< Дії 13 >

1 У церкві Антіохії були пророки та вчителі: Варнава, Симеон, якого звали Нігер, Луцій з Киринеї, Манаен, який виховувався разом із тетрархом Іродом, та Савл.
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli.
2 Одного разу, коли вони служили Господеві й постилися, Дух Святий сказав: «Відділіть Мені Варнаву та Савла для справи, до якої Я їх покликав».
Dhe, ndërsa po kryenin shërbesën e Zotit dhe po agjëronin, Fryma e Shenjtë tha: “M’i ndani veç Barnabën dhe Saulin për veprën për të cilën i kam thirrur”.
3 Тоді, після посту й молитви, вони поклали на них руки та відпустили.
Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.
4 Послані Святим Духом, вони прийшли до Селевкії, а звідти відпливли до Кіпру.
Ata, pra, të dërguar nga Fryma e Shenjtë, zbritën në Seleuki dhe që andej lundruan për në Qipro.
5 Прибувши до Саламії, звіщали там Слово Боже в юдейських синагогах. Іван теж був із ними та допомагав їм.
Kur arritën në Salaminë, shpallën fjalën e Perëndisë në sinagogat e Judenjve; dhe ata kishin me vete edhe Gjonin si ndihmës.
6 Пройшовши через весь острів, прийшли до Пафосу. Там вони знайшли одного юдея, на ім’я Бар-Ісус, який був чаклуном та лжепророком.
Pastaj, mbasi e përshkuan ishullin deri në Pafo, gjetën aty një magjistar, një profet të rremë jude, me emër Bar-Jezus,
7 Він був разом із проконсулом Сергієм Павлом, розумною людиною. Проконсул покликав Варнаву та Савла, бажаючи послухати Слово Боже.
i cili ishte me prokonsullin Sergj Pal, njeri i zgjuar. Ky thirri pranë vetes Barnabën dhe Saulin dhe kërkoi të dëgjonte fjalën e Perëndisë,
8 Але Еліма, чаклун (так перекладається його ім’я), протистояв їм, намагаючись відвернути проконсула від віри.
por Elimas, magjistari (ky në fakt është kuptimi i emrit të tij) u kundërshtoi atyre, duke kërkuar ta largojë prokonsullin nga besimi.
9 Тоді Савл, він же й Павло, сповнений Святого Духа, подивився уважно на нього
Atëherë Sauli, i quajtur edhe Pal, i mbushur me Frymën e Shenjtë, i nguli sytë mbi të dhe tha:
10 й сказав: ―Сину диявола та вороже всякої праведності, повний усілякого лукавства та зла! Невже ти не перестанеш перекручувати прямі шляхи Господні?
“O njeri plot me çdo mashtrim dhe çdo farë ligësie, bir i djallit, armik i çdo drejtësie, a nuk do të heqësh dorë nga shtrembërimi i rrugëvë të drejta të Zotit?
11 Ось тепер рука Господня направлена проти тебе: будеш сліпий і не бачитимеш сонця до певного часу! І відразу огорнули його морок і темрява, і він почав шукати, хто б його повів за руку.
Tani, pra, ja, dora e Zotit është mbi ty, dhe do të verbohesh dhe nuk do ta shohësh më diellin për një farë kohe”. Menjëherë mbi të ra mjegull dhe terr: dhe ai shkonte rreth e qark duke kërkuar ndonjë që ta mbante për dore.
12 Коли проконсул побачив те, що сталося, то увірував, дивуючись Господньому вченню.
Atëherë prokonsulli, kur pa çfarë kishte ndodhur, besoi, i mrekulluar nga doktrina e Zotit.
13 Відпливши з Пафосу, Павло й ті, що були разом із ним, прийшли в Пергію та Памфілію. Там Іван залишив їх та повернувся до Єрусалима.
Dhe Pali dhe shokët e vet hipën në anije nga Pafo dhe arritën nëpër det në Pergë të Panfilisë; por Gjoni u nda prej tyre dhe u kthye në Jeruzalem.
14 Вони ж пройшли через Пергію і дійшли до Антіохії Пісідійської. У Суботу [Павло та Варнава] прийшли в синагогу й присіли.
Por ata, duke vazhduar rrugën nga Perga, arritën në Antioki të Pisidisë; dhe, mbasi hynë në sinagogë ditën e shtunë, u ulën.
15 Після читання Закону та Пророків керівник синагоги послав сказати їм: ―Брати, якщо у вас є слово настанови до народу, то говоріть.
Mbas leximit të ligjit dhe të profetëve, krerët e sinagogës dërguan atyre për t’u thënë: “Vëllezër, në qoftë se keni ndonjë fjalë këshilluese për popullin, ia thoni”.
16 Павло піднявся та, подавши рукою знак, сказав: ―Ізраїльтяни та всі, хто боїться Бога, послухайте!
Atëherë Pali u ngrit dhe, mbasi bëri shenjë me dorë, tha: “Izraelitë dhe ju që druani Perëndinë, dëgjoni!
