< Від Луки 16 >

1 Потім сказав учням: ―В одного багатого чоловіка був управитель, якого звинуватили в марнотратстві.
Tani ai u foli akoma dishepujve të vet: “Ishte një njeri i pasur që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.
2 Він покликав його та сказав: «Що це я чую про тебе? Дай мені звіт про твоє управління, бо ти не можеш більше управляти».
Atëherë ai e thirri dhe i tha: “Ç’është kjo që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im”.
3 Управитель подумав: «Що мені робити? Мій господар звільняє мене. Копати – не маю сил, просити – соромно.
Dhe administratori tha me vete: “Ç’do të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s’e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp.
4 Але я знаю, що робити, щоб, коли мене звільнять з управління, знайшлися люди, які приймуть мене до своїх домівок».
E di ç’do të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi”.
5 Почав він кликати кожного з боржників свого господаря. Першого він запитав: «Скільки ти винен моєму господареві?»
I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: “Sa i detyrohesh zotërisë tim?”.
6 Той відповів: «Сто мір оливкової олії». І сказав йому: «Візьми швидко свою розписку та запиши п’ятдесят».
Ai u përgjigj: “Njëqind bato vaj”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë”.
7 Потім другому сказав: «А ти скільки винен?» Той відповів: «Сто мір пшениці». Він сказав йому: «Візьми свою розписку та пиши вісімдесят».
Pastaj i tha një tjetri: “Po ti sa i detyrohesh?”. Ai u përgjigj: “Njëqind kora grurë”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë”.
8 Господар похвалив нечесного управителя за його кмітливість, бо сини цього світу мудріші у справах зі своїм родом, ніж сини світла. (aiōn g165)
Zotëria e lavdëroi administratorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri, sepse bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre, janë më të mençur se bijtë e dritës. (aiōn g165)
9 Я кажу вам: здобувайте собі приятелів за допомогою неправедного багатства, щоб коли воно мине, вас прийняли у вічні оселі. (aiōnios g166)
Unë, pra, po ju them: Bëjini miqtë me pasuri të padrejta sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme. (aiōnios g166)
10 Хто вірний у малому, той вірний і у великому, а невірний у малому, і у великому невірний.
Kush është besnik në të vogla, është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla, është i padrejtë edhe në të mëdhatë.
11 Отже, якщо ви не були вірні в неправедних багатствах, хто вам довірить справжнє?
Pra, në qoftë se ju nuk keni qenë besnikë në pasuritë e padrejta, kush do t’ju besojë pasuritë e vërteta?
12 Якщо в чужому не були вірні, хто вам дасть ваше?
Dhe, në qoftë se nuk keni qenë besnikë në pasurinë e tjetrit, kush do t’ju japë tuajën?
13 Жоден слуга не може служити двом господарям, бо одного ненавидітиме, а другого любитиме, або одним буде нехтувати, а іншому буде відданим. Не можете служити Богові та багатству.
Asnjë shërbëtor nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve; sepse ose do ta urrejë njerin e tjetrin do ta dojë, ose do të lidhet me njerin dhe tjetrin do ta përbuzë; ju nuk mund t’i shërbeni Perëndisë dhe mamonit”.
14 Почули про це фарисеї, які любили гроші, та глузували з Нього.
Dhe farisenjtë, të cilët ishin shumë të dhënë pas parasë, i dëgjonin të gjitha këto dhe e tallnin.
15 Але [Ісус] відповів їм: ―Ви вдаєте себе за праведних перед людьми, але Бог знає серця ваші, бо що високе в людей, те мерзенне в очах Бога.
Dhe ai u tha atyre: “Ju jeni ata që e justifikoni veten përpara njerëzve, por Perëndia i njeh zemrat tuaja; sepse ajo që vlerësohet shumë ndër njerëzit është gjë e neveritshme para Perëndisë.
16 Закон та Пророки були до Івана. Відтоді проповідується Добра Звістка Царства Божого, і кожен із зусиллям входить у нього.
Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.
17 Але скоріше небо та земля зникнуть, ніж одна риска Закону пропаде.
Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji.
18 Кожен, хто розлучається зі своєю дружиною та одружується з іншою, перелюбствує; і всякий, хто одружується з розлученою жінкою, чинить перелюб.
Ai që lëshon gruan e vet dhe merr një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me një grua të lëshuar nga i burri, shkel kurorën”.
19 Був собі багатий чоловік, який одягався в дорогу та вишукану одежу. Щодня він розкішно бенкетував.
Por atje ishte një njeri i pasur, që vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm.
20 Біля його воріт лежав убогий, на ім’я Лазар, що весь був у виразках
Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij, dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara,
21 і бажав насититися тим, що падало зі столу багатого. Собаки, підходячи, лизали його рани.
dhe dëshironte të ngopej me thërrimet që binin nga tryeza e pasanikut; madje edhe qentë vinin e ia lëpinin plagët.
22 Надійшов час, убогий помер, і ангели віднесли його на лоно Авраама. Помер же і багач, і поховали його.
Por ndodhi që lypësi vdiq dhe engjëjt e çuan në gji të Abrahamit; vdiq edhe pasaniku dhe e varrosën.
23 А в пеклі, будучи в муках, він підняв свої очі та побачив здалека Авраама та Лазаря на його лоні. (Hadēs g86)
Dhe, duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. (Hadēs g86)
24 І, закричавши, сказав: «Отче Аврааме! Змилуйся наді мною та пішли Лазаря, нехай умочить кінець свого пальця у воду та прохолодить мій язик, бо я сильно страждаю в цьому полум’ї».
Atëherë ai bërtiti dhe tha: “O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuaj tmerrësisht në këtë flakë.
25 Авраам відповів: «Сину! Згадай, що ти за життя свого одержав свої блага, як і Лазар – своє лихо. Тепер же він тішиться, а ти страждаєш.
Por Abrahami thoshte: “O bir, kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan.
26 І крім того, між нами та вами встановлена велика прірва, щоб ті, які бажають перейти звідси до вас, не могли, і щоб звідти до нас не переходили».
Dhe, veç të gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata që do të donin të kalonin që këtej tek ju nuk munden; po ashtu askush nuk mund të kalojë që andej te ne”.
27 Той відповів: «Тоді благаю тебе, отче, пошли Лазаря в дім мого батька,
Por ai i tha: “Atëherë, o atë, të lutem ta dërgosh atë te shtëpia e tim eti,
28 бо в мене п’ятеро братів, нехай він засвідчить їм, щоб вони не прийшли в це місце страждання».
sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”.
29 Авраам відповів: «Вони мають Мойсея та Пророків, нехай їх слухають».
Abrahami u përgjigj: “Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata”.
30 Але той відповів: «Ні, отче Аврааме, якщо хтось із мертвих піде до них, то вони покаються!»
Ai tha: “Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen”.
31 Тоді Авраам сказав йому: «Якщо Мойсея і Пророків не слухають, то навіть якщо хтось із мертвих воскресне, це їх не переконає».
Atëherë ai i tha: “Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe në se dikush ringjallet prej të vdekurish””.

< Від Луки 16 >