< До галатів 4 >

1 Тож я кажу: поки спадкоємець ще дитина, він нічим не відрізняється від раба, хоч і є володарем усього.
Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,
2 Він підпорядковується опікунам і управителям до часу, встановленого батьком.
por ai është nën kujdestarë dhe administratorë deri në kohën e caktuar nga i ati.
3 Так само й ми, коли були дітьми, знаходилися у рабстві [матеріальних і духовних] основ світу.
Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës,
4 Але коли настала повнота часу, Бог послав Свого Сина, народженого від жінки, народженого під Законом,
por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit,
5 щоб викупити тих, хто під Законом, і щоб ми отримали всиновлення.
që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë.
6 І, оскільки ви – Його сини, Бог послав Духа Свого Сина в наші серця, Духа, Який кличе: «Авва!», [тобто] «Отче».
Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: “Abba, Atë!”.
7 Отже, ти вже не раб, а син; а якщо син, то й спадкоємець через Бога.
Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.
8 Раніше, коли ви не знали Бога, ви були рабами тих, що за своєю природою не є богами.
Por atëherë, duke mos njohur Perëndinë, u shërbyet atyre që prej natyre nuk janë perëndi;
9 Але тепер, коли ви пізнали Бога, точніше, коли Бог пізнав вас, то як ви можете повертатися назад до тих слабких і жалюгідних основ світу? Хочете себе знову поневолити?
kurse tani, mbasi njohët Perëndinë, më mirë të them se u njohët prej Perëndisë, vallë si ktheheni përsëri te elementet e dobët dhe të varfër, tek të cilët doni përsëri t’u nënshtroheni?
10 Ви дотримуєтесь [особливих] днів, місяців, пір та років.
Sepse ju i kremtoni me kujdes disa ditë, muaj, stinë dhe vite.
11 Боюсь, що всі мої зусилля, витрачені на вас, були марні.
Kam frikë se mos jam munduar më kot për ju.
12 Я благаю вас, брати: станьте такими, як я, бо я став таким, як ви. Ви нічим мене не скривдили.
O vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam si ju; ju lutem, o vëllezër, ju s’më keni bërë asnjë të keqe.
13 Як ви знаєте, уперше я проповідував вам Добру Звістку через хворобу.
Dhe ju e dini se në të kaluarën unë ju predikova ungjillin me dobësi të mishit;
14 І, хоча моя хвороба була для вас випробуванням, ви не ставилися до мене з презирством чи зневагою, але прийняли як ангела Божого, як [Самого] Христа Ісуса.
dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s’patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.
15 Де ж тепер ваше блаженство? Я можу засвідчити, що якби ви тоді могли, то вирвали б свої очі й віддали їх мені.
Cili ishte, pra, gëzimi juaj? Sepse unë dëshmoj për ju se, po të qe e mundur, ju do të nxirrnit edhe sytë tuaj dhe do të m’i jepnit mua.
16 Невже тепер я став вашим ворогом, кажучи вам істину?
A thua u bëra armiku juaj, duke ju thënë të vërtetën?
17 [Ті люди] ревно стараються переманити вас, але не з добрих [спонук]. Вони хочуть розлучити нас, щоб ви були їхніми ревними прихильниками.
Ata tregohen të zellshëm ndaj jush, por jo për qëllime të ndershme; madje ata duan t’ju shkëputin që të jeni të zellshëm ndaj tyre.
18 Добре завжди бути ревним для доброї мети, а не лише тоді, коли я з вами.
Mirë është të jesh gjithnjë i zellshëm për të mirë, dhe jo vetëm kur ndodhem midis jush.
19 Діти мої, заради яких я знову терплю біль народження, аж доки Христос не відобразиться у вас.
Djemtë e mi, që unë i lind përsëri, derisa të formohet Krishti në ju!
20 Як би я хотів бути з вами зараз і змінити мій тон, бо я здивований вами!
Do të doja tashti të isha midis jush dhe ta ndryshoja tingullin e zërit tim, sepse jam ndërdyshas ndaj jush.
21 Скажіть мені, невже ви, що хочете бути під Законом, не слухаєте Закону?
Po më thoni, ju që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin?
22 Адже написано, що Авраам мав двох синів: одного від рабині, а іншого від вільної жінки.
Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri nga e lira.
23 Той, що від рабині, народився за тілом, а той, що від вільної жінки, народився згідно з обіцянкою.
Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga e lira lindi për hir të premtimit.
24 Це треба розуміти образно. Жінки представляють два завіти: один з гори Синай, що народжує в рабство, це – Аґар.
Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe është Agari.
25 Аґар – Синайська гора в Аравії, а також це нинішній Єрусалим, що перебуває в рабстві зі своїми дітьми.
Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet Jeruzalemit të kohës së sotme; dhe ajo është skllave me bijtë e saj.
26 А небесний Єрусалим – вільний, і він є нашою матір’ю.
Ndërsa Jeruzalemi nga lart është i lirë dhe është nëna e ne të gjithëve.
27 Бо написано: «Радій, неплідна, яка не народжувала! Кричи та радій, ти, що не зазнала мук народження, бо більше дітей у покинутої жінки, ніж у тієї, яка має чоловіка».
Sepse është shkruar: “Gëzohu ti, o shterpë, që nuk lind! Shpërthe dhe klith, ti që nuk i provon dhembjet e lindjes, sepse bijtë e së braktisurës do të jenë më të shumtë se të asaj që e kishte burrin”.
28 Ви ж, брати, подібно до Ісаака, є дітьми обітниці.
Kurse ne, o vëllezër, jemi bij të premtimit, sikundër ishte Isaku.
29 Та як тоді син, народжений за тілом, переслідував сина, народженого за Духом, так і зараз.
Po, sikurse atëherë ai që lindi sipas mishit përndiqte atë që kishte lindur sipas Frymës, kështu është edhe tani.
30 Однак що говорить Писання? «Вижени служницю разом з її сином, бо не буде син рабині співспадкоємцем разом із сином вільної жінки».
Po çfarë thotë shkrimi? “Dëboje skllaven dhe djalin e saj, sepse i biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me djalin e së lirës”.
31 Отже, брати, ми діти не рабині, а вільної жінки.
Kështu, pra, vëllezër, ne nuk jemi bij të skllaves, por të së lirës.

< До галатів 4 >