17 Бог ізраїльського народу обрав наших батьків. Він підніс цей народ під час перебування в землі Єгипту й вивів його з неї Своєю сильною рукою.
Perëndia e këtij populli të Izraelit i zgjodhi etërit tanë, dhe e bëri të madh popullin gjatë qëndrimit në vendin e Egjiptit; pastaj, me krahë të fuqishëm, e nxori që andej.
18 Сорок років Він терпів їх у пустелі.
Dhe për afro dyzet vjet i duroi në shkretëtirë.
19 Він знищив сім народів у землі Ханаанській та віддав їхню землю у спадщину [нашим батькам].
Pastaj shkatërroi shtatë kombe në vendin e Kanaanit dhe ua shpërndau atyre në trashëgimi vendin e tyre.
20 Це відбувалося упродовж чотирьохсот п’ятдесяти років. Після цього Бог давав їм суддів аж до пророка Самуїла.
Dhe pastaj, për afro katërqind e pesëdhjetë vjet, u dha Gjyqtarë deri te profeti Samuel.
21 Потім [народ] просив собі царя, і Бог дарував їм Саула, сина Кісового, з роду Веніаміна, [який керував] сорок років.
Më pas ata kërkuan një mbret; dhe Perëndia u dha atyre Saulin, birin e Kisit, një burrë nga fisi i Beniaminit, për dyzet vjet.
22 Згодом Бог усунув Савла, зробивши царем Давида. Він свідчив про нього, кажучи: «Я знайшов Давида, сина Єссеєвого, чоловіка Мені до серця. Він звершить усю Мою волю».
Pastaj Perëndia e hoqi dhe u ngjalli atyre si mbret Davidin, për të cilin dha dëshmi duke thënë: “Kam gjetur Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të zbatojë të gjitha vullnetet e mia”.
23 З його нащадків Бог, згідно зі Своєю обітницею, привів Ізраїлеві Спасителя – Ісуса.
Prej farës së këtij Perëndia, sipas premtimit të vet, i ka ngjallur Izraelit Shpëtimtarin Jezus.
24 Перед приходом Ісуса Іван закликав до хрещення на знак покаяння весь народ Ізраїлю.
Para ardhjes së tij, Gjoni predikoi një pagëzim pendimi për gjithë popullin e Izraelit.
25 Закінчуючи своє служіння, Іван казав: «За кого ви мене вважаєте? Я не Він. Але після мене йде Той, Кому я не достойний розв’язати ремінці сандалій на ногах».
Dhe, kur Gjoni po e përfundonte misionin e tij, tha: “Cili pandehni se jam unë? Unë nuk jam Krishti; por ja, pas meje vjen një, të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh sandalet e këmbëve”.
26 Брати, діти роду Авраама, і ті, що боїтеся Бога! Це Слово спасіння було надіслане вам.
Vëllezër, bij të pasardhësve të Abrahamit, dhe ata prej jush që druajnë Perëndinë, juve ju është dërguar fjala e këtij shpëtimi.
27 Жителі Єрусалима та їхні керівники не впізнали [Ісуса] й, засудивши Його, сповнили слова пророків, які читаються щосуботи.
Sepse banorët e Jeruzalemit dhe krerët e tyre, duke mos e njohur Këtëjezus, duke e dënuar, kanë përmbushur fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
28 І хоча вони не знайшли жодної підстави для обвинувачення, усе ж просили Пилата вбити Його.
Dhe, ndonëse nuk i gjetën asnjë faj që të meritonte vdekjen, i kërkuan Pilatit që ai të vritet.
29 А коли сповнили все, що було написано про Нього, вони зняли Його з хреста та поклали в гробницю.
Dhe mbasi u kryen të gjitha gjërat që janë shkruar për të, atë e zbritën nga druri dhe e vunë në varr.
30 Але Бог воскресив Його з мертвих,
Por Perëndia e ringjalli prej të vdekurve;
31 і ще багато днів ті, що прийшли разом із Ним із Галілеї в Єрусалим, бачили Його. Тепер вони – Його свідки перед народом.
dhe ai u pa për shumë ditë nga ata që ishin ngjitur me të nga Galilea në Jeruzalem, të cilët tani janë dëshmitarë të tij para popullit.
32 Ми проповідуємо вам нині цю Добру Звістку: обітницю, дану нашим батькам,
Dhe ne po ju shpallim lajmin e mirë të premtimit që u qe bërë etërve,
33 Бог сповнив для нас, їхніх дітей, воскресивши Ісуса. У другому псалмі написано: «Ти Мій Син! Я сьогодні породив Тебе!»
duke ju thënë se Perëndia e ka përmbushur për ne, bij të tyre, duke ringjallur Jezusin, ashtu si dhe është shkruar në psalmin e dytë: “Ti je Biri im, sot më linde”.
