< 2 царів 10 >

1 А Аха́в мав сімдеся́т синів у Самарії. І понапи́сував Єгу листи, і порозсила́в до Самарії, до провідників Їзреелу, до старши́х і до вихо́вників Ахавових синів, говорячи:
Ashabi kishte në Samari shtatëdhjetë bij. Jehu shkroi letra dhe ua dërgoi në Samari krerëve të qytetit, pleqve dhe tutorëve të bijve të Ashabit; në to thoshte:
2 „Як тільки при́йде лист цей до вас, — а з вами сини вашого пана, і з вами колесни́ці, і коні, і тверди́ні, і збро́я, —
“Sa t’ju arrijë kjo letër, me qenë se keni me vete bijtë e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, një qytet të fortifikuar dhe armë,
3 то виберіть найліпшого та найвідповідні́шого з синів вашого пана, і посадіть його на трон вашого батька, та й воюйте за дім вашого пана!“
zgjidhni birin më të mirë dhe më të përshtatshëm të zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit të tij dhe luftoni për shtëpinë e zotit suaj”.
4 А вони дуже-дуже налякалися й сказали: „Ось два царі́ не всто́яли перед ним, якже встоїмо́ ми?“
Por ata patën shumë frikë dhe thanë: “Ja, dy mbretër nuk mundën ta përballojnë; si mund ta përballojmë ne?”.
5 І послали ті, що були над домом та над тим містом, і старші́, і виховники до Єгу, говорячи: „Ми раби твої, і зро́бимо все, що ти нам скажеш. Та ми не настано́вимо царем ніко́го, — що добре в оча́х твоїх, те роби!“
Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtë dhe tutorët e bijve të Ashabit dërguan t’i thonë Jehut: “Ne jemi shërbëtorët e tu dhe do të bëjmë të gjitha ato që do të na urdhërosh; nuk do të zgjedhim asnjë mbret; bëj atë që të duket më e mirë”.
6 А він написав до них другого листа, пишучи: „Якщо ви мої, і слухня́ні моєму го́лосові, візьміть го́лови мужів, синів вашого пана, і прийдіть до мене цього ча́су взавтра до Їзреелу“(а царськи́х синів було сімдеся́т чоловіка, при міськи́х вельможах, що ви́ховали їх).
Atëherë ai u shkroi një letër të dytë, në të cilën thoshte: “Në rast se mbani anën time dhe doni t’i bindeni zërit tim, merrni kokat e atyre njerëzve, të bijve të zotit suaj dhe ejani tek unë në Jezreel, nesër në këtë orë”. Bijtë e mbretit, gjithsej shtatëdhjetë, rrinin me fisnikët e qytetit, që i edukonin.
7 І сталося, як прийшов той лист до них, то побрали вони царських синів, та й позабивали сімдеся́т чоловіка. І посклада́ли вони їхні го́лови в ко́шики, та й послали до нього в Їзреел.
Me të marrë letrën, ata morën bijtë e mbretit dhe i therën të shtatëdhjetët; pastaj i vunë në shporta kokat e tyre dhe ia çuan Jehut në Jezreel.
8 І прибув посо́л, і доніс йому, кажучи: „Прине́сли го́лови царськи́х синів!“А він сказав: „Покладіть їх на дві купі при вході до брами до ра́нку“.
Kështu erdhi një lajmëtar për t’i njoftuar ngjarjen dhe i tha: “Kanë sjellë kokat e bijve të mbretit”. Jehu u përgjigj: “Vendosini në dy grumbuj në hyrje të portës deri nesër në mëngjes”.
9 І сталося вранці, і він вийшов і став, і сказав до всьо́го наро́ду: „Ви неви́нні. Я вчинив змову на свого пана й убив його. А хто повбивав усіх цих?
Të nesërmen ai doli dhe, duke qëndruar në këmbë, i tha tërë popullit: “Ju jeni të drejtë; ja, unë kam komplotuar kundër zotërisë sime dhe e kam vrarë; po kush i ka vrarë tërë këta?
10 Знайте ж тепер, що з Господнього слова не промине́ться нічо́го, що́ Господь говорив на Ахавів дім, і Господь зробив те, що говорив був через раба Свого Іллю“.
Pranoni, pra, që nuk ka rënë për tokë asnjë nga fjalët e Zotit që ky ka shqiptuar kundër shtëpisë të Ashabit; Zoti në të vërtetë ka kryer atë që kishte thënë me anë të shërbëtorit të tij Elia”.
11 І Єгу повбивав усіх позосталих з Ахавого дому в Їзреелі, і всіх вельмож його, і знайо́мих його, і священиків його, так, що не позоста́вив йому і врятованого!
Kështu Jehu bëri që të vdesin tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Jezreel, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij, pa lënë asnjë prej tyre.
