< Ezequiel 30 >

1 La palabra de Yahvé volvió a dirigirse a mí, diciendo:
Fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
2 “Hijo de hombre, profetiza y di: ‘El Señor Yahvé dice: “Grita: “¡Ay del día!
“Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Vajtoni: “Medet, dita!”.
3 Porque el día está cerca, incluso el día de Yahvé está cerca. Será un día de nubes, un tiempo de las naciones.
Sepse dita është afër, është e afërt dita e Zotit; do të jetë një ditë me re, koha e kombeve.
4 Una espada vendrá sobre Egipto, y la angustia estará en Etiopía, cuando los muertos caen en Egipto. Le quitan su multitud, y sus cimientos se rompen.
Shpata do të bjerë mbi Egjipt dhe do të krijojë ankth në Etiopi kur në Egjipt të bien të plagosurit për vdekje, do të shpien larg pasuritë e tij dhe themelet e tij do të përmbysen.
5 “‘“Etiopía, Put, Lud, todos los pueblos mixtos, Cub, y los hijos de la tierra aliada con ellos, caerán con ellos a espada”.
Etiopia, Puti, Ludi, tërë përzierja e popujve të ndryshëm, Kubi dhe bijtë e vendeve aleate do të rrëzohen bashkë me ta nga shpata”.
6 “‘Dice Yahvé: “También los que defienden a Egipto caerán. El orgullo de su poder caerá. Caerán a espada en ella desde la torre de Seveneh”. dice el Señor Yahvé.
Kështu thotë Zoti: “Ata që përkrahin Egjiptin do të rrëzohen, krenaria e pushtetit të tij do të bjerë; nga Migdoli deri në Sienë do të bien aty nga shpata”, thotë Zoti, Zoti.
7 “Estarán desolados en medio de los países desolados. Sus ciudades estarán entre las ciudades desperdiciadas.
“Do të shkretohen në mes të tokave të shkretuara dhe qytetet e tyre do të jenë në mes të qyteteve të shkatërruara.
8 Sabrán que yo soy Yahvé cuando haya prendido fuego en Egipto, y todos sus ayudantes son destruidos.
Do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do t’i vë zjarrin Egjiptit dhe të gjithë përkrahësit e tij do të shtypen.
9 “‘“En aquel día saldrán mensajeros de delante de mí en barcos para hacer temer a los descuidados etíopes. Habrá angustia sobre ellos, como en el día de Egipto; porque, he aquí que viene”.
Atë ditë do të nisen në praninë time lajmëtarë mbi anije, që do të trembin Etiopinë e shkujdesur; dhe një ankth i madh do t’i pushtojë ata si në ditën e Egjiptit. Po, ja gjëja është duke ndodhur”.
10 “‘Dice el Señor Yahvé: “También haré cesar la multitud de Egipto, por la mano de Nabucodonosor, rey de Babilonia.
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do ti jap fund zhurmës së Egjiptit, me anë të Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë.
11 Él y su gente con él, el terrible de las naciones, serán traídos para destruir la tierra. Desenvainarán sus espadas contra Egipto, y llenar la tierra con los muertos.
Ai dhe populli i tij bashkë me të, më të tmerrshmit midis kombeve, do të vijnë për të shkatërruar vendin; do të zhveshin shpatat e tyre kundër Egjiptit dhe do të mbushin vendin me të vrarë.
12 Haré que se sequen los ríos, y venderá la tierra en manos de hombres malvados. Haré que la tierra quede desolada, y todo lo que hay en ella, por la mano de los extranjeros. Yo, Yahvé, lo he dicho”.
Do t’i thaj lumenjtë dhe do t’ia shes vendin njerëzve të këqij; dhe nëpërmjet të të huajve do ta bëj të shkretuar vendin dhe gjithçka ai përmban. Unë, Zoti, fola”.
13 “‘Dice el Señor Yahvé: “También destruiré los ídolos, y haré que las imágenes cesen de Memphis. No habrá más un príncipe de la tierra de Egipto. Pondré miedo en la tierra de Egipto.
Kështu thotë Zoti, Zoti: “Do të shkatërroj idhujt dhe do t’i zhduk perënditë e rreme nga Nofi; nuk do të ketë më princ nga vendi i Egjiptit dhe do të kall frikën në vendin e Egjiptit.
14 Haré que Patros quede desolado, y prenderá fuego en Zoan, y ejecutará las sentencias del No.
Do të bëj të shkretuar Pathrosin, do t’i vë zjarrin Tsoanit, do të zbatoj gjykimet e mia mbi Nonë,
15 Derramaré mi ira sobre el Pecado, la fortaleza de Egipto. Cortaré la multitud de No.
do ta derdh tërbimin tim mbi Sin, mbi kalanë e Egjiptit dhe do të shfaros turmat e Nosë.
16 Yo pondré fuego en Egipto El pecado tendrá una gran angustia. No se romperá. Memphis tendrá adversarios durante el día.
Do t’i vë zjarrin Egjiptit: Sini do të shtrëmbërohet nga dhimbja, Noja do të shqyhet, Nofi do të jetë në ankth çdo ditë.
17 Los jóvenes de Aven y de Pibeset caerán a espada. Irán al cautiverio.
Të rinjtë e Avenit dhe të Pibesethit do të bien nga shpata dhe këto dy qytete do të shkojnë në robëri.
18 En Tehaphnehes también se retirará el día, cuando rompa allí los yugos de Egipto. El orgullo de su poder cesará en ella. En cuanto a ella, una nube la cubrirá, y sus hijas irán al cautiverio.
Në Tahpanhes dita do të erret, kur aty unë do të coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do të mpaket krenaria e forcës së saj. Sa për atë, një re do ta mbulojë dhe bijat e saj do të shkojnë në robëri.
19 Así ejecutaré juicios sobre Egipto. Entonces sabrán que yo soy Yahvé””.
Kështu do të zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.
20 En el undécimo año, en el primer mes, en el séptimo día del mes, vino a mí la palabra de Yahvé, diciendo:
Vitin e njëmbëdhjetë, muajin e parë, ditën e shtatë të muajit, ndodhi që fjala e Zotit m’u drejtua, duke thënë:
21 “Hijo de hombre, he quebrado el brazo de Faraón, rey de Egipto. He aquí que no ha sido vendado, para aplicarle medicinas, para ponerle una venda que lo ate, a fin de que se fortalezca para sostener la espada.
“Bir njeriu, unë theva krahun e Faraonit, mbretit të Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vënë ilaçe as u mbështoll me rrypa që ta bënin mjaft të fortë për të përdorur shpatën”.
22 Por eso dice el Señor Yahvé: ‘He aquí que yo estoy contra el Faraón, rey de Egipto, y quebraré sus brazos, el brazo fuerte y el quebrado. Haré que la espada caiga de su mano.
Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Ja, unë jam kundër Faraonit, mbretit të Egjiptit, për t’ia coptuar krahët, si atë të fortin ashtu edhe krahun tashmë të thyer, dhe do ta bëj që t’i bjerë shpata nga dora.
23 Esparciré a los egipcios entre las naciones y los dispersaré por los países.
Do t’i shpërndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme.
24 Fortaleceré los brazos del rey de Babilonia, y pondré mi espada en su mano; pero quebraré los brazos del faraón, y él gemirá ante el rey de Babilonia con el gemido de un herido de muerte.
Do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë dhe do t’i vë në dorë shpatën time, por do të coptoj krahët e Faraonit që do të rënkojë para tij, si rënkon një njeri i plagosur për vdekje.
25 Yo sostendré los brazos del rey de Babilonia, pero los brazos del faraón caerán. Entonces sabrán que yo soy Yahvé cuando ponga mi espada en la mano del rey de Babilonia, y él la extienda sobre la tierra de Egipto.
Kështu do të forcoj krahët e mbretit të Babilonisë, por krahët e Faraonit do të rrëzohen; do të pranojnë që unë jam Zoti, kur ti vë në dorë mbretit të Babilonisë shpatën time, dhe ky do ta shtrijë kundër vendit të Egjiptit.
26 Esparciré a los egipcios entre las naciones y los dispersaré por los países. Entonces sabrán que yo soy Yahvé”.
Do t’i shpërndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t’i përhap në vende të ndryshme. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti”.

< Ezequiel 30 >