34 А про те, що [Бог] воскресив Його з мертвих, так що тіло Його вже ніколи не повернеться у тління, сказав так: «Я дам вам святі та надійні благословення, обіцяні Давидові».
Dhe mbasi e ka ringjallur prej të vdekurve për të mos e kthyer në kalbje, ai ka thënë kështu: “Unë do t’ju jap premtimet e sigurta të bëra Davidit”.
35 Тому й в іншому [місці] каже: «Ти не дозволиш вірному Твоєму побачити тління».
Për këtë ai thotë edhe në një psalm tjetër: “Ti nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë kalbje”.
36 Адже Давид, послуживши волі Божій у своєму поколінні, помер, був похований разом зі своїми батьками й побачив тління.
Sepse Davidi, mbasi zbatoi këshillën e Perëndisë në brezin e tij, vdiq dhe u bashkua me etërit e vet dhe pa kalbje,
37 Але Той, Кого Бог воскресив, не побачив тління.
por ai, që e ka ringjallur Perëndia, nuk ka parë kalbje.
38 Тому, брати, я хочу, щоб ви знали: через Нього вам сьогодні звіщається прощення гріхів. І від усього, у чому ви не могли виправдатися в Законі Мойсея,
Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet tij ju është shpallur falja e mëkateve,
39 кожен, хто вірить, виправданий через Нього.
dhe se, me anë të tij, ai që beson është shfajësuar nga të gjitha gjërat, që nuk mund të shfajsohej me anë të ligjit të Moisiut.
40 Будьте уважні, щоб не сталося з вами того, про що сказано в пророків:
Kini kujdes, pra, që të mos ju ndodhë ajo që është thënë në profetët:
41 «Подивіться, насмішники, здивуйтеся та помріть, бо Я роблю справу в дні ваші, справу, у яку ви ніяк не повірите, навіть якби вам хтось розповів про це».
“Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni dhe do të treteni, sepse unë po kryej një vepër në ditët tuaja, një vepër, të cilën ju nuk do ta besonit, po t’jua tregonte dikush””.
42 Коли Павло та Варнава виходили, їх запросили говорити про це ж наступної Суботи.
Dhe kur Judenjtë dolën nga sinagoga, johebrenjtë u lutën që të shtunën e ardhshme t’u flisnin përsëri për këto gjëra.
43 Після того, як зібрання розійшлося, багато юдеїв та богобоязних прозелітів пішли за Павлом та Варнавою. Ті говорили з ними та переконували їх залишатись у благодаті Божій.
Dhe, mbasi u shpërnda mbledhja, shumë nga Judenjtë dhe nga prozelitët e perëndishëm i ndiqnin Palin dhe Barnabën, të cilët, duke u folur atyre, i bindën të ngulmojnë në hir të Perëndisë.
44 Наступної Суботи майже все місто зібралося послухати Слово Господнє.
Të shtunën tjetër gati gjithë qyteti u mblodh për të dëgjuar fjalën e Perëndisë.
45 Коли юдеї побачили натовп, то сповнились заздрощів і богохульствами перечили тому, що говорив Павло.
Por Judenjtë, duke parë turmën, u mbushën me smirë dhe u kundërviheshin thënieve të Palit, duke kundërshtuar dhe duke blasfemuar.
46 Тоді Павло та Варнава рішуче сказали їм: «Слово Боже треба було звістити насамперед вам. Але оскільки ви відкидаєте його й вважаєте себе недостойними вічного життя, ми звертаємося до язичників. (aiōnios g166)
Atëherë Pali dhe Barnaba, duke folur lirisht, thanë: “Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t’ju shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve. (aiōnios g166)
47 Бо так наказав нам Господь: „Я зробив тебе світлом серед народів, щоб ти ніс спасіння до краю землі“».
Sepse kështu na ka urdhëruar Zoti: “Unë të vura si dritë të johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut””.
48 Коли язичники почули це, вони раділи та славили Слово Господнє. І всі, кого було призначено до вічного життя, увірували. (aiōnios g166)
Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan. (aiōnios g166)
49 Слово Господнє поширювалося по всій країні.
Dhe fjala e Zotit përhapej në mbarë atë vend.
50 Юдеї підбурили богобоязних жінок зі знатних сімей та керівників міста, і вони почали гоніння проти Павла та Варнави й вигнали їх за межі своєї землі.
Por Judenjtë i nxitën disa gra të perëndishme të shtresës së lartë, si dhe parinë e qytetit, dhe ngjallën një përndjekje kundër Palit dhe Barnabës dhe i dëbuan jashtë kufijve të tyre.
51 Тоді [апостоли] обтрусили пил зі своїх ніг [на свідчення] проти них і пішли до Іконії.
Atëherë ata, mbasi shkundën pluhurin e këmbëve të tyre kundër tyre, shkuan në Ikon.
52 Учні були сповнені радості та Святого Духа.
Dhe dishepujt ishin mbushur me gëzim dhe me Frymën e Shenjtë.

< Дії 13 >