< Книга Есфири 5 >

1 И бысть по триех днех... и сия червленеющися добротою красоты своея... И прошедши вся двери, ста пред царем. Он же седяше на престоле царства своего, оболчен во все одеяние славы своея.
Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.
2 И взем златый жезл (царь) возложи на выю ея и облобыза ю и рече: глаголи ми. И рече ему: видех тя, господине, яко Ангела Божия, и смятеся сердце мое от страха славы твоея, яко дивен еси, господине, и лице твое благодатей исполнено. Беседующи же она к нему, паде от ослабления. Царь же смятеся, и вси раби его утешаху ея.
Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij. Kështu mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari që mbante në dorë, dhe Esteri u afrua dhe preku majën e skeptrit.
3 И рече ей царь: что хощеши, Есфире? И что прошение твое? Будет ти даже и до полуцарства моего.
Atëherë mbreti i tha: “Çfarë do, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet”.
4 И рече Есфирь: день моего празднования днесь есть: аще убо угодно есть цареви, да приидет царь и Аман на пир, егоже сотворю днесь.
Esteri u përgjigj: “Në qoftë se kështu i pëlqen mbretit, le të vijë sot mbreti me Hamanin në banketin që i kam përgatitur”.
5 И рече царь: ускорите ити по Амана, да сотворим слово Есфирино. И приидоста оба на пир, егоже сотвори Есфирь.
Atëherë mbreti tha: “Silleni shpejt Hamanin, që të bëhet ç’ka thënë Esteri”. Kështu mbreti dhe Hamani shkuan në banketin që Esteri kishte përgatitur.
6 На пиру же рече царь ко Есфири: что есть, Есфире царице? (и кая есть мысль прошения твоего? Дам ти и до полуцарства моего, ) и будет елико просиши.
Ndërsa po shërbehej vera gjatë banketit, mbreti i tha Esterit: “Cila është kërkesa jote? Do të të plotësohet. Çfarë kërkon? Qoftë edhe gjysma e mbretërisë sime, do të bëhet”.
7 И рече Есфирь: прошение мое и моление:
Esteri u përgjigj dhe tha: “Ja, kërkesa ime ajo që po kërkoj:
8 аще обретох благодать пред царем, да приидет царь и Аман еще заутра на пир, егоже сотворю има, и заутра сотворю сие прошение.
Në qoftë se kam gjetur hir në sytë e mbretit dhe në qoftë se mbretit i pëlqen të plotësojë kërkesën time dhe të më japë atë që kërkoj, le të vijë mbreti me Hamanin në banketin që unë do t’u përgatis atyre, dhe nesër kam për të bërë ashtu si ka thënë mbreti”.
9 И изыде Аман от царя зело радостен и весел: видев же Мардохеа Иудеанина во дворе (цареве не подвигнувшася и не кланяющатя пред ним), возярися зело:
Atë ditë Hamani doli gjithë qejf dhe me zemër të kënaqur, por kur Hamani në portën e mbretit pa Mardokeun që as ngrihej as lëvizte para tij, u zemërua shumë me të.
10 и вшед в дом свой, призва други своя и Зосару жену свою
Megjithatë Hamani e mbajti veten, shkoi në shtëpi dhe dërgoi të thërrasin miqtë e tij dhe Zereshin, bashkëshorten e tij.
11 и показа им богатство свое и славу, еюже возвеличи его царь, и яко сотвори его перваго быти и правити царствие.
Pastaj Hamani u foli atyre mbi shkëlqimin e pasurive të tij, mbi numrin e madh të bijve të tij, mbi të gjitha gjërat me të cilat mbreti e kishte nderuar, dhe si e kishte ngritur mbi princat dhe shërbëtorët e mbretit.
12 И рече Аман: не зва царица ни единаго на пир со царем, но точию мене, и наутрие зваше мя:
Hamani shtoi gjithashtu: “Edhe mbretëresha Ester nuk ka sjellë bashkë me mbretin në banket askënd tjetër veç meje; edhe nesër më ka ftuar ajo bashkë me mbretin.
13 но сия не суть ми угодна, егда вижду Мардохеа Иудеанина во дворе (цареве).
Por tërë kjo nuk më mjafton deri sa do të shoh Mardokeun Judeun të ulur para portës së mbretit”.
14 И рече ему Зосара жена его и друзие: приготови древо лакот пятьдесят, и заутра речеши цареви, и да повешен будет Мардохей на древе: ты же вниди со царем на пир и веселися. И угоден бысть Аману глагол сей, и уготова древо.
Aëherë bashkëshortja e tij Zeresh dhe tërë miqtë e tij i thanë: “Të përgatitet një trekëmbësh i lartë pesëdhjetë kubitë; nesër në mëngjes i thuaj mbretit që aty të varet Mardokeu; pastaj shko i kënaqur në banket me mbretin”. Kjo gjë i pëlqeu Hamanit, që bëri të përgatitet trekëmbëshi.

< Книга Есфири 5 >