< До римлян 4 >

1 Що ж, скажемо, здобув Авраам, наш праотець за тілом?
Çfarë do të themi, pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami, ka përfituar sipas mishit?
2 Якщо Авраам був виправданий через діла, він має похвалу, але не перед Богом.
Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lëvdohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t’u lëvduar.
3 Бо що каже Писання? «Авраам повірив Богові, і це було зараховано йому як праведність».
Në fakt, çfarë thotë Shkrimi? “Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi”.
4 Тепер тому, хто працює, плата зараховується не як благодать, а як належне.
Edhe atij që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir por si borxh;
5 Однак тому, хто не працює, але вірить у Того, Хто виправдовує нечестивого, його віра зараховується як праведність.
ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.
6 Так само говорить і Давид, коли називає блаженною людину, яку Бог вважає виправданою без діл:
Sikurse Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia numëron drejtësi pa vepra, duke thënë:
7 «Блаженний той, чиї беззаконня прощені, чиї гріхи покриті!
“Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar.
8 Блаженна та людина, якій Господь не залічить її гріха».
Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia numërojë mëkatin”.
9 Це благословення лише для обрізаних чи також і для необрізаних? Ми говоримо: «Авраам повірив Богові, і це було зараховано йому як праведність».
Por kjo lumturi a vlen vetëm për të rrethprerët, apo edhe për të parrethprerët? Sepse ne themi se besimi iu numërua Abrahamit si drejtësi.
10 Коли було зараховано? Після обрізання чи до обрізання? Це було до обрізання, а не після обрізання!
Në ç’mënyrë, pra, iu numërua? Kur ai ishte i rrethprerë apo i parrethprerë? Jo ndërsa ishte i rrethprerë, por kur ishte i parrethprerë.
11 Він прийняв обрізання як знак, як печатку праведності через віру, яку мав ще необрізаним. Так він міг стати батьком усіх, хто вірить, але не був обрізаний, щоб і їм також була зарахована праведність.
Pastaj mori shenjën e rrethprerjes, si vulë të drejtësisë për besimin që kishte patur kur ishte akoma i parrethprerë, me qëllim që të ishte ati i gjithë atyre që besojnë edhe se janë të parrethprerë, me qëllim që edhe atyre t’u numërohet drejtësia,
12 Він також є і батьком обрізаних, що не лише обрізані, але й наслідують віру, яку мав наш батько Авраам до його обрізання.
dhe të ishte atë i të rrethprerëve të vërtetë, pra i atyre që jo vetëm janë të rrethprerë, por që ndjekin edhe gjurmët e besimit të atit tonë Abrahamit, që ai pati ndërsa ishte i parrethprerë.
13 Адже не через Закон Авраам та його нащадки отримали обітницю, що він буде спадкоємцем світу, а через праведність віри.
Në fakt premtimi për të qenë trashëgimtar i botës nuk iu bë Abrahamit dhe pasardhësve të tij nëpërmjet ligjit, por nëpërmjet drejtësisë së besimit.
14 Бо якщо нащадками є ті, хто [дотримується] Закону, то віра стає даремною й обітниця скасована.
Sepse nëse janë trashëgimtarë ata që janë të ligjit, besimi bëhet i kotë dhe premtimi anulohet,
15 Закон викликає гнів, адже там, де немає Закону, немає і його порушення.
sepse ligji prodhon zemërimin; në fakt atje ku nuk ka ligj, nuk ka as shkelje.
16 Тому обітниця є від віри, щоб вона була з благодаті й була гарантована всім нащадкам – не лише тим, хто дотримується Закону, а й тим, хто вірить, як Авраам, який є батьком усіх нас.
Prandaj trashëgimia është nëpërmjet besimit; në këtë mënyrë ajo është nëpërmjet hirit, me qëllim që premtimi të jetë i siguruar për të gjithë pasardhësit, jo vetëm për atë që është nga ligji, por edhe për atë që vjen nga besimi i Abrahamit, i cili
17 Як написано: «Я зробив тебе батьком багатьох народів».[Він є нашим батьком] перед Богом, в Якого він повірив, Який повертає життя мертвим і кличе те, чого немає, як те, що вже існує.
(siç është shkruar: “Unë të kam caktuar atin e shumë kombeve”), është ati i të gjithë neve para Perëndisë që ai besoi, i cili i jep jetë të vdekurve dhe thërret gjërat që nuk janë sikur të ishin.
18 Всупереч надії, він повірив з надією, що стане батьком багатьох народів, як йому було сказано: «Такими [чисельними] будуть твої нащадки».
Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t’u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: “Kështu do të jetë pasardhja jotë”.
19 Його віра не ослабла, хоча він і розумів, що його тіло змертвіле (йому було близько ста років) і що утроба Сари змертвіла.
Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës.
20 Він не похитнувся [через] невірство у Божу обітницю, але зміцнився вірою й віддав славу Богові,
Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë,
21 будучи цілком упевненим, що Той, Хто пообіцяв, спроможний [це] виконати.
plotësisht i bindur se atë që ai kishte premtuar ishte edhe i fuqishëm ta bënte.
22 Ось чому «це було зараховано йому як праведність».
Prandaj edhe kjo iu numërua atij për drejtësi.
23 [Слова] «йому було зараховано» були написані не тільки щодо нього,
E po nuk u shkrua vetëm për të, që kjo i ishte numëruar,
24 але й для нас, бо [віра] має бути зарахована й нам, що віримо в Того, Хто воскресив Ісуса, Господа нашого, з мертвих.
por edhe për ne, të cilëve do të na numërohet, neve që besojmë në atë që ka ringjallur prej të vdekurve Jezusin, Zotin tonë,
25 Він був виданий [на смерть] за наші гріхи й воскрес для нашого виправдання.
i cili u dha për shkak të fyerjeve tona dhe u ringjall për justifikimin tonë.

< До римлян 4 >