< Від Луки 11 >

1 Одного разу [Ісус] молився, і, коли Він закінчив, один з учнів промовив до Нього: ―Господи, навчи нас молитися, як і Іван навчив своїх учнів!
Dhe ndodhi që ai ndodhej në një vend dhe lutej dhe, si mbaroi, një nga dishepujt e tij i tha: “Zot, na mëso të lutemi, ashtu siç i mësoi Gjoni dishepujt e vet”.
2 Він промовив: ―Коли молитесь, то кажіть: «Отче наш, Що на небесах, нехай святиться ім’я Твоє! Нехай прийде Царство Твоє! Нехай буде воля Твоя, як на небі, так і на землі!
Dhe ai u tha: “Kur të luteni, thoni: “Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt, ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt si në qiell edhe në tokë.
3 Хліб наш щоденний дай нам кожного дня.
Na jep çdo ditë bukën tonë të nevojshme.
4 І прости нам гріхи наші, бо і ми прощаємо всім боржникам нашим. І не введи нас у спокусу, але визволи нас від лукавого».
Dhe na i fal mëkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorët tanë; dhe mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu””.
5 І сказав їм: ―Хто з вас, маючи друга, прийде до нього опівночі та скаже йому: «Друже, позич мені три хліби,
Pastaj u tha atyre: “A ka midis jush njeri që ka një mik dhe i shkon në mesnatë e i thotë: “Mik, më jep hua tri bukë,
6 бо мій приятель прийшов до мене з дороги, і я не маю, що йому дати».
sepse më erdhi nga udha një miku im dhe unë s’kam çfarë t’i vë përpara”;
7 А той зсередини відповів би йому: «Не турбуй мене! Двері вже зачинені, і діти мої зі мною в ліжку. Не можу я піднятися й дати тобі».
dhe ai, nga brenda, duke u përgjigjur, i tha: “Mos më bezdis, dera është tashmë e mbyllur dhe fëmijët e mi ranë në shtrat me mua; nuk mund të çohem e të t’i jap”?
8 Кажу вам: якщо він не встане та не дасть йому заради дружби, то все одно через наполегливість його підведеться й дасть усе, чого той потребує.
Unë po ju them se, edhe nëse nuk çohet t’ia japë sepse e ka mik, do të çohet gjithsesi për shkak të insistimit të tij dhe do t’i japë të gjitha bukët që i nevojiten.
9 Тому Я кажу вам: просіть – і буде дано вам; шукайте – і знайдете; стукайте – і відчинять вам!
Prandaj po ju them: Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju hapet.
10 Бо кожен, хто просить, отримує, і хто шукає, знаходить, і тому, хто стукає, відчинять.
Sepse kushdo që lyp, merr, kush kërkon, gjen dhe do t’i hapet atij që troket.
11 Котрий з вас, батьків, коли син просить хліба, замість хліба подасть йому камінь, і коли просить риби, замість риби подасть йому гадюку?
Dhe cili nga ju është baba i tillë që, po t’i kërkojë bukë djali, i jep një gur? Ose po t’i kërkojë një peshk, në vend të peshkut i jep një gjarpër?
12 Або чи дасть йому скорпіона, коли той просить яйце?
Ose, po t’i kërkojë një vezë, i jep një akrep?
13 Отже, якщо ви, будучи злими, вмієте давати добрі дари вашим дітям, то наскільки більше ваш Отець Небесний дасть Духа Святого тим, хто просить у Нього!
Nëse ju, pra, që jeni të këqij, dini t’u jepni dhurata të mira bijve tuaj, aq më tepër Ati juaj qiellor do t’u dhurojë Frymën e Shenjtë atyre që ia kërkojnë”.
14 Одного разу [Ісус] вигнав демона, який був німий. І коли демон вийшов, німий [чоловік] заговорив; і весь натовп дивувався цьому.