12 І встав він і відійшов, і пішов до Самарії. А коли він був на дорозі при Бет-Екед-Гароімі,
Pastaj u ngrit dhe shkoi në Samari. Gjatë rrugës, me të arritur në Beth-Eked,
13 то спіткав братів Ахазії, Юдиного царя, і сказав: „Хто ви?“А ті відказали: „Ми Ахазієві брати, а йдемо́ запитати про гаразд царе́вих синів та синів цариці!“
Jehu takoi vëllezërit e Ashaziahut, mbretit të Judës, dhe tha: “Kush jeni?”. Ata u përgjigjën: “Jemi vëllezërit e Ashaziahut dhe po zbresim për të përshëndetur bijtë e mbretit dhe bijtë e mbretëreshës”.
14 А він сказав: „Схопі́ть їх живих!“І схопи́ли їх живих, і позабивали їх до ями Бет-Екеду, сорок і два чоловіка, — і він не позоставив ані одно́го з них!
Atëherë ai urdhëroi: “Kapini të gjallë!”. Kështu i zunë të gjallë dhe i therën pranë pusit të Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe një.
15 І пішов він ізвідти, і спіткав Єгонадава, Рехавового сина, що йшов навпроти нього, і привітав його та й сказав до нього: „Чи твоє серце щире до мене, як моє серце до те́бе?“А Єгонадав відказав: „Так! Дай же свою́ ру́ку!“І той дав руку свою, і підняв його до себе до колесни́ці,
U nis që andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, që iu kishte dalë para; e përshëndeti dhe i tha: “A është zemra jote e drejtë ashtu siç është imja ndaj teje?”. Jehonadabi u përgjigj: “Éshtë”.
16 і сказав: „Іди ж зо мною, і приглянься до моєї запопа́дливости для Господа!“І посадили його в колесни́цю його́.
“Eja me mua dhe do të shohësh zellin tim për Zotin!”. Pastaj e mori me vete në qerren e tij.
17 І прибув він до Самарії, і повбивав усіх позосталих в Ахава в Самарії, і ви́бив аж до кінця його, за словом Господа, що говорив був до Іллі.
Me të arritur në Samari, vrau tërë ata që kishin mbetur nga shtëpia e Ashabit në Samari, deri në shkatërimin e plotë të saj, sipas fjalës që Zoti i kishte thënë Elias.
18 І зібрав Єгу ввесь наро́д і сказав до них: „Ахав мало служив Ваалові, — Єгу служи́тиме йому більше!
Pastaj Jehu mblodhi tërë popullin dhe i tha: “Ashabi i ka shërbyer pak Baalit, por Jehu do t’i shërbejë shumë më tepër.
19 А тепер покличте до мене всіх пророків Ваала, усіх, хто служить йому, та всіх священиків. Нехай нікого не бракува́тиме, бо в мене велика жертва для Ваала. Кожен, хто буде відсутній, не буде живи́й!“А Єгу зробив це пі́дступом, щоб вигубити тих, хто служить Ваалові.
Tani thirri pranë meje tërë profetët e Baalit, tërë shërbëtorët dhe priftërinjtë e tij; të mos mungojë asnjë prej tyre, sepse duhet t’i bëj një flijim të madh Baalit; ai që do të mungojë, nuk do mbetet i gjallë”. Por Jehu vepronte me mashtrim për të shkatërruar adhuruesit e Baalit.
20 І сказав Єгу́: „Оголосіть святочні збори для Ваала!“І вони оголосили.
Pastaj Jehu urdhëroi: “Shpallni një festë solemne për nder të Baalit!”. Festa u shpall.
21 І послав Єгу по всьому Ізраїлю. І посхо́дилися всі, хто служить Ваалові, і не позостався ніхто, хто не прийшов би. І прибули́ вони до Ваалового дому, — і перепо́внився Ваалів дім від входу до входу.
Pastaj Jehu dërgoi lajmëtarë nëpër gjithë Izraelin; kështu tërë adhuruesit e Baalit erdhën dhe nuk mungoi asnjë prej tyre; hynë në tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga një anë në anën tjetër.
22 І сказав він тому, хто над царсько́ю шатнею: „Винеси одежу для всіх тих, хто служить Ваалові“. І той виніс їм ту одежу.
Jehu i tha rojtarit të rrobave: “Nxirri jashtë rrobat për të gjithë adhuruesit e Baalit”. Kështu ai i nxori rrobat për ta.
23 І ввійшов Єгу та Єгонадав, Рехавів син, до Ваалового дому, і сказав до Ваалових служи́телів: „Пошукайте й подивіться, щоб не був тут із вами ніхто з Господніх слуг, а тільки самі ті, хто служить Ваалові“.
Atëherë Jehu, bashkë me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri në tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve të Baalit: “Kërkoni mirë dhe shikoni që këtu të mos ketë asnjë shërbëtor të Zotit, por vetëm adhurues të Baalit”.
