< Від Луки 9 >

1 Скликавши дванадцятьох, Він дав їм силу та владу виганяти всіх демонів і зцілювати всі хвороби.
Pastaj, mbasi i thirri bashkë të dymbëdhjetë dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi të gjithë demonët dhe të shërojnë sëmundjet.
2 І послав їх проповідувати Царство Боже та зцілювати хворих.
Dhe i nisi të predikojnë mbretërinë e Perëndisë dhe të shërojnë të sëmurët.
3 Він промовив до них: «Нічого не беріть у дорогу: ні палиці, ні торбини, ні хліба, ні грошей, ні двох сорочок не майте.
Dhe u tha atyre: “Mos merrni asgjë për rrugë: as shkop, as trastë, as bukë, as para dhe asnjë prej jush të mos ketë dy tunika me vete.
4 Коли ж увійдете в якийсь дім, там залишайтесь і звідти йдіть далі.
Në atë shtëpi ku të hyni, aty rrini deri sa të largoheni.
5 Якщо десь вас не приймуть, то, виходячи з того міста, обтрусіть пил зі своїх ніг на свідчення проти них!»
Nëse disa nuk ju pranojnë, duke dalë prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga këmbët tuaja, si dëshmi kundër tyre”.
6 Вони вийшли та ходили по селах, звіщаючи Добру Звістку й зцілюючи всюди.
Atëherë ata u nisën dhe përshkuan fshatrat duke përhapur ungjillin dhe duke shëruar kudo.
7 Тетрарх Ірод почув про все, що сталося, і занепокоївся, бо дехто казав, що це Іван воскрес із мертвих;
Herodi, tetrarku, kishte dëgjuar për të gjitha gjërat që kishte kryer Jezusi dhe ishte në mëdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur së vdekuri,
8 інші [казали], що це з’явився Ілля, а ще інші – що це один зі стародавніх пророків воскрес.
të tjerë se ishte shfaqur Elia, e disa të tjerë se ishte ringjallur një nga profetët e lashtë.
9 Тоді Ірод сказав: «Івана я стратив, тоді хто Цей, про Кого я таке чую?» І намагався зустрітися з Ісусом.
Por Herodi tha: “Gjonit unë ia kam prerë kokën; kush do të jetë ky, për të cilin po dëgjoj të thuhen të tilla gjëra?”. Dhe kërkonte ta shihte.
10 Повернувшись, апостоли розповіли [Ісусові] про все, що зробили. Він узяв їх та відійшов у безлюдне місце біля міста, що зветься Віфсаїда.
Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit të gjitha gjërat që kishin bërë. Atëherë ai i mori me vete dhe u tërhoq mënjanë, në një vend të shkretë të një qyteti, që quhej Betsaida.
11 Але люди, дізнавшись про це, пішли за Ним. Зустрівши їх, Він почав говорити про Царство Боже й зцілював тих, хто потребував зцілення.
Po, kur turmat e morën vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirëpriti dhe u fliste për mbretërinë e Perëndisë, dhe shëronte ata që kishin nevojë për shërim.
12 Коли ж день схилявся до вечора, підійшли до Нього дванадцятеро й сказали: ―Відпусти людей, щоби пішли в навколишні села та хутори відпочити та знайти чогось їсти, бо ми тут у безлюдному місці.
Tani kur dita filloi të mbarojë, të dymbëdhjetët iu afruan dhe i thanë: “Nise turmën, që të shkojë nëpër fshatra e nëpër fushat përreth, që të gjejë strehë dhe ushqim, sepse këtu jemi në një vend të shkretë”.
13 Але Він сказав їм: ―Ви дайте їм їсти! Вони відповіли: ―Ми не маємо нічого, крім п’яти хлібів та двох рибин. Хіба що підемо й купимо їжу для всіх цих людей.
Por ai u tha atyre: “U jepni ju të hanë”. Ata u përgjigjen: “Ne nuk kemi tjetër veç se pesë bukë e dy peshq; vetëm nëse shkojmë vetë të blejmë ushqim për gjithë këta njerëz”.