Dhe Jezusi po dëbonte një demon që ishte memec; dhe ndodhi që, kur demoni doli, memeci foli dhe turmat u mrekulluan.
15 Та деякі з них говорили: ―[Силою] Вельзевула, володаря демонів, Він виганяє демонів.
Por disa nga ata thanë: “Ai i dëbon demonët nëpërmjet Beelzebubit, princit të demonëve”.
16 Інші ж, випробовуючи [Його], вимагали знамення з неба.
Kurse disa nga ata, për ta vënë në provë, kërkonin prej tij një shenjë nga qielli.
17 Але Він, знаючи їхні думки, відповів: ―Кожне царство, розділене в собі, буде спустошене, і дім, розділений в собі, впаде.
Por ai, duke i njohur mendimet e tyre, u tha atyre: “Çdo mbretëri, e përçarë në vetvete shkatërrohet, dhe çdo shtëpi e përçarë në vetvete rrëzohet.
18 Якщо ж сатана розділився в собі самому, як встоїть його царство?[Питаю це], бо кажете, що Вельзевулом Я виганяю демонів.
Po të jetë, pra, edhe Satanai i përçarë në vetvete, si do të mund të qëndrojë mbretëria e tij? Sepse ju thoni se unë i dëboj demonët nëpërmjet Beelzebubit.
19 Якщо ж Я виганяю демонів Вельзевулом, то ким виганяють ваші сини? Тому вони будуть вашими суддями.
Por, nëse unë i dëbokam demonët nëpërmjet Beelzebubit, nëpërmjet kujt i dëbojnë ata bijtë tuaj? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj.
20 Але якщо Я пальцем Божим виганяю демонів, то прийшло до вас Царство Боже.
Por në se unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë, mbretëria e Perëndisë, pra ka arritur deri te ju.
21 Коли сильний, озброївшись, стереже свій дім, тоді майно його в безпеці.
Kur burri i fortë, i armatosur mirë, e ruan shtëpinë e vet, pasuria e tij është në paqe.
22 Коли ж нападає сильніший за нього й перемагає його, то забирає все його озброєння, на яке він покладався, і потім ділить здобич.
Por në qoftë se vjen një më i fortë se ai dhe e mund atë, ia merr armët në të cilat kishte shpresë dhe i ndan plaçkat e tij.
23 Хто не зі Мною, той проти Мене; і хто не збирає зі Мною, той розкидає.
Kush nuk është me mua, është kundër meje dhe kush nuk mbledh me mua, shpërndan.
24 Коли нечистий дух виходить із людини, то йде в місця безводні шукати відпочинку й, не знаходячи, каже: «Повернусь я у дім свій, звідки вийшов».
Kur fryma e ndyrë del nga një njeri, endet në vende të shkreta, duke kërkuar pushim, dhe duke mos e gjetur dot, thotë: “Do të kthehem në shtëpinë time nga dola”.
25 І, повернувшись, знаходить його заметеним та прибраним.
Dhe, kur kthehet, e gjen të fshirë e të zbukuruar,
26 Тоді він іде й бере інших сімох духів, гірших за себе, і входять та живуть там. І для людини останнє стає гіршим за попереднє.
atëherë shkon e merr me vete shtatë frymëra të tjerë më të këqij se ai, dha ata hyjnë aty dhe banojnë aty; dhe gjendja e fundit e atij njeriu bëhet më e keqe se e para”.
27 Коли [Ісус] це казав, одна жінка з натовпу голосно промовила: ―Блаженна мати, яка носила та годувала Тебе.
Ndodhi që, ndërsa ai po thoshte këto gjëra, një grua nga turma e çoi zërin e saj dhe i tha: “Lum barku që të barti dhe gjinjtë që të mëndën”.
28 Він відповів: ―Справді блаженні ті, що слухають Слово Боже та виконують його.
Por ai u tha: “Me tepër lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë”.