24 І ввійшли вони, щоб прине́сти жертви та цілопа́лення. А Єгу́ поставив собі назо́вні вісімдеся́т чоловіка й сказав: „Кожен, у кого втече хто з тих людей, що я ввів на ваші руки, — життя його буде за життя того́!“
Kështu ata hynë për të ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vënë jashtë tempullit tetëdhjetë burra, të cilëve u kishte thënë: “Në rast se dikush lë të ikë një njeri të vetëm nga njerëzit që kam lënë në duart tuaja, do ta paguajë me jetën e tij jetën e atij që ka ikur”.
25 І сталося, як скінчи́в він приря́джувати цілопа́лення, то Єгу сказав до бігунів та до старши́н: „Увійдіть, повбивайте їх, — нехай ніхто не вийде!“І повбивали їх ві́стрям меча́, і поскидали їх ті бігуни́ та старши́ни. Потому пішли до міста Ваалового дому.
Kështu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha këtë urdhër rojeve dhe kapitenëve: “Hyni, vritni dhe mos lini që asnjë t’ju ikë!”. Prandaj ata i kaluan në majë të shpatës, pastaj rojet dhe kapitenët i hodhën jashtë dhe depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit;
26 І повино́сили вони бовванів Ваалового дому, і попали́ли те.
pastaj çuan jashtë shtyllat e shenjta të tempullit të Baalit dhe i dogjën.
27 І розбили вони Ваалового боввана, і розбили Ваалів дім, та й зробили з нього нечисте місце, і так є аж до сьогодні.
Pastaj shkatërruan statujën e Baalit dhe shembën tempullin e tij, duke e katansdisur në një vend ku grumbullohen plehrat e kështu mbetet edhe sot e kësaj dite.
28 І ви́губив Єгу Ваала з Ізраїля.
Kështu Jehu bëri që të zhduket Baali nga Izraeli;
29 Тільки не відступив він від гріхів Єровоама, Неватового сина, що вводив у гріх Ізраїля, від золотих тельці́в, що в Бет-Елі та що в Дані.
megjithatë ai nuk u tërhoq nga mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilët e kishte bërë të kryente mëkate Izraelin, domethënë nga viçat e artë që ishin në Bethel dhe në Dan.
30 І сказав Госпо́дь до Єгу: „Тому́, що ти добре зробив угодне в оча́х Моїх, зробив Ахавовому домові все, що було на серці Моєму, — сиді́тимуть сини твої на Ізраїлевому троні аж до четвертого покоління “.
Prandaj Zoti i tha Jehut: “Me qenë se ke vepruar mirë, duke bërë atë që është e drejtë në sytë e mi, dhe i ke bërë shtëpisë së Ashabit të gjitha atë që kisha në zemër, bijtë e tu do të ulen mbi fronin e Izraelit deri në brezin e katërt”.
31 Та Єгу не пильнував ходити за Зако́ном Господа, Бога Ізраїля, усім своїм серцем, не відступив від гріхів Єровоама, що вводив у гріх Ізраїля.
Por Jehu nuk u kujdesua të ndiqte me gjithë zemër ligjin e Zotit, Perëndisë së Izraelit; në fakt ai nuk u largua nga mëkatet e Jeroboamit, me të cilat e kishte bërë Izraelin të mëkatonte.
32 За тих днів розпочав Господь відру́бувати від Ізраїля частини, — і побив їх Газаїл в усій Ізраїлевій країні,
Në atë kohë Zoti filloi t’i presë disa pjesë të Izraelit; në fakt Hazaeli i mundi Izraelitët gjatë gjithë kufirit të tyre:
33 від Йорда́ну на схід сонця, увесь край Ґілеаду, Ґадів, Рувимів та Манасіїн, від Ароеру, що над потоком Арнон, і Ґілеад та Башан.
nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tërë vendin e Galaadit, Gaditët, Rubenitët dhe Manasitët; nga Aroeri, që është afër përroit të Amonit, deri në Galaad dhe Bashan.
34 А решта діл Єгу, і все, що́ він зробив, і вся лица́рськість його́, — ось вони написані в Книзі Хроніки Ізраїлевих царів.
Pjesa tjetër e bëmave të Jehut, tërë ato që bëri dhe të gjitha trimëritë e tij a nuk janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit?
35 І спочив Єгу зо своїми батька́ми, і поховали його в Самарії, а замість нього зацарював син його Єгоахаз.
Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkë me etërit e tij dhe e varrosën në Samari. Në vend të tij mbretëroi i biri Jehoahazi.
36 А дні, що царював Єгу над Ізраїлем у Самарії, були двадцять і вісім літ.
Jehu mbretëroi mbi Izraelin në Samari njëzet e tetë vjet.

< 2 царів 10 >