14 А було там близько п’яти тисяч чоловіків. [Ісус] промовив до Своїх учнів: ―Розсадіть їх групами приблизно по п’ятдесят.
Ishin, pra, rreth pesë mijë burra. Por ai u tha dishepujve të vet: “I vini të ulen në grupe nga pesëdhjetë”.
15 Вони так і зробили, і розсадили всіх людей.
Ata vepruan në këtë mënyrë dhe i ulën të gjithë.
16 Він же, узявши п’ять хлібів та дві рибини, подивився на небо, благословив їх і, розломивши, дав учням, щоб розділили між людьми.
Atëherë ai i mori të pesë bukët dhe të dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytë drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve të vet që t’ia shpërndajnë turmës.
17 Усі їли та наситилися, і назбирали дванадцять кошиків залишків.
Dhe të gjithë hëngrën e u ngopën; nga copat që tepruan mblodhën dymbëdhjetë shporta.
18 Одного разу, коли [Ісус] молився на самоті й разом із Ним були лише учні, Він запитав їх: ―За кого вважають Мене люди?
Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi, dishepujt ishin bashkë me të. Dhe ai i pyeti duke thënë: “Kush thonë turmat se jam unë?”.
19 Вони відповіли: ―Одні – за Івана Хрестителя, інші – за Іллю, ще інші – за одного зі стародавніх пророків, що воскрес.
Ata duke u përgjgjur thanë: “Disa thonë “Gjon Pagëzori”, të tjerë “Elia” dhe të tjerë një nga profetët e lashtë që është ringjallur”.
20 Він же запитав: ―А ви за кого Мене вважаєте? Петро відповів: ―Ти Христос Божий!
Dhe ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Atëherë Pjetri duke u pergjigjur tha: “Krishti i Perëndisë”.
21 Тоді Він наказав їм нікому не розповідати про це.
Atëherë ai i porositi rreptë dhe i urdhëroi të mos i tregojnë kurrkujt,
22 Далі додав: «Синові Людському належить багато страждати, бути відкинутим старійшинами, первосвященниками та книжниками, бути вбитим, але третього дня воскресне».
duke thënë: “Birit të njeriut i duhet të vuajë shumë gjëra, ta përbuzin pleqtë, krerët e priftërinjve dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ringjallet”.
23 Потім промовив до всіх: «Якщо хтось хоче йти за Мною, нехай зречеться самого себе, візьме свій хрест та щодня слідує за Мною.
Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë.
24 Бо хто хоче спасти своє життя, той загубить його, а хто втратить життя своє заради Мене, той спасе його.
Sepse kush do ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por kush do ta humbasë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
25 Яка користь людині, якщо здобуде весь світ, а саму себе занапастить або згубить?
E pra, ç’dobi ka njeriu po të fitojë tërë botën, dhe pastaj të shkatërrojë veten dhe të shkojë në humbje?
26 Хто посоромиться Мене та Моїх слів, того й Син Людський посоромиться, коли прийде в славі Своїй, і Отця, і святих ангелів.
Sepse, nëse dikujt i vjen turp për mua dhe për fjalët e mia, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për të, kur të vijë në lavdinë e vet dhe të Atit e të engjëjve të shenjtë.
27 Істинно кажу вам: деякі з присутніх тут не зазнають смерті, доки не побачать Царства Божого».
Në të vërtetë po ju them se këtu janë të pranishëm disa që nuk do ta shjojnë vdekjen, para se ta shohin mbretërinë e Perëndisë”.
28 А приблизно через вісім днів після цих слів, [Ісус] узяв із Собою Петра, Івана та Якова й піднявся на гору, щоб молитися.
Dhe ndodhi që afërsisht tetë ditë pas këtyre thënieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit në mal për t’u lutur.
29 Під час молитви вигляд Його обличчя змінився, і одежа [стала] білою та блискучою.
Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme.
30 І ось двоє чоловіків розмовляли з Ним – це були Мойсей та Ілля.
Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia,
31 Вони з’явились у славі та розмовляли з Ним про Його відхід, який Він мав завершити в Єрусалимі.
të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem.
32 Петро й ті, що були з Ним, заснули, але, прокинувшись, побачили Його славу та цих двох чоловіків, які стояли з Ним.
Pjetri dhe shokët e tij ishin të këputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotësisht, panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që ishin bashkë me të.
33 Коли вони відійшли від Нього, Петро сказав Ісусові: «Наставнику, добре нам тут бути! Зробімо три намети: один для Тебе, один для Мойсея та один для Іллі». Він не знав, що говорить.
Dhe, ndërsa këta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: “Mësues, për ne është mirë të rrijmë këtu; le të bëjmë, pra, tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”; por ai nuk dinte ç’thoshte.
34 Коли він це казав, з’явилася хмара, яка накрила їх. Вони ж злякалися, коли увійшли в хмару.
Dhe ndërsa ai po fliste kështu, erdhi një re që i mbuloi në hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynë në re.
35 З хмари промовив голос: «Це Син Мій обраний, Його слухайте!»
Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: “Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni”.
36 Коли ж пролунав голос, Ісус залишився Сам. Вони мовчали й нікому в ті дні не казали про те, що бачили.
Dhe ndërsa fliste ky zë, Jezusi u gjet krejt vetëm. Ata heshtën dhe në ato ditë nuk i treguan kurrkujt asgjë nga ç’kishin parë.
37 Наступного дня, після того, як вони зійшли з гори, великий натовп зустрів Його.
Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, ndodhi që një turmë e madhe i doli përpara Jezusit.
38 І ось один чоловік із натовпу вигукнув: ―Учителю, благаю, зглянься над моїм сином, бо він у мене єдиний.
Dhe ja, një burrë nga turma filloi të bërtasë, duke thënë: “Mësues, të lutem, ktheje vështrimin mbi djalin tim, sepse është i vetmi që kam.
39 [Нечистий] дух хапає його, і він зненацька кричить, і катує його [дух] аж до піни. Насилу відходить, залишаючи його безсилим.
Dhe ja, një frymë e kap dhe menjëherë ai bërtet; pastaj e përpëlit dhe e bën të nxjerrë shkumë dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.
40 Я просив Твоїх учнів вигнати духа, але вони не змогли.
U jam lutur dishepujve të tu ta dëbojnë, por ata nuk kanë mundur”.
41 Ісус у відповідь сказав: ―О роде невірний та розбещений, доки буду з вами? Доки терпітиму вас? Приведи сюди твого сина!
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, tha: “O brez mosbesues dhe i çoroditur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t’ju duroj? Sille këtu djalin tënd”.
42 Коли хлопчик наближався, демон у припадку кинув його на землю, але Ісус наказав нечистому духові [відійти], зцілив дитину та віддав її батькові.
Dhe, ndërsa fëmija po afrohej, demoni e përpëliti atë dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymën e ndyrë, e shëroi djalin dhe ia dorëzoi atit të vet.
43 Усі були вражені Божою величчю. Коли всі дивувалися всьому, що робив [Ісус], Він промовив до своїх учнів:
Të gjithë mbetën të mahnitur nga madhëria e Perëndisë. Dhe, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte Jezusi, ai u tha dishepujve të vet:
44 «Вкладіть ці слова у ваші вуха: Син Людський буде виданий у руки людські».
“I shtini mirë në vesh këto fjalë, sepse Biri i njeriut do të bjerë në duart e njerëzve”.
45 Однак учні не зрозуміли цих слів: вони були приховані від них, щоб не зрозуміли їх, а спитати Його про ці слова боялися.
Por ata nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta dhe për këtë shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin për ato që kishte thënë.
46 Потім [учні] почали роздумувати між собою, хто з них найбільший.
Pastaj midis tyre filloi një grindje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
47 Але Ісус, знаючи думки їхніх сердець, узяв дитину, поставив її біля Себе
Atëherë Jezusi, duke ditur ç’mendime kishin në zemrat e tyre, mori një fëmijë të vogël dhe e afroi pranë vetes,
48 та промовив до них: ―Той, хто прийме цю дитину в ім’я Моє, той Мене приймає, а хто Мене приймає, приймає Того, Хто надіслав Мене. Бо хто найменший поміж вас, той найбільший.
dhe u tha atyre: “Ai që e pranon këtë fëmijë të vogël në emrin tim, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua, sepse ai që është më i vogli nga ju të gjithë, ai do të jetë i madh”.
49 Іван відповів: ―Наставнику, ми бачили когось, хто Твоїм ім’ям виганяв демонів, та ми заборонили йому, бо він не ходить із нами.
Atëherë Gjoni e mori fjalën dhe tha: “Mësues, ne pamë një që i dëbonte demonët në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk të ndjek bashkë me ne”.
50 Ісус відповів: ―Не забороняйте, бо хто не проти вас, той за вас.
Por Jezusi i tha: “Mos ia ndaloni, sepse kush nuk është kundër nesh është me ne”.
51 Коли наближався час Йому бути взятим на небо, Він рішуче пішов до Єрусалима.
Ndodhi që kur po plotësohej koha që Jezusi duhet të ngrihej në qiell, ai vendosi prerazi të shkojë në Jeruzalem,
52 І надіслав перед Собою вісників. Вони зайшли до одного самарянського села, щоб приготувати все для Нього.
dhe dërgoi përpara lajmëtarët. Këta, si u nisën, hynë në një fshat të Samaritanëve, për t’i përgatitur ardhjen.
53 Але мешканці Його не прийняли, бо Він ішов до Єрусалима.
Por ata të fshatit nuk deshën ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrë të drejtuar nga Jeruzalemi.
54 Побачивши це, учні Його, Яків та Іван, сказали: ―Господи, хочеш, ми накажемо, щоб зійшов вогонь із неба та спалив їх, як це зробив Ілля?
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanë: “Zot, a do ti që të themi të zbresë zjarr nga qielli dhe t’i përvëlojë, ashtu si bëri edhe Elia?”.
55 [Ісус], обернувшись до них, заборонив їм та сказав: ―Не знаєте, якого ви духа,
Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thënë: “Ju nuk e dini nga cili frymë jeni;
56 бо Син Людський прийшов не губити людські душі, а спасати їх! І пішли до іншого села.
sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtërat e njerëzve, po për t’i shpëtuar”. Pastaj shkuan në një fshat tjetër.
57 Коли вони йшли дорогою, хтось сказав [Ісусові]: ―Я піду за Тобою, куди б Ти не пішов!
Ndodhi që, ndërsa po ecnin rrugës, dikush i tha: “Zot, unë do të të ndjek kudo të shkosh”.
58 Ісус відповів йому: ―Лисиці мають нори, птахи небесні – гнізда, а Син Людський не має, де голову прихилити.
Por Jezusi i tha: “Dhelprat kanë strofka dhe zogjtë e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën”.
59 А іншому сказав: ―Іди за Мною! Але той відповів: ―Господи, дозволь мені спочатку піти поховати мого батька!
Pastaj i tha një tjetri: “Ndiqmë!”. Por ai përgjigjej: “Zot, më lejo më parë të shkoj e të varros atin tim”.
60 Тоді [Ісус] сказав: ―Залиши мертвим ховати своїх мерців, а ти йди звіщати Царство Боже!
Jezusi i tha: “Lëri të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretërinë e Perëndisë”.
61 Інший сказав: ―Господи, я піду за Тобою, але дозволь мені спочатку попрощатися з моїми домашніми!
Akoma një tjetër i tha: “Zot, unë do të të ndjek ty, por më lejo më parë të ndahem me ata të familjes sime”.
62 Ісус сказав йому: ―Ніхто з тих, хто поклав руку на плуг та озирається назад, не придатний для Царства Божого!
Jezusi i tha: “Asnjëri që ka vënë dorë në parmendë dhe kthehet e shikon prapa, nuk është i përshtatshëm për mbretërinë e Perëndisë”.

< Від Луки 9 >