29 Коли зібралося багато народу, Він почав говорити: ―Цей рід – рід лукавий! Він шукає знамення, та не дасться йому знамення, хіба що тільки знамення Йони.
Duke qenë se turmat po i shtyheshin përreth, ai filloi të thotë: “Ky brez është i lig; ai kërkon nje shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona.
30 Бо як Йона став для ніневійців знаменням, так буде й Син Людський для цього роду.
Sepse, ashtu si Jona qe një shenjë për Ninivasit, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë një shenjë për këtë brez.
31 Цариця Півдня встане на суд із людьми цього роду й засудить їх, бо вона прийшла з далекого краю землі послухати Соломонову мудрість, а ось тут Хтось більший за Соломона.
Mbretëresha e Mesditës do të ngrihet ditën e gjyqit me njerëzit e këtij brezi dhe do t’i dënojë, sepse ajo po vjen nga skaji i dheut për të dëgjuar urtësinë e Salomonit; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Salomoni.
32 Люди Ніневії встануть на суд із цим родом і засудять його, бо вони покаялись через проповідь Йони, а ось тут Хтось більший за Йону.
Ninivasit, ditën e gjyqit, do të ringjallen me këtë brez dhe do ta dënojnë, sepse ata u penduan për predikimin e Jonas; dhe ja, këtu është dikush më i madh se Jona”.
33 Ніхто, запаливши світильник, не ставить його у потайне місце або під посудину, але ставить на поставець, щоб усі, що входять, бачили світло.
Asnjëri, kur ndez një llambë, nuk e vë në një vend të fshehtë ose nën babunë, po përmbi dritëmbajtësen, që të shohin dritë ata që hyjnë.
34 Світлом для тіла є око. Якщо твоє око буде здорове, то й все твоє тіло буде наповнене світлом, коли ж воно недуже, то й тіло твоє в темряві.
Llamba e trupit është syri; në se syri yt është i shëndoshë, gjithë trupi yt do të jetë i ndriçuar; por në se syri yt është i sëmurë, edhe gjithë trupi yt do të jetë plot me errësirë.
35 Отже, пильнуй, щоб світло, яке в тобі, не стало темрявою.
Prandaj trego kujdes që drita që është në ty të mos jetë terr.
36 Якщо ж усе твоє тіло наповнене світлом і немає жодної темної частини, то все буде світле так, ніби світильник освітлює тебе сяйвом.
Në se gjithë trupi yt është i ndriçuar, pa asnjë pjesë të errët, gjithçka do të jetë e ndriçuar, sikurse ndodh kur llamba të ndriçon me shkëlqimin e saj”.
37 Коли Він закінчив говорити, один фарисей запросив Його до себе пообідати. [Ісус] зайшов та сів за стіл.
Por ndërsa Jezusi po fliste, një farise e ftoi për drekë në shtëpinë e vet. Dhe ai hyri dhe u vendos në tryezë.
38 Фарисей же здивувався, побачивши, що перед обідом Він перш не обмився.
Fariseu e vuri re këtë dhe u mrekullua që Jezusit nuk lau para buke.
39 Тоді Господь промовив до нього: ―Ось ви, фарисеї, очищуєте чашу та посуд ззовні, а всередині ви повні здирництва та лукавства.
Dhe Zoti i tha: “Tani ju farisenjtë pastroni të jashtmen e kupës dhe të pjatës, ndërsa brendinë tuaj e keni plot me grabitje dhe ligësi.
40 Нерозумні! Чи Той, Хто створив зовнішнє, не створив і внутрішнє?
Të pamend! Ai që bëri anën e jashtme, vallë nuk bëri edhe të brendshmen?
41 Тож дайте милостиню з того, що всередині, ось тоді все буде чисте для вас.
Por jepni si lëmoshë atë që është përbrenda, dhe çdo gjë do të jetë e pastër për ju.
42 Але горе вам, фарисеї, що даєте десятину з м’яти, рути й з усякого зілля, але обминаєте справедливість та любов Божу. І це належить робити, і тим не нехтувати.
Por mjerë ju, o farisenj! Sepse ju paguani të dhjetën e ryzës, të mendrës dhe të çdo barishteje, dhe pastaj lini pas dore drejtësinë dhe dashurinë e Perëndisë. Këto gjëra duhet t’i bënit, pa i lënë pas dore të tjerat.
43 Горе вам, фарисеї, що любите почесні місця в синагогах та привітання на ринках.
Mjerë ju, o farisenj! Sepse ju e doni vendin e parë ndër sinagoga dhe përshëndetjet nëpër sheshe.
44 Горе вам, бо ви – як невидимі гроби, поверх яких люди ходять і не знають цього.
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse jeni si varret që nuk shihen dhe njërëzit ecin sipër tyre, pa e ditur”.
45 Один з учителів Закону відповів [Ісусові]: ―Учителю, кажучи це, Ти й нас ображаєш!
Atëherë, duke u përgjigjur, një nga mësuesit e ligjit, i tha: “Mësues, duke folur kështu, ti po na fyen edhe ne”.
46 Але Він відповів: ―Горе й вам, учителям Закону, бо ви накладаєте на людей тягар, який важко нести, самі ж навіть пальцем не доторкнетеся до нього.
Dhe ai thoshte: “Mjerë edhe ju, o mësues të ligjit! Sepse i ngarkoni njerëzit me barrë që me vështirësi baren, dhe ju nuk i prekni ato barrë as edhe me një gisht.
47 Горе вам, бо ви будуєте гробниці пророкам, яких убили ваші батьки.
Mjerë ju! Sepse ju ndërtuat varret e profetëve dhe etërit tuaj i patën vrarë ata.
48 Цим ви свідчите, що схвалюєте вчинки ваших батьків. Вони їх вбивали, а ви будуєте їм [гробниці].
Duke vepruar në këtë mënyrë, ju dëshmoni se i miratoni veprat e etërve tuaj; në fakt ata vranë profetët dhe ju ndërtoni varret e tyre.
49 Тому Бог у своїй мудрості сказав: «Надішлю до них пророків та апостолів, і декого з них уб’ють, а декого будуть переслідувати».
Për këtë arsye edhe urtësia e Perëndisë tha: “Unë do t’u dërgoj profetë dhe apostuj, dhe ata do të vrasin disa prej tyre kurse të tjerët do t’i përndjekin”,
50 І тому цей рід буде відповідати за пролиту кров усіх пророків, які були вбиті від початку всесвіту,
me qëllim që këtij brezi t’i kërkohet llogari për gjakun e të gjithë profetëve, i cili u derdh që nga krijimi i botës:
51 від крові Авеля до крові Захарії, убитого між Храмом та жертовником. Кажу вам: цей рід відповість за все.
nga gjaku i Abelit deri te gjaku i Zakarias, që u vra ndërmjet altarit dhe tempullit; po, unë po ju them, se këtij brezi do t’i kërkohet llogari.
52 Горе вам, учителі Закону, бо ви взяли ключі пізнання: самі не ввійшли й тим, хто бажає ввійти, заборонили.
Mjerë ju, o mësues të ligjit! Sepse ju e morët çelësin e dijes; ju vetë nuk hytë dhe penguat hyrjen e atyre që po hynin”.
53 Коли [Ісус] вийшов [звідти], фарисеї та книжники почали критикувати Його та спокушати відносно багатьох речей.
Po ndërsa ai u fliste atyre këto gjëra, skribët dhe farisenjtë filluan të zemërohen shumë kundër tij dhe ta sulmojnë atë me shumë pyetje,
54 Вони спостерігали за Ним, аби упіймати Його на слові.
për t’i ngritur kurthe, për ta zënë në gabim e për të mundur ta akuzojnë për ndonjë fjalë të tij.

< Від Луки 11 >