< Amós 8 >

1 Jehová me enseñó así; y he aquí un canastillo de fruta de verano.
Ja ç’më bëri të shoh Zoti, Zoti: ishte një shportë me fruta vere.
2 Y dijo: ¿Qué ves Amós? Y dije: Un canastillo de fruta de verano. Y Jehová me dijo: Venido ha el fin sobre mi pueblo Israel: nunca más le pasaré.
Ai më tha: “Amos, çfarë po shikon?”. Unë u përgjigja: “Një shportë me fruta vere”. Zoti më tha: “Erdhi fundi për popullin tim të Izraelit; nuk do ta fal më gjatë.
3 Y los cantores del templo aullarán en aquel día, dijo el Señor Jehová: los cuerpos muertos serán aumentados en todo lugar, echados en silencio.
Atë ditë këngët e tempullit do të bëhen vajtime”, thotë Zoti, Zoti. “Do të ketë kudo shumë kufoma; do t’i hedhin jashtë në heshtje”.
4 Oíd esto los que tragáis los menesterosos, y taláis los pobres de la tierra,
Dëgjoni këtë, o ju që gllabëroni nevojtarin dhe shfarosni të varfërit e vendit,
5 Diciendo: Cuando pasare el mes, venderemos el trigo; y pasada la semana, abriremos el pan; y achicaremos la medida, y engrandeceremos el precio, y falsearemos el peso engañoso.
dhe thoni: “Kur do të kalojë hëna e re që të mund të shesim grurin, dhe e shtuna që të fillojmë shitjen e grurit, duke e zvogëluar efan dhe duke rritur siklin, duke falsifikuar peshoret për të mashtruar,
6 Y compraremos los pobres por dinero, y los necesitados por un par de zapatos; y venderemos las ahechaduras del trigo.
duke i blerë të varfrit me para, nevojtarin për një palë sandale dhe duke shitur edhe skarcitetet e grurit?”.
7 Jehová juró por la gloria de Jacob: Que no me olvidaré para siempre de todas sus obras.
Zoti është betuar për krenarinë e Jakobit: “Nuk do të harroj asnjë nga veprat e tyre.
8 ¿No se ha de estremecer la tierra sobre esto? ¿y todo habitador de ella, no llorará? y toda subirá como un río, y será arrojada, y será hundida como el río de Egipto.
A nuk do të dridhet vallë vendi për këtë dhe nuk do të jenë në zi tërë banorët e tij? Do të ngrihet i tëri si Nili, do të trazohet dhe do të ulet si lumi i Egjiptit.
9 Y acaecerá en aquel día, dijo el Señor Jehová, que haré que se ponga el sol al mediodía, y la tierra cubriré de tinieblas en el día claro.
Atë ditë do të ndodhë”, thotë Zoti, Zoti, “që unë do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë dhe do ta errësoj tokën ditën.
10 Y tornaré vuestras fiestas en lloro, y todos vuestros cantares en endechas, y haré poner saco sobre todos lomos, y peladura sobre toda cabeza; y tornarla he como en llanto de unigénito, su postrimería como día amargo.
Do t’i shndërroj festat tuaja në zi dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime; do të bëj që secili të vishet me thes dhe do ta bëj të shogët çdo kokë. Do ta bëj si një zi për një bir të vetëm dhe fundi i tij do të jetë një ditë trishtimi.
11 He aquí que vienen días, dijo el Señor Jehová, en los cuales enviaré hambre en la tierra: no hambre de pan, ni sed de agua, mas de oír palabra de Jehová.
Ja, do të vijnë ditët”, thotë Zoti, Zoti, “gjatë të cilave unë do të dërgoj urinë në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por më tepër për të dëgjuar fjalët e Zotit.
12 E irán vagabundos desde la una mar hasta la otra mar: desde el norte hasta el oriente discurrirán buscando palabra de Jehová, y no la hallarán.
Ata do të shkojnë duke u endur nga një det në tjetrin, nga veriu në lindje, do të rendin sa andej dhe këtej në kërkim të fjalës të Zotit, por nuk do ta gjejnë.
13 En aquel tiempo las doncellas hermosas, y los mancebos desmayarán de sed.
Atë ditë vajzat e bukura dhe djemtë e zgjedhur do të ligështohen nga etja.
14 Los que juran por el pecado de Samaria, y dicen: Vive tú, Dios de Dan; y: Vive el camino de Beer-seba: caerán, y nunca más se levantarán.
Ata që betohen për mëkatin e Samarisë dhe thonë: “Ashtu si Perëndia yt rron, o Dan”, dhe: “Si rron Beer-Sheba”, do të rrëzohen dhe nuk do të çohen më”.

< Amós 8 >