< Об'явлення 2 >

1 «Ангелу церкви в Ефесі напиши: „Так говорить Той, Хто тримає сім зірок у правій руці й ходить серед семи золотих світильників:
“Engjëllit të kishës në Efes shkruaji: këtë thotë ai që mban të shtatë yjet në të djathtën e tij dhe që ecën në mes të shtatë shandanëve prej ari.
2 Я знаю твої діла, твою важку працю та твоє терпіння. Я знаю, що ти не можеш зносити злих людей, що ти випробовував тих, хто називає себе апостолами, але не є ними, і виявив, що вони обманщики.
Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s’mund t’i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.
3 Ти маєш терпіння й постраждав за Моє ім’я, але не втомився.
Ti ke duruar, ke qëndrueshmëri dhe për hir të emrit tim je munduar pa u lodhur.
4 Тим не менш, Я маю щось проти тебе: ти залишив свою першу любов.
Por kam diçka kundër teje, sepse dashurinë tënde të parën e le.
5 Тому згадай, звідки ти впав, покайся й роби те, що робив від початку. Якщо ж ти не покаєшся, Я прийду до тебе й зрушу твій світильник з його місця.
Kujtohu, pra, se nga ke rënë, pendohu, dhe bëj veprat e para; në mos do të vi së shpejti te ti dhe do ta luaj shandanin tënd nga vendi i vet, nëse nuk pendohesh.
6 Але є в тобі щось добре: ти ненавидиш діла николаїтів, як і Я їх ненавиджу.
Por ti ke këtë, që i urren veprat e Nikolaitëve, që i urrej edhe unë.
7 Хто має вуха, нехай чує, що Дух говорить церквам. Тому, хто переможе, дам їсти з дерева життя, яке знаходиться в Божому раю“.
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që u thotë Fryma kishave: kujt fiton do t’i jap të hajë nga pema e jetës, që është në mes të parajsës së Perëndisë”.
8 Ангелу церкви в Смирні напиши: „Так говорить Той, Хто Перший і Останній, Хто помер і воскрес:
“Dhe engjëllit të kishës në Smirnë, shkruaji: këtë thotë i pari dhe i fundit, që qe i vdekur dhe kthehej në jetë.
9 Я знаю твої страждання та твою бідність, хоча насправді ти багатий! Я знаю про зневагу тих, хто називає себе юдеями, хоча вони не юдеї, а зборище сатани.
Unë i njoh veprat e tua, dhe shtrengimin e varfërinë (por ti je i pasur) dhe blasfeminë e atyre që e quajnë veten Judenj, por nuk janë, por janë një sinagogë e Satanit.
10 Не бійся того, що тобі треба буде страждати. Декого з вас диявол кине у в’язницю, щоб випробувати вас, і будете страждати протягом десяти днів. Будь вірним аж до смерті, і дам тобі вінець життя.
Mos ki frikë nga ato për të cilat do të vuash; ja, djalli do të hedhë disa prej jush në burg, që të provoheni, dhe ju do të keni shtrengim për dhjetë ditë. Ji besnik deri në vdekje dhe unë do të të jap kurorën e jetës.
11 Хто має вуха, нехай чує, що Дух говорить церквам. Той, хто переможе, не зазнає шкоди від другої смерті“.
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kush fiton nuk do të preket nga vdekja e dytë”.
12 Ангелу церкви в Пергамі напиши: „Так говорить Той, Хто має гострий, обосічний меч:
“Dhe engjëllit të kishës në Pergam, shkruaji: Këto gjëra thotë ai që ka shpatën e mprehtë me dy tehë:
13 Я знаю, що ти живеш там, де престол сатани. Але ти залишаєшся вірним Моєму імені. Ти не зрікся Моєї віри [навіть] у дні, коли у вашому місті, де живе сатана, було вбито Антипу – Мого вірного свідка.
Unë i di veprat e tua dhe ku banon, atje ku është froni i Satanit; dhe ti mbahesh fort tek emri im dhe nuk e mohove besimin në mua, edhe në ato ditë kur Antipa, dëshmitari im, besnik, u vra midis jush, atje ku banon Satani.
14 Тим не менш, Я маю кілька речей проти тебе: є там у тебе деякі, що тримаються вчення Валаама, який навчив Валака спокушати синів ізраїльських, щоб вони їли принесене в жертву ідолам і чинили розпусту.
Por kam disa gjëra kundër teje: sepse ke aty disa që mbajnë mësimin e Balaamit, i cili e mësoi Balakun t’u vërë një gurë pengese përpara bjive të Izraelit që të hanë flijime idhujsh dhe të kurvërojnë.
15 Також ти маєш і тих, хто тримається вчення николаїтів.
Kështu ti ke edhe disa që mbajnë mësimin e Nikolaitëve, të cilën gjë e urrej.
16 Тож покайся! Якщо ж ти не покаєшся, Я скоро прийду до тебе й буду боротися проти них мечем Моїх уст.
Pendohu, përndryshe do të vij së shpejti te ti dhe do të luftoj kundër tyre me shpatën e gojës sime.
17 Хто має вуха, нехай чує, що Дух говорить церквам. Тому, хто переможе, Я дам прихованої манни і білий камінь із написаним новим ім’ям, яке відоме лише тому, хто його отримує“.
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave: kujt fiton do t’i jap të hajë nga mana që është fshehur; dhe do t’i jap një gur të bardhë, dhe mbi gur është shkruar një emër i ri, të cilin s’e njeh askush, përveç atij që e merr”.
18 Ангелу церкви в Тіятирі напиши: „Так говорить Син Божий, очі Якого – немов вогняне полум’я, а ноги – як розплавлена бронза.
“Edhe engjëllit të kishës në Tiatirë shkruaji: Këto gjëra thotë Biri i Perëndisë, ai që ka sytë si flakë zjarri dhe këmbët e tij janë të ngjashëm me bronz të shkëlqyeshëm.
19 Я знаю твої діла, твою любов, віру, служіння та терпіння і що останні твої діла більші, ніж перші.
Unë i njoh veprat e tua, dashurinë tënde, besimin tënd, shërbimin tënd, durimin tënd dhe di që veprat e tua të fundit janë më të shumta se të parat.
20 Тим не менш, Я маю щось проти тебе: ти дозволяєш жінці Єзавелі, яка називає себе пророчицею, навчати й вводити Моїх слуг в оману, [жити] в розпусті та їсти те, що принесене в жертву ідолам.
Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t’i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve.
21 Я дав їй час покаятися, але вона не бажає покаятися від своєї статевої розпусти.
Dhe i dhashë kohë që të pendohet për kurvërinë e saj, por ajo nuk u pendua.
22 Ось Я кидаю її на ліжко [страждань], а тих, хто чинить із нею розпусту, змушу сильно страждати, якщо вони не покаються у своїх ділах.
Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre;
23 Я уражу її дітей смертю, і всі церкви знатимуть, що Я Той, Хто досліджує серця та думки, і дам кожному з вас згідно з вашими ділами.
Dhe do t’i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t’i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta.
24 Іншим же з вас, що в Тіятирі, хто не має цього вчення й не пізнав так званих глибоких таємниць сатани, Я кажу: «Я не покладаю на вас іншого тягаря,
Por juve dhe të tjerëve që janë në Tiatirë, që nuk kanë këtë doktrinë dhe nuk i kanë njohur thellësirat e Satanit, siç e quajnë ata, unë them: nuk do të vë barrë tjetër mbi ju;
25 тільки тримайте те, що у вас є, поки Я не прийду».
por mbajeni fort atë që keni, derisa të vij.
26 Тому, хто переможе й виконає Мою волю до кінця, Я дам владу над народами, –
Dhe kujt fiton dhe i ruan deri në fund veprat e mia, do t’i jap pushtet mbi kombet;
27 «і він буде керувати ними залізним жезлом:
dhe ai do t’i qeverisë ata me një shufër hekuri dhe ata do të thyhen si enë argjile, sikurse mora edhe unë pushtet prej Atit tim;
28 як і Я отримав її від Свого Отця. І дам йому досвітню зорю.
dhe unë do t’i jap atij yllin e mëngjesit.
29 Хто має вуха, нехай чує, що Дух говорить церквам“.
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave”.

< Об'явлення 2 >