< Від Луки 5 >

1 Одного разу, коли [Ісус] знаходився біля озера Генезарет і натовп людей тиснувся до Нього, аби слухати Слово Боже,
Dhe ndodhi që Jezusi, kur po ndodhej në bregun e liqenit të Gjenezaretit e ndërsa turma po shtyhej rreth tij për të dëgjuar fjalën e Perëndisë,
2 Він побачив два човни, що стояли біля берега. А рибалки, вийшовши з них, чистили сіті.
pa dy barka të lidhura në breg të liqenit, nga të cilat kishin dalë peshkatarët dhe po lanin rrjetat.
3 [Ісус] увійшов до одного з човнів, який належав Симонові, попросив його відплисти трохи від берега й, присівши, навчав людей із човна.
Atëherë hyri në një nga ato barka, në atë që ishte e Simonit, dhe iu lut që të largohej pak nga bregu. U ul dhe mësonte turmat nga barka.
4 Коли ж закінчив говорити, сказав Симонові: ―Відпливи на глибину, та закиньте сіті для лову.
Dhe kur mbaroi së foluri i tha Simonit: “Shko në të thella, dhe hidhni rrjetat tuaja për të zënë peshk”.
5 Симон сказав у відповідь: ―Наставнику, ми цілу ніч працювали та нічого не впіймали, але за Твоїм словом я закину сіті.
Dhe Simoni, duke u përgjigjur, i tha: “Mësues, u munduam gjithë natën dhe nuk zumë asgjë; por, për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën.
6 Зробивши це, піймали так багато риби, що сіті почали рватись.
Dhe, si bënë kështu, zunë një sasi aq të madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta.
7 Вони покликали й своїх товаришів з іншого човна, щоб прийшли допомогти їм. Ті прийшли й наповнили рибою обидва човни так, що вони стали потопати.
Atëherë u bënë shenjë shokëve të tyre që ishin në barkën tjetër, që të vinin e t’i ndihmonin. Dhe ata erdhën dhe i mbushën të dy barkat aq sa gati po fundoseshin.
8 Побачивши це, Симон Петро припав до колін Ісуса та промовив: ―Господи, відійди від мене, бо я людина грішна!
Simon Pjetri, kur pa këtë, i ra ndër këmbë Jezusit dhe i tha: “Zot, largohu prej meje, sepse jam njeri mëkatar”.
9 Адже страх охопив його й усіх, хто був із ним, від такої кількості спійманої риби,
Në të vërtetë Pjetri dhe të gjithë ata që ishin me të, habiteshin për shkak të sasisë së peshkut që kishin zënë.
10 а також Якова та Івана, синів Зеведеєвих, котрі були спільниками Симона. І промовив Ісус до Симона: ―Не бійся, віднині будеш ловити людей.
E njëjta gjë u ngjau edhe Jakobit dhe Gjonit, bijve të Zebedeut, që ishin shokë të Simonit. Atëherë Jezusi i tha Simonit: “Mos ki frikë; tash e tutje ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë”.
11 Витягнувши човни на берег, вони залишили все та пішли за Ним.
Pastaj ata, si i nxorën në breg barkat, lanë çdo gjë dhe ndiqnin.
12 Коли [Ісус] перебував в одному місті, прийшов до нього чоловік, що був увесь покритий проказою. Побачивши Ісуса, він впав долілиць та просив Його, кажучи: ―Господи, якщо хочеш, Ти можеш мене очистити.
Ndodhi që, ndërsa Jezusi ndodhej në një nga ato qytete, erdhi një njeri i mbushur plot me lebër, i cili, kur e pa Jezusin, ra me fytyrë për dhe dhe iu lut duke thënë: “Zot, po të duash, ti mund të më pastrosh”.
13 [Ісус] простягнув руку, доторкнувся до нього й промовив: ―Хочу, будь чистим! І вмить проказа залишила його.
Atëherë ai e zgjati dorën, e preku duke thënë: “Po, e dua, qofsh i pastruar”. Dhe menjëherë lebra iu zhduk.
14 [Ісус] наказав йому: ―Нікому не кажи про це, але йди, покажи себе священникові та принеси жертву за своє очищення, як наказав Мойсей, їм на свідчення.
Dhe Jezusi e urdhëroi: “Mos ia trego kurrkujt; por shko, paraqitu te prifti dhe bëj një ofertë për pastrimin tënd, sikurse e ka përshkruar Moisiu, që kjo t’u shërbejë si dëshmi”.
15 Однак звістка про Ісуса розходилася ще більше, і багато людей приходило до Нього послухати та отримати зцілення від своїх хвороб.
Dhe fama e tij po përhapej gjithnjë e më shumë; dhe turma të mëdha mblidheshin për ta dëgjuar dhe për t’u shëruar prej tij nga sëmundjet e veta.
16 Він же відходив у пустелю та молився там.
Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej.
17 Одного дня, коли [Ісус] навчав людей, були там фарисеї та вчителі Закону, що прийшли з усіх сіл Галілеї та Юдеї, а також з Єрусалима; і сила Господня була з Ним, щоби зцілювати,
Një ditë ndodhi që, ndërsa Jezusi po mësonte, ishin të pranishëm, ulur, disa farisenj dhe mësues të ligjit, që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e Galilesë, të Judesë dhe nga Jeruzalemi; dhe fuqia e Zotit ishte me të, që të kryente shërime.
18 І ось декілька людей принесли на носилках паралізованого та хотіли внести його й поставити перед Ісусом.
Dhe ja, disa njerëz po sillnin mbi një vig një njeri të paralizuar dhe kërkonin ta fusnin brenda dhe ta vinin përpara tij.
19 Не маючи можливості внести його через натовп, вони залізли на дах та спустили його разом із носилками через отвір у покрівлі на середину, прямо перед Ісусом.
Por, duke mos gjetur se si ta fusnin brenda për shkak të turmës, hipën mbi çatinë e shtëpisë dhe e lëshuan përmjet tjegullave me gjithë vig midis njerëzve, përpara Jezusit.
20 Побачивши їхню віру, Він промовив: «Друже, прощаються тобі гріхи твої!»
Dhe ai, duke parë besimin e tyre, i tha atij: “Njeri, mëkatet e tua të janë falur”.
21 Книжники та фарисеї почали розмірковувати кажучи: «Хто Він такий, що богохульствує? Хто може прощати гріхи, окрім Самого Бога?»
Atëherë skribët dhe farisenjtë filluan të arsyetojnë duke thënë: “Kush është ky që thotë blasfemi? Kush mund t’i falë mëkatet, përveç vetëm Perëndi?”.
22 Але Ісус, знаючи їхні думки, відповів: «Чому ви так роздумуєте у ваших серцях?
Por Jezusi, duke i njohur mendimet e tyre, e mori fjalën dhe tha: “Ç’po arsyetoni në zemrat tuaja?
23 Що легше сказати: „Прощаються тобі гріхи твої!“чи „Встань і ходи!“?
Çfarë është më e lehtë, të thuhet: “Mëkatet e tua të janë falur”, apo të thuhet: “Çohu dhe ec”?
24 Але щоб ви знали: Син Людський має владу на землі прощати гріхи». І промовив до паралізованого: «Кажу тобі: встань, візьми свої носилки та йди додому!»
Tani, pra, me qëllim që ju ta dini se Biri i njeriut ka pushtet mbi tokë të falë mëkatet, unë të them (i tha të paralizuarit), çohu, merre vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!”.
25 Той відразу ж встав перед ними, узяв те, на чому лежав, і пішов додому, прославляючи Бога.
Dhe menjëherë ai njeri u ngrit përpara tyre, mori vigun mbi të cilin qe shtrirë dhe shkoi në shtëpinë e vet, duke përlëvduar Perëndinë.
26 Усіх охопив подив, і почали прославляти Бога. Сповнені страхом, вони говорили: «Дивовижні речі ми бачили сьогодні!»
Dhe të gjithë u habitën dhe përlëvdonin Perëndinë, dhe, plot frikë, thoshnin: “Sot pamë gjëra të mahnitshme”.
27 Після цього [Ісус] вийшов та побачив митника, на ім’я Левій, що сидів при збиранні мита, і сказав йому: «Іди за Мною!»
Dhe, mbas këtyre gjërave, ai doli dhe pa një tagrambledhës, që quhej Levi, dhe rrinte në vendin e tatimeve, dhe i tha: “Ndiqmë”.
28 Залишивши все, той піднявся й пішов за Ісусом.
Dhe ai i la të gjitha, u ngrit dhe e ndoqi.
29 І влаштував Йому Левій у своєму домі велику гостину; там було багато митників та інших, що сиділи з Ісусом за столом.
Pastaj Levi i përgatiti në shtëpinë e tij një gosti të madhe, dhe një numër i madh tagrambledhësish e të tjerë rrinin në tryezë bashkë me ta.
30 А фарисеї та книжники нарікали, кажучи Його учням: ―Чому ви їсте та п’єте разом із митниками й грішниками?
Por skribët dhe farisenjtë e atij vendi murmurisnin kundër dishepujve të Jezusit duke thënë: “Përse hani dhe pini bashkë me tagrambledhës dhe mëkatarë?”.
31 Ісус же відповів їм: ―Не здорові потребують лікаря, а хворі.
Dhe Jezusi, duke u përgjegjur, u tha: “Nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjek, por të sëmurët.
32 Я прийшов покликати до покаяння не праведних, а грішників.
Unë nuk erdha t’i thërres të pendohen të drejtit, por mëkatarët”.
33 Тоді вони сказали Йому: ―Учні Івана часто постяться та моляться, так роблять і фарисеї, а Твої їдять і п’ють!
Atëherë ata i thanë: “Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?”.
34 Ісус відповів: ―Чи можете друзів нареченого змусити постити, доки наречений з ними?
Ai u përgjigj atyre: “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta?
35 Але настануть дні, коли наречений забереться від них, і тоді поститимуть у ті дні.
Por do të vijnë ditët kur do t’ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë”.
36 Він розповів їм притчу: ―Ніхто не розриває нової одежі, щоби з неї пришити латку до старої одежі, бо й нову розірве, і до старої не пасує латка з нової.
Përveç kësaj ai u tregoi një shëmbëlltyrë: “Askush nuk qep një copë të një rrobë të re mbi një rrobe të vjetër; përndryshe gjendet me rrobën e re të shqyer, dhe pjesa që u hoq nga rroba e re nuk i përshtatet së vjetrës.
37 Ніхто не вливає молодого вина в старі бурдюки, бо молоде вино розірве їх і виллється, а бурдюки пропадуть.
Dhe askush nuk shtie verë të re në kacekë të vjetër; përndryshe vera e re i pëlcet kacekët, dhe ajo derdhet e kacekët shkojnë dëm.
38 Але молоде вино треба вливати в нові бурдюки.
Por duhet shtënë vera e re në kacekë të rinj dhe kështu që të dyja ruhen.
39 І ніхто, випивши старого вина, не захоче молодого, бо каже: «Старе краще!»
Askush që ka pirë verë të vjetër, nuk do menjëherë verë të re, sepse ai thotë: “E vjetra është më e mirë””.

< Від Луки 5 >