia e Judës më ka vajosur mbret të saj”.
8 А Авне́р, Не́рів син, провідни́к Саулового війська, узяв Іш-Бо́шета, Саулового сина, та й привів його до Маханаїму.
Ndërkohë Abneri, bir i Nerit, komandant i ushtrisë së Saulit, mori Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe e çoi në Mahanaim;
9 І він настанови́в його царем над Ґілеадом, і над Ашуре́янином, і над Їзрее́лем, і над Єфремом, і над Веніямином, і над усім Ізраїлем.
dhe e bëri mbret të Galaadit, të Ashuritëve, të Jezreelit, të Efraimit, të Beniaminit dhe të tërë Izraelit.
10 Іш-Бо́шет, Саулів син, був віку сорока́ літ, коли зацарюва́в над Ізраїлем, і царюва́в два роки, — тільки дім Юди був за Давидом.
Ish-Boshethi, bir i Saulit, ishte dyzet vjeç kur filloi të mbretërojë mbi Izrael dhe mbretërimi i tij vazhdoi dy vjet. Por shtëpia e Judës shkonte pas Davidit.
11 А число днів, що Давид був царем у Хевро́ні над Юдиним домом, — сім літ і шість місяців.
Koha që Davidi mbretëroi në Hebron mbi shtëpinë e Judës ishte shtatë vjet e gjashtë muaj.
12 І вийшов Авне́р, Нерів син, та слу́ги Іш-Бо́шета, Саулового сина, з Маханаїму до Ґів'ону.
Ndërkaq Abneri, bir i Nerit, dhe shërbëtorët e Ish-Boshethit, birit të Saulit, lëvizën nga Mahanaim në drejtim të Gabaonit.
13 А Йоа́в, син Церуї, та Давидові слу́ги вийшли й зустрі́ли їх ра́зом при ґів'онському ста́ві. І засіли вони — ті з того бо́ку ставу, а ті з цього боку ста́ву.
Edhe Joabi, biri i Tserujahut dhe shërbëtorët e Davidit lëvizën dhe i takuan pranë hauzit të Gabaonit. Kështu u ndalën njera palë nga njera anë e hauzit dhe tjetra nga ana tjetër.
14 І сказав Авне́р до Йоава: „Нехай встануть ці юнаки́, і поба́вляться перед нами!“І сказав Йоа́в: „Нехай встануть“.
Atëherë Abneri i tha Joabit: “Le të çohen të rinjtë dhe të dalin para nesh”. Joabi u përgjigj: “Po, le të çohen”.
15 І встали, і перейшли́ в числі дванадцяти́ для Веніямина та для Іш-Бошета, Саулового сина, та дванадцять із Давидових слуг.
Kështu u ngritën dhe dolën përpara në numër të barabartë: dymbëdhjetë për Beniaminin dhe për Ish-Boshethin, birin e Saulit, dhe dymbëdhjetë nga shërbëtorët e Davidit.
16 І схопи́ли один о́дного за го́лову, та й всадили свого меча́ до бо́ку один о́дного, — і попадали ра́зом. І назвали ім'я тому місцю: Хелкат-Гаццурім, що в Ґів'о́ні.
Secili kapi kundërshtarin e tij nga koka dhe i futi shpatën në ije; kështu ranë të gjithë bashkë. Ky vend u quajt për këtë arësye fusha e njerëzve të fortë; gjendet në Gabaon.
17 І зня́вся того дня дуже жорсто́кий бій, і був побитий Авне́р та Ізраїлеві люди Давидовими слу́гами.
Po atë ditë u zhvillua një betejë shumë e ashpër në të cilën Abneri me njerëzit e Izraelit u mund nga shërbëtorët e Davidit.
18 І були там три сини Церуї: Йоав, і Авішай, і Асаїл. А Асаїл був легки́й в нога́х своїх, як польова́ та газе́ля.
Dhe aty ishin tre djemtë e Tserujahut: Joabi, Abishai dhe Asaheli; dhe Asaheli ishte i shpejtë si një gazelë fushe.
19 І гнався Асаїл за Авнером, і не збочував, ані право́руч, ані ліво́руч із погоні за Авнером.
Asaheli filloi të ndiqte Abnderin pa u kthyer as djathtas, as majtas pas Abnerit.
20 І оберну́вся Авне́р позад себе й сказав: „Чи це ти, Асаїле?“А той відказав: „Я“.
Pastaj Abneri u kthye prapa dhe tha: “Je ti, Asahel?”. Ai u përgjigj: “Jam unë”.
21 І сказав йому Авне́р: „Збоч собі на правицю свою чи на лівицю свою, і схопи́ собі одно́го із слуг, і візьми́ собі збро́ю його́“. Та не хотів Асаїл спини́ти пого́ні за ним.
Abneri i tha: “Kthehu djathtas ose majtas, kap një nga të rinjtë dhe merrja armët!”. Por Asaheli nuk deshi të hiqte dorë nga ndjekja e tij.
22 А Авнер знов говорив до Асаїла: „Спини́ся в гонитві за мною! На́що я вб'ю тебе́? І як зведу́ я обличчя своє́ до брата твого́ Йоа́ва?“
Abneri i tha përsëri Asahelit: “Hiq dorë nga ndjekja. Pse më detyron të të shtrij për tokë? Si do të mund ta shikoj atëherë në fytyrë vëllanë tënd Joab?”.
23 А той відмо́вився спини́тися. І вдарив його Авнер заднім кінце́м списа в живіт, — і спис вийшов ізза́ду його! І впав він там, і помер на місці. І сталося, — кожен, хто прихо́див до того місця, де впав Асаїл та помер, то спинявся.
Por ai nuk pranoi të ndërrojë rrugë; prandaj Abneri me pjesën e prasme të shtizës e goditi në pjesën e poshtme të barkut dhe shtiza i doli nga pas; ai ra për tokë dhe vdiq në vend; dhe tërë ata që kalonin nga vendi ku Asaheli kishte rënë dhe kishte vdekur ndaleshin.
24 І гналися Йоав та Авішай за Авнером. І сонце зайшло, а вони прийшли до згір'я Амма, що навпроти Ґіаху, на дорозі до Ґів'о́нської пустині.
Por Joabi dhe Abishai e ndoqën Abnerin; kur perëndoi dielli ata arritën në qafën e Amahut, që ndodhet përballë Giahut, në rrugën e shkretëtirës së Gabaonit.
25 І зібралися Веніями́нові сини при Авнері, і склали один відділ, та й спини́лися на верхі́в'ї одно́го взгір'я.
Bijtë e Beniamnit u mblodhën pas duke formuar një grup të vetëm dhe u ndalën në majë të një kodre.
26 І кликнув Авнер до Йоава й сказав: „Чи за́вжди меч буде жерти? Чи ти не знаєш, що гірко́та бу́де наоста́нку? І аж доки ти не скажеш наро́дові спини́тися в гонитві за своїми брата́ми?“
Atëherë Abneri thirri Joabin dhe tha: “Shpata, vallë duhet të gllabërojë gjithnjë? Nuk e di ti që në fund do të ketë hidhërim? Vallë, kur do ta urdhërosh popullin të mos ndjekë më vëllezërit e tij?”.
27 А Йоав відказав: „ Як живий Бог, — коли б ти не сказав був іншого, то ще від ра́нку наро́д був би перестав гнатися за братом своїм“.
Joabi u përgjigj: “Ashtu siç është e vërtetë që Perëndia jeton, po të mos kishe folur ti, populli nuk do të kishte hequr dorë nga ndjekja e vëllezërve të tij deri në mëngjes”.
28 І засурми́в Йоав у сурму́, і спини́вся ввесь наро́д, і не гналися вже за Ізраїлем, і більше вже не воюва́ли.
Atëherë Joabi i ra borisë dhe tërë populli u ndal, nuk e ndoqi më Izraelin dhe hoqi dorë nga luftimi.
29 А Авне́р та люди його йшли сте́пом усю ту ніч, і перейшли Йорда́н, і пройшли ввесь Бітро́н, і прийшли до Махана́їму.
Abneri dhe njerëzit e tij ecën gjithë atë natë nëpër Abrahun, kapërcyen Jordanin, kaluan tërë Bithronin dhe arritën në Mahanaim.
30 І Йоав вернувся з погоні за Авнером, і зібрав увесь наро́д, і забра́кло з Давидових слуг дев'ятнадцяти́ чоловіка та Асаїла.
Edhe Joabi u kthye nga ndjekja e shërbëtorëve të Abnerit dhe mblodhi tërë popullin; Davidit i mungonin nëntëmbëdhjetë veta dhe Asaheli.
31 А Давидові слу́ги побили з Веніямина та з людей Авнера, — три сотні й шістдеся́т чоловіка, що померли.
Por shërbëtorët e Davidit kishin vrarë treqind e gjashtëdhjetë veta të Beniaminit dhe Abnerit.
32 І ви́несли Асаїла, і поховали його в гро́бі батька його́, що в Віфлеємі. І йшли ці́лу ніч Йоав та люди його, а розсвіло́ їм у Хевро́ні.
Pastaj çuan Asahelin dhe e varrosën në varrin e atit të tij, që ndodhet në Betlem. Pas kësaj Joabi dhe njerëzit e tij ecën tërë natën dhe arritën në Hebron në të gdhirë.

< 2 Самуїлова